7 Keqkuptimet për Ndërmarrësinë

Ndërmarrësia është sentimentalizuar në kulturën tonë, dhe është e lehtë të shohim se pse:  Ne jetojmë në një shoqëri kapitaliste e cila vlerëson krijimin e ideve, potencialin e pakufizuar të biznesit dhe sigurisht prestigjin e arritjes së pasurisë dhe fuqisë.

Mbi atë, ne kemi ndërmarrës të famshëm si Elon Musk dhe Mark Zuckerberg që inspirojnë shumë ndërmarrës të rinj të arrijnë nivelin e njëjtë të suksesit që ata kanë arritur.

Kjo është një gjë e mirë, kryesisht: Bizneset fillestare shtyejnë rritjen ekonomike, dhe rrugëtimi i ndërmarrësisë është i vlefshëm në pothuajse çdo aplikacion në të ardhmen. Mirëpo, shumë njerëz të rinj ( dhe të rinjtë në biznes ) përfundojnë mbi kokën e tyre sepse besuan në këto keqkuptime të zakonshme të ndërmarrësisë.

  1. Ndërmarrësit kanë lindur për të udhëhequr.

Mund të duket se disa njerëz kanë lindur udhëheqës, ose kanë lindur me tipare më të mira për të qenë ndërmarrës, por në realitet, ndërmarrësit vijnë në të gjitha format dhe madhësitë, dhe është e mundur të mësojmë tiparet e nevojshme për t’u bërë ndërmarrës i suksesshëm pa marrë parasysh se si keni filluar. Të turpshmit, të hapurit, ‘’njerëzit e ideve’’ dhe punonjësit e tjerë kanë pasur të gjithë pjesët e barabarta në zotërimin dhe zhvillimin e biznesit; të gjithë mund të jenë ndërmarrës, nëse kanë mendime dhe dedikim të duhur.

  1. Ideja është gjithçka.

Është e vërtetë se një ide e mirë mund të ju japë një fillim të mirë në botën e ndërmarrësisë. Do të tërhiqni më shumë investitorë, pavarësisht se a kërkoni investim privat apo mbledhje fondesh, dhe do të keni një themel të qëndrueshëm në  të cilin do të ndërtoni biznesin tuaj.

Mirëpo, edhe idetë më të mira përfundojnë duke rënë për shkak se nuk janë të mbështetura. Por ne anen tjeter, edhe idetë mesatare , me ekipin e duhur dhe me përshtatjen e mjaftueshme, përfundojnë duke mbijetuar. Ideja juaj mund të ndryshojë, dhe është e lidhur me shumë mundësi tjera, kështu që mos investoni shumë në të.

  1. Do të keni liri të pafund.

Shumë njerëz janë të magjepsur nga ideja e ndërmarrësisë për shkak të lirisë potenciale që ajo sjell. Është e vërtetë se ju do të jeni ai i cili vendos shumicën e rregullave. Mund të shfuqizoni ditën e punës 9-5 nëse dëshironi, të vendosni mundësi pune nga larg, të visheni thjeshtë dhe të deklaroni pushimet tuaja.

Vetëm mos harroni se ju gjithashtu jeni përgjegjës për të bërë atë biznes të dobishëm. Shpeshherë, kjo do të thotë të bëni sakrifica të mëdha personale, të punoni me orë të gjata dhe të ngecni në zyrë shumë më gjatë se sa dëshironi.

  1. Është një mënyrë e lehtë për t’u pasuruar.

Ndërmarrësia është një rrugë për ndërtimin e pasurisë me një potencial të fuqishëm për sukses; me mundësitë e duhura, nuk ka limit se sa mund të fitoni.

Mirëpo, nuk mund t’a mendoni ndërmarrësinë si një skemë te pasurisë së shpejtë. Duhet të investoni burime të shumta në biznesin tuaj, duke përfshirë kohën dhe paratë. Edhe me të gjitha gjërat e duhura në vend, nuk do t’a keni të garantuar se do të keni koordimin apo ritmin e duhur.

  1. Suksesi ose do të vijë shpejtë ose nuk do të vijë fare.

Portreti i ndërmarrësit të suksesshëm është zakonisht i dikujt biznesi i të cilit arriti suksesin gjatë natës. Realiteti është, sigurisht që merr shumë muaj, madje vite, të punës së madhe dhe sfidave të pafundme para se  suksesi të arrihet. Për shkak të përqindjes së dështimit të bizneseve fillestare, shumë ndërmarrës besojnë se është ofertë gjithçka ose asgjë, por suksesi dhe dështimi vijnë në nuanca shumë më ndryshe se aq.

  1. Është e gjiitha në shpatullat tuaja.

Ndërmarrësit shpesh marrin meritën më të madhe të ndërtimit të biznesit të tyre sepse ata janë fytyrat e kompanive përkatëse, dhe themeluesit origjinalë. Mirëpo, asnjë ndërmarrës nuk ka gjetur suksesin vetëm.

Ata kanë gjithmonë një këshillues, një partner, një ekip punonjësish ose të paktën një anëtar mbështetës të familjes i cili ishte aty për t’i ndