8 Themelues Ndajnë Idetë E Tyre Të Para Të Biznesit Dhe se si Ju Ndihmojnë Ato Sot

Shumë nga themeluesit e suksesshëm kishin mendjen e tyre në biznes kur ishin shumë të rinj. Dhe edhe pse ata nuk shkuan shumë larg me atë ide, i vendosi ata në rrugën ku ata janë sot.

Ne u kërkuam 8 ndërmarrësve të na tregojnë për shitjet e tyre të para dhe se çfarë kanë mësuar nga përvojat e tyre. Ja se çfarë thanë ata.

1. Filloni biznesin me njerëz të ndryshëm nga ju.

Emri: Jeff Chapin

Kompania: Casper

Ideja e Biznesit: Në shkollë, ne të gjithë ishim sërfistë në New England. Ne bëmë një dorezë të thatë për sërf dhe e quajtëm atë Furance Surf. Ajo ende ekziston. Ne ishim njerëz të njëjtë, dhe ju të gjithë duhet të filloni biznesin me njerëz ndryshe nga ju. Ka shumë arsye për këtë, por do t’i tregoj dy prej tyre. Njëra, për shkak se ka shumë gjëra për të përfunduar, është jashtëzakonisht e dobishme të jeni në gjendje të ndani dhe të sundoni. Së dyti, unë besoj se ju nuk keni nevojë për më shumë se një ekspert për ndonjë temë. Ne të gjithë kemi mendime për gjithçka, dhe ne të gjithë i ndajmë dhe i dëgjojmë ato, por në fund kemi mendimin tonë për zonën tonë të biznesit. Na ndihmon të marrim vendime dhe të lëvizim më shpejt.

2. Dëgjoni veten

Emri: Oliver Kharraz

Kompania: Zocdoc

Ideja e Biznesit: Biznesi i parë ishte në shkollën e mesme, para internetit dhe kompanive të e-mailit. Në atë kohë kurë e-maili merrte pesë ditë të dërgohej nga Munich në Los Angeles, unë drejtoja një nga këto shërbime në vitet e 90ta. E kuptova se interneti po vinte, dhe kisha dy zgjidhje: të dyfishoja kompaninë dhe të mos vazhdoja universitetin ose të shisja kompaninë dhe të përfundoja universitetin. Mora vendimin e dytë. Më mbrojti mua nga shumë para herët në jetën time, dhe pak më vonë interneti u shfaq. Ishte një përvojë e mirë.

3. Angazhohuni me konsumatorët

Emri: Scott Harrison

Kompania: Charity Water

Ideja e Biznesit: Unë shisja kartolina të Krishtlindjes në çdo derë. Nuk fitoja shumë para, por mësova se si të trokisja në dyert e të panjohurve dhe të buzëqeshja.

4. Ekzekutoni idetë

Emri: Daniella Yacobovsky

Kompania: BaubleBar

Ideja e Biznesit: Nuk e di nëse kjo kualifikohet si biznes, por njëra nga punët që kisha kur isha në universitet ishte në një restaurant të quajtur Pod. E vura re se sa herë që kishim ngjarje të rëndësishme rezervimet ishin një rrëmujë. Kështu që, kisha një ide për planifikimet e ngjarjeve dhe rezervimet. Para diplomimit, isha në gjendje të hapja një sistem i cili ndihmoi restaurantin. Ishte viti i parë që gjithçka ishte në orar dhe të gjithë në restaurant e dinin se çfarë po ndodhte.

Ishte një moment argëtues për mua. Më mundësoi të kuptoj se kam ide të zgjidh një problem.

5. Bazat e drejtimit të biznesit

Emri: Ryan Holmes

Kompania: Hootsuite

Ideja e Biznesit: Isha admirues i madh i lojës paintball kur isha fëmijë, por është një hobi i shtrenjtë. Në shkollë të mesme, unë dhe vëllau im patëm idenë që të fillojmë fushën tonë të paintball afër shtëpisë tonë në British Columbia. Ishte diçka e vështirë, nga marketingu në çmime dhe në pagesën e taksave.

6. Si të rrisni biznesin

Emri : Matt Ehrlichman

Kompania: Porch

Ideja e Biznesit: Gjëja e parë që e mbaj në mend është një kompani e quajtur All Star Camps. Kur isha 14 vjeçar, fillova një kamp për sporte të ndryshme për fëmijë. Për pesë vite, e ndërtova atë, e rrita dhe kisha vendndodhje të ndryshme përreth Western Washington. Ishte gjithashtu njëra nga punët më të mira, sepse luaja me fëmijë gjatë pushimit veror.

Gjithashtu më bëri të kuptoj se ajo është çfarë më pëlqen të bëj: të ndërtoj një kompani si ajo është me të vërtetë argëtuese.

7. Mësova se çfarë të nevojitet për të drejtuar një biznes

Emri: Jack Groetzinger

Kompania: SeatGeek

Ideja e Biznesit: Në shkollë të mesme unë drejtoja një kompani e cila redaktonte esetë e njerëzve në universitet. Unë ndërtova marrëdhënie me disa mësues të pensionuar të Anglishtes. Njerëzit të cilët aplikonin në Universitet dhe kishin nevojë për ndihmë në redaktimin e eseve të tyre dërgonin punimin e tyre përmes faqes tonë dhe në i lidhnim ata me një mësues të Anglishtes i cili i ndihmonte ata për t’a përmirësuar esenë. Kjo ishte në vitin 2001 dhe 2002 dhe ishte një treg. SeatGeek është një treg, kështu që më dha mundësi të kuptoj fuqinë time të lidhjes së njerëzve përmes internetit.

8. Flisni direkt me njerëzit

Emri: Aaron Hirschhorn

Kompania: DogVacay

Ideja e Biznesit: Unë isha gjithashtu trajner personal dhe instruktor i luftimit japonez. Unë me siguri mësova më së shumti aty se si të bashkëveproj me njerëzit dhe të gjej motivim individual. Kisha një ide tjetër biznesi, para DogVacay, e cila ishte një treg për trajnerët personal dhe terapistët e masazhave, ishte një ide shumë e mirë, por me siguri pak e hershme. Ne në të vërtetë nuk kishim shpejtësi të mjaftueshme për të nxjerrë një produkt te konsumatorët.

NINA ZIPKIN

Shkrimtare e stafit. Mbulon median, teknologjinë, bizneset fillestare, trendet dhe kulturën në vendet e punës.

entrepreneur.com.al/