8 Mënyra se si të Rrisni Kreativitetin

Kreativiteti është kryesori në strategjinë tuaj të biznesit. Nuk po flas për përdorimin e shitjeve dhe marketingut në mënyrë kreative. Po flas për përdorimin e kreativitetit tuaj për të tregtuar dhe për të shitur. Ka dallim të madh në mes tyre. Shumica e njerëzve e marrin në konsideratë se si të përdorin kanale të zakonshme të marketingut për të bërë diçka ndryshe. Por nëse me të vërtetë dëshironi të dalloheni nga të tjerët, duhet të vendosni kreativitetin të parin dhe kanalin e marketingut të dytin.

Kur i prezantoj audiencës, unë shpesh përdor ‘’Kaubojin e Zhevshur’’ si shembull. Është një  djalë i cili shkoi në Time Square në  të brendshmet e tij me një kapelë kauboji, një kitarë dhe një trup të zhvilluar. Tani ai ka një perandori. Kur ai vendosi kreativitetin e tij në punë, koncepti ishte origjinal. Në mënyrë natyrale, ai u dallua nga të tjerët. Vizitoni Time Square sot, dhe do të shihni shumë kopjime. Ata përzihen me njëri tjetrin. Ndryshojnë kapelat e tyre, vendosin zile në këpucë ose vizatojnë kitarat e tyre, por aq gjatë sa ata përdorin idetë e tyre në diçka që tashmë është parë, nuk do të kenë përfitimet e njëjta sikur ideja origjinale. Besoj se e njëjta qëndron edhe në strategji biznesi.

Kreativiteti ofron energji dhe inspirim për të mbushur biznesin tuaj  dhe ju ndihmon të dalloheni nga konkurrenca juaj. Nëse po lexoni këtë dhe po kuptoni se nuk jeni ndjerë kreativë për një kohë, ju me siguri jeni fokusuar shumë në punë dhe jo mjaftueshëm në vete. Kjo mungesë e lidhjes g jithashtu mund të dërgojë në ngecje në biznes.

Pra, si të rilidheni? Këtu janë tetë mënyra për të hyrë në shpirtin tuaj  gjenial.

  1. Flisni me një fëmijë.

Fëmijët kanë imagjinatë të fuqishme, kuriozitet të mjaftueshëm dhe njohuri për të bashkuar idetë në një mënyrë magjepsëse. Dëgjoni se si e shohin botën ata. Flisni dhe vizatoni me ta. Pyesni se çfarë mendojnë ata për zingjirët dhe pullat, ose mësoni se pse ata mendojnë se qielli është i kaltër. Edhe nëse kreativiteti juaj nuk del në sipërfaqe, ju me siguri do të fitoni shumë të qeshura. Dhe qeshja është një mënyrë e mirë për të ndriçuar ide të mira.

  1. Bëni diçka.

Shumë ndërmarrës të cilët i kam takuar kanë një anë artistike ose dëshirë për të bërë diçka të re. Akti i krijimit është kreativitet. Çfarëdo që ju intereson, vizatimi, fotografia osepërgatitja e gjërave me baltë, filloni me një projekt artistik. Ju rekomandoj të zgjedhni një të cilën mund t’a përfundoni brenda disa ditësh. Pse? Sepse ky fillim funksionon më së miri nëse mund t’a përfundoni projektin para se të ktheheni në rutinën tuaj normale.

Nëse nuk ju intereson arti dhe nuk e konsideroni veten si artist, merrni në konsideratë regjistrimin në orë arti. Franshizat të cilat specializojnë në seanca të ‘’vizatimit në gjendje të dehur’’ janë të mira për fillestarët. Ju paguani një pako fillestare për kohën e instruktorit dhe për pajisjet. Wine është në dispozicion në faqe interneti. E tërë klasa është sikur ‘’fotografi me numra’’ për të rritur. Në më pak se tri orë, ju do të largoheni me një pjesë të artit dhe një kujtim të kënaqshëm.

  1. Shkoni diku ku nuk keni qenë kurrë.

Nëse nuk mund të shkoni në pushim, merrni në konsideratë muzetë e afërta, kafenetë, parqet, lojërat ose destinacionet tjera. Qëllimi është të krijoni një përvojë të re në një vend të panjohur. Kjo ju mundëson të rizbuloni  se si reagoni ndaj nxitjeve të reja. Do të gjeni një vend tërësisht të ri ku nuk keni qenë kurrë.

