8 arsye pse njerëzit që duan të kalojnë kohë vetëm janë më të zgjuar dhe më të fortë

Shoqëria e sotme na inkurajon për të shpenzuar sa më shumë kohë të jetë e mundur me të tjerët; edhe kur jemi vetëm, ne jemi duke shkruar, duke çuar email-e, telefonuar dhe duke folur në Skype me njëri-tjetrin. Ne jemi gjithmonë në pritje për të bërë diçka ose për të shkuar diku, por në fakt ka shumë përfitime kur kalojmë kohë vetëm.

Vetmia nuk është shumë popullore në botën tonë teknologjike dhe shpesh njerëzit që e kalojnë kohën vetëm supozohet të jenë të vetmuar apo të trishtuar. Megjithatë, ky është rast i rrallë; shumë njerëz iu pëlqen të kalojnë kohë vetëm për shkak se është në dobi të tyre psikologjikisht. Të kalosh kohë vetëm është në të vërtetë gjë e mirë për ne dhe kjo na jep mundësinë për t’u çlodhur dhe për t’u plotësuar.

  1. Shpenzimi i kohës vetëm do iu bëjë më të sigurt

Njerëzit të pasigurtë në vetvete shpesh mbështeten te të tjerët për t’i ndihmuar me vendimet, por shpenzimi i kohës vetëm iu inkurajon të merrni vendime për veten. Kur ju jeni vetëm, mund të injoroni mendimet dhe idetë e njerëzve të tjerë në mënyrë që të mund të përqëndroheni në mendimet tuaja. Ju i  peshoni mirë gjërat, mendoni për të mirat dhe të këqijat në mënyrë që të merrni vendimin më të mirë të mundshëm, i cili ndihmon për të frymëzuar besimin brenda vetes.

  1. Shpenzimi i kohës vetëm do të rrisë produktivitetin tuaj

Kur jemi të rrethuar nga njerëz të tjerë, ne shpesh hutohemi nga qëllimet dhe prioritetet tona. Kur jemi vetëm, kemi mundësinë për të menduar se çfarë ka vërtet rëndësi për ne, nga puna te familja dhe te paratë. Kjo na ndihmon për të vendosur qëllimet tona dhe kjo na motivon për të punuar drejt arritjes së qëllimeve tona.

  1. Shpenzimi i kohës vetëm do iu ndihmojë të bëheni më kreativë

Çdo njeri është krijues në mënyra të ndryshme, por kur ne jemi të rrethuar me njerëz të tjerë, ne me shumë gjasa bëjmë atë që pjesa tjetër e grupit është duke bërë. Kur jemi vetëm, ndikimet e jashtme hiqen dhe mund të bëjmë ashtu siç duam. Disa njerëz pëlqejnë të vizatojnë ose pikturojnë dhe të tjerët mund të pëlqejnë gatimin, leximin, shkrimin, ose të bëjnë muzikë. Ka shumë mënyra për të qenë krijues dhe kur jemi vetëm marrim shansin për të eksploruar interesat dhe aftësitë tona individuale.

  1. Shpenzimi i kohës vetëm do iu qartësojë mendjen tuaj

Shoqëria jonë është e mbushur me informacion dhe ne shpesh e mbingarkojnë veten me informacion të pafundëm që vjen nga puna, mediat sociale miqtë tanë dhe familja. Ndonjëherë është thelbësore për të bërë një pushim nga gjithë ky informacion në mënyrë që të mendojmë për jetën tonë dhe të vlerësojmë çdo gjë që po na ndodh. Kalimi i kohës vetëm na lejon të qartësojmë mendjen tonë, gjë e cila na bën më të lumtur dhe më të relaksuar.

  1. Shpenzimi i kohës vetëm do iu ndihmojë të zgjidhni problemet

Zgjidhjet më të mira shpesh vijnë kur jemi vetëm dhe duke reflektuar mbi problemet tona. Kalimi i kohës vetëm na ndihmon për të punuar me një problem dhe të mendojmë në lidhje me të. Ne mund të mendojmë për atë që e shkaktoi problemin, si dhe të gjitha mënyrat e mundshme për t’a zgjidhur atë. Ne gjithashtu marrim mundësine për të menduar për atë që vërtetë duam, gjë që na ndihmon të mendojmë për zgjidhje efektive.

  1. Shpenzimi i kohës vetëm do iu ndihmojë t’i bëni gjërat

Shumica e njerëzve kanë një listë të gjërave që kanë nevojë të bëjnë, por është e vështirë të shënoni çdo gjë në listë kur jeni gjithmonë me njerëz. Kur jeni vetëm, keni kohë për të punuar me listën e gjërave që keni për të bërë dhe shpesh arrini shumë më shumë kur jeni vetëm pasi nuk keni shpërqëndrime. Edhe pse nuk është bukur të punoni me listë, do të ndiheni të lumtur dhe produktivë kur të keni mbaruar punën.

  1. Shpenzimi i kohës vetëm iu heq stresin dhe ankthin

Shumë njerëz sot vuajnë nga stresi dhe ankthi dhe shpenzimi i kohës vetëm na ndihmon për të hequr stresin dhe për t’u relaksuar. Kur jemi vetëm nuk kemi pse të dëgjojmë problemet apo çështjet e njerëzve të tjerë; ne mund të relaksohemi dhe të bëjmë si të duam.

  1. Shpenzimi i kohës vetëm na inkurajon që të jemi më shumë të pavarur

Një nga përfitimet kryesore të shpenzimit të kohës vetëm është se ajo na frymëzon për të qenë më të pavarur. Kur jemi vetëm ne mund të përqëndrohemi në përparimin personal, zgjidhjen e problemeve dhe të shijojmë veten, gjëra që na inkurajojnë pavarësinë dhe vetë-dashurinë.

/businessmag.al