7 Shprehitë e Të Folurit në Publik të Njerëzve të Suksesshëm

Kjo ndodh tek shumica prej nesh, edhe te profesionistët të cilët paguhen për të folur. Mirëpo, ndërmarrësit e suksesshëm vazhdojnë të flasin.

Mund të jetë sfiduese që të japin një fjalim TED, por ata ende flasin. Sërish, sërish dhe sërish.

Ata nuk janë superheronj, dhe nuk kanë fuqi magjike. Pra cili është sekreti i tyre? Suksesi i tyre vjen nga shprehitë e tyre të të folurit në publik.

Nëse keni ngecur dhe jeni të frustruar me përparimin tuaj, atëherë kopjojeni atë nga dikush tjetër, qoftë përmbajtjen apo mënyrën e të folurit ose të dyjat. Nuk po flas për kopjimin e vërtetë, natyrisht, është më shumë se si të mësoni se çfarë bëjnë ndërmarrësit e suksesshëm.

Nëse e bëni mirë, kjo mund të përmirësojë shpejtë aftësitë tuaja të të folurit në publik dhe t’ju ndihmojë të poziciononi veten si një autoritar në industri.

  1. Fokusohuni në audiencë

Shumë ndërmarrës brengosen, ‘’Si do të dukem në skenë’’? Ata fokusohen në veten e tyre. Ndërmarrësit e suksesshëm mendojnë ndryshe: ata nuk fokusohen tek vetja, ata fokusohen në audiencë.

Folësit më të mirë pyesin, ‘’Cfarë dua që audienca të mendojë, të bëjë, ose të ndjehet ndryshe pas prezantimit tim?’’ Fokusohuni në ndarjen e mesazhit tuaj me audiencën dhe do të bëheni më të suksesshëm.

  1. Angazhohuni

Gjëja më e lodhshme në biznes është vëmendja. Nëse jeni një folës i mërzitshëm, audienca do të kontrollojë emailet e tyre ose do të mendojnë se ku të hanë darkë sonte. Për të marrë vëmendjen e audiencës, ju duhet t’i mbani ata të angazhuar.

Një mënyrë e lehtë është të angazhoni ndjenjat e njerëzve: bëni pyetje, tregoni histori ose lëshoni një video të shkurtër. Sa më angazhues që të jetë prezantimi juaj, aq më shumë vëmendje do të merrni nga audienca.

  1. Bëhuni bisedues

A i keni dëgjuar ndonjëherë prezantuesit duke përdorur fjalë si ‘’shfrytëzim në maksimum’’ dhe ‘’sinergji’’ për t’a bërë veten e tyre të duken më profesionistë? Këto fjalë janë pa kuptim.

Ndërmarrësit e suksesshëm shmangin këto fjalë. Ata përdorin fjalë të thjeshta për t’u siguruar se të gjithë kuptojnë ato që ata po thonë. Për të shpërndarë mesazhin, përdorni fjalë të thjeshta të cilat edhe një 10 vjeçar mund t’i kuptojë.

  1. Tregoni histori të fuqishme

Historitë janë të fuqishme sepse angazhojnë ndjenjat e njerëzve. Kur angazhoni ndjenjat e njerëzve, ata sërish do ju kushtojnë vëmendje dhe do të inspirohen për të ndërmarrë veprime.

Historitë ju ndihmojnë të dalloheni nga turma. Historitë më të mirë zakonisht janë ato nga përvojat tua personale sepse ju i dini ato më së miri dhe askush nuk mund t’ju sfidojë.

  1. Përdorni slajde të cilat janë angazhuese vizualisht

Disa ndërmarrës perdorin shumë gjëra në slajdet e prezantimit. Dhe kjo e bën audiencën të ndjehet, ‘’Oh Zot! Një tjetër prezantim i mërzitshëm’’!

Ndërmarrësit e suksesshëm përdorin slajdet ndryshe.  Ata përdorin fotografi. Garr Reynolds nga Presentation Zen ndan idenë e të përdorurit më shumë gjëra vizuale se sa fjalë. Sigurohuni që çdo slajd ka një fotografi e cila shpreh idenë e plotë dhe përdorni sa më pak fjalë që të jetë e mundur. Kjo qasje e thjeshtë do t’a bëjë prezantimin tuaj më të paharrueshëm.

  1. Merrni një trajner

Çelësi i performancës së mirë është trajnimi. Edhe legjenda e zhvillimit personal Tony Robbins ka një trajner.

  1. Vazhdoni të mësoni

Ndërmarrësit më të mirë nuk ndalojnë kurrë së mësuari sepse duan të jenë në krye të industrisë. Nëse nuk po mësoni, ju po vdisni. Edhe ekspertët më të mëdhenj të prezantimeve vazhdojnë të mësojnë. Ata lexojnë libra të rinj, ndjekin seminare dhe shikojnë fjalime TED për të rritur aftësitë e tyre.

Ju mund të përdorni shprehitë të përshkruara në këtë artikull për të përmirësuar të folurit tuaj në publik. Kështu që dilni në skenë dhe filloni të flisni!

/entrepeneur.com.al