  1. Bëni diçka nga e cila keni frikë.

Kjo nuk do të thotë të hidheni nga aeroplani. Disa vite më parë, komedia stand-up më tmerronte. Por u përballa me atë frikë. Përderisa isha në skenë, asgjë nuk ekzistonte përveç atij momenti. Dhe sapo që aktrimi im përfundonte, ato arritje dërgonin në shumë ide të reja. Varësisht se a dëshironi të tejkaloni frikën e  skenës ose të triumfoni ndaj një frike tjetër, ky proces do ju japë mundësinë të fokusoheni 100 përqind në energjinë që e keni tani. Do të fitoni krenari në vete dhe do të mësoni se zhvendosja e vëmendjes tuaj në një zonë tjetër mund të shtrojë rrugën e kreativitetit.

  1. Largohuni nga mjetet elektronike.

Të gjithë kanë nevojë për pushim, ai lloj i cili ju largon nga tavolina juaj. Guxoni të shëtisni pa telefonin tuaj dhe lini punën prapa jush. Shkoni diku dhe kushtoni vëmendje atyre që keni përreth. Sapo të dilni jashtë, bëni kontakt të syve me kalimtarët ose shikoni në dritare të dyqaneve dhe imagjinoni të hani ushqim në furrën tuaj lokale.

Mos bëni ‘selfie’ momenti;  qëndroni në atë moment. Ne kalojmë shumë kohë të lidhur me teknologji, është e rëndësishme të rilidhemi me veten dhe me njerëzit e tjerë. Mund të ju ndihmojë të gjeni imagjinatën dhe burimet tuaja kreative.

  1. Dëgjoni muzikë, dhe vallëzoni.

Aktivizoni magnetofonin tuaj dhe vallëzoni në dhomën tuaj të ndejës. Ose shkoni në një vend ku ka muzikë dhe vallëzoni aty. Lëvizja e trupit tuaj mund të ju lidhë me mendime kreative në mënyra që nuk ndodhin kur shikoni televizor ose qëndroni ulur në karrige.

  1. Filloni biseda të rastit.

Më pëlqen kultura  e hapësirave bashkëpunuese. Keni qasje me njerëzit e njëjtë, ditë pas dite, e cila do të thotë se keni shumë gjasa të filloni një bisedë. Nëse jeni dikush i cili punon shpesh me kufje, nxirrni ato dhe prezantoni veten me shumë njerëz. Nëse jeni me të vërtetë i shoqërueshëm, flisni me njerëz rastësorë në ashensor, në rrugë ose në transport publik. Akti i lidhjes dhe bisedat janë mënyra të mira për të rritur kreativitetin.

  1. Ledhatoni një qen (vetëm nëse jeni alergjik mos e bëni këtë).

Terapitë me qenë ekzistojnë për një arsye: Çfarëdo që të ju shqetësojë, ledhatimi i një qeni rrit gëzimin tuaj. Nëse jeni më të lumtur, me shumë gjasa do të jeni më kreativë.

Mbani një fletore xhepi me vete gjatë gjithë kohës që të mund t’i kapni idetë që këto aktivitete prodhojnë. Idetë më të mirë do të ju vijnë në kohërat dhe vendet më të papërshtatshme, ose kur nuk keni bateri në telefon dhe nuk mund t’i përdorni aplikacionet e listave. Mbani fletore rezervë në banjë, afër shtratit tuaj, brenda çantave që i mbani më së shpeshti, në makinë, në zyrë dhe kudo tjetër që kaloni kohë.

Kudo që të jeni, do të keni ato që ju nevojiten për të shkruajtur idetë tuaja  dhe për t’u kthyer të ato më vonë. Pjesa e fundit e këtij procesi është të rishikoni ato që keni shkruajtur dhe të eksperimentoni me mënyra për t’i shndërruar idetë në klientë dhe në të ardhura. Bëhuni të guximshëm, dhe vetëm shikoni se çfarë do të ndodhë.

/entrepreneur.com.al