8 Gjërat që Njerëzit e Suksesshëm i Bëjnë në Kohën e Tyre të Lirë

Kur mendoni për njerëzit e suksesshëm në botë, multi-miliarderët, kryeshefët ekzekutivë, etj, ju me siguri i imagjinoni ata duke punuar 24/7. dhe përderisa ata punojnë më shumë se sa personat mesatarë, ata gjithmonë kanë të paktën pak kohë të lirë, kur nuk janë duke punuar.

Koha e lirë nuk është aq magjepsëse sa koha e kaluar duke punuar, por shprehitë dhe zgjedhjet që njerëzit e suksesshëm bëjnë në kohën e tyre të lirë janë shpesh një faktor kritik në suksesin e tyre.

Pra, çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm në kohën e tyre të lirë?

  1. Ushtrojnë

Është e definuar se njerëzit e ‘’suksesshëm’’ ushtrojnë rregullisht. Pse kjo lidhje? Mund të jetë një numër faktorësh, për shkak se ushtrimet kanë shumë dobi. Mund të jetë  se ushtrimet e rregullta janë një tipar i njerëzve të motivuar dhe të orientuar në qëllime, të cilët në mënyrë natyrale arrijnë sukses në zona  tjera të jetës. Mund të jetë për shkak të lirimit nga stresi dhe fitimit të energjisë nga ky aktivitet i cili i bën ata më produktiv dhe i bën të ndihen më mirë gjatë ditës.

Ose i ndihmon ata të kenë një rutinë të rregullt. Sido që të jetë rasti, lidhja është e lartë.

  1. Argëtohen

Argëtohen? Dhe janë të suksesshëm në të njëjtën kohë? Duket sikur një lloj kurthi, por shumë njerëz të suksesshëm duke përfshirë Bill Gates, Richard Branson dhe Sheryl Sandberg me shumë gjasa do ju tregojnë se pushimi nga puna  dhe shkuarja në një pushim të mirë, do të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj mendor, produktivitetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Mund të duket frikësuese ose madje edhe ‘’gabim’’ të shkoni në pushim, por përfitimet janë shumë të vlefshme.

  1. Meditojnë

Kaloni pak kohë duke mësuar se si të meditoni në mënyrë të duhur, dhe do të pyesni veten se si ia keni dalë mbanë pa këto ushtrime. Meditimi është një mënyrë e thjeshtë për të qartësuar mendjen nga mendimet dhe të jeni ‘’prezentë’’ në atë moment. Nëse e bëni këtë për 10 minuta në ditë mund të ju ndihmojë të qartësoni mendjen, të përmirësoni kujtesën, të fokusoheni më shumë dhe  të zvogëloni stresin. Nuk ka dyshim se meditimi është një strategji e zakonshme e njerëzve të suksesshëm.

  1. Lexojnë

Ka shumë përfitime në leximin e rregullt, është e vështirë të dini se ku të filloni por nuk ka shumë rëndësi se çfarë lexoni. Leximi i gazetave, revistave, librave të gjitha ju ndihmojnë të përmirësoni fjalorin tuaj, të zgjeroni pikëpamjen, të përmirësoni kujtesën, dhe ju ndihmojnë të prodhoni ide të reja për biznesin ose karrierën tuaj. Edhe nëse nuk keni shumë kohë që të uleni dhe të lexoni një libër, të paktën mund të  dëgjoni libra me zë gjatë udhëtimeve tuaja  të punës ose gjatë periudhave të lira.

  1. Mësojnë

Njerëzit e suksesshëm e dinë se pa marrë parasysh se sa mendoni që dini, gjithmonë ka diçka të re për të mësuar. Edhe nëse disi keni mjeshtëruar gjithçka në lidhje me industrinë tuaj, ka gjithmonë informata, trende dhe teknologji të reja  të cilat vijnë dhe kundërshtojnë pritshmëritë tuaja. Merrni kohë për të mësuar gjëra të reja, varësisht se a ndodh ajo përmes mbledhjeve të punës, orëve, seminareve ose vetëm duke folur me njerëz  të rinj.

  1. Bëjnë punë vullnetare

Njerëzit e suksesshëm kalojnë kohë duke bërë punë vullnetare, një pjesë për përfitimin e komunitetit dhe një pjesë për mundësi  të lidhjes. Puna vullnetare ka tendenca të bashkojë të gjithë njerëzit, pavarësisht nga lloji i ngjarjes, kështu që sigurohuni që po i kërkoni këto mundësi në qytetin tuaj, edhe nëse janë disa orë në muaj.

  1. Lidhen

Ngjarjet e lidhjeve janë gjithmonë të vlefshme, dhe ju duhet të përpiqeni t’i kërkoni ato. Tani njerëzit mund të ofrojnë mundësi, kontakte, aftësi dhe informata të reja. Plus, shoqërimi është i mirë për shëndetin tuaj mendor.

  1. Vlerësojnë të dashurit e tyre

Në fund, njerëzit më të suksesshëm provojnë të gjejnë kohë për të çmuar të dashurit e tyre, edhe pse fatkeqësisht, kjo nuk ndodh gjithmonë. Disa njerëz janë shumë të pushtuar nga ideja e të bërit më shumë para, të kenë më shumë fuqi dhe të avancojnë karrierat e tyre saqë injorojnë njerëzit e vlefshëm për ta. Nëse e bëni këtë  mund të ju dërgojë përpara më shpejtë, por mund të ju lërë të armiqësuar, të pa përmbushur dhe duke u ndjerë se e gjithë ajo punë nuk ia ka vlejtur për asgjë. Mos u bëni një nga këta njerëz; gjeni kohë për familjen dhe shoqërinë.

Por bërja e këto tetë gjërave në kohën tuaj të lirë nuk do të jetë e mjaftueshme që automatikisht të bëheni më të suksesshëm. Por ende, këto strategji mund të ju ndihmojnë të zvogëloni stresin, të rrisni produktivitetin dhe të mprehni fokusin tuaj ndaj asaj që ka më së shumti rëndësi në jetën tuaj. Dhe ato do ju dërgojnë drejt një karriere më të suksesshme dhe më shpërblyese dhe do ju mbajnë të arsyeshëm përderisa bëni këto.

/entrepreneur.com.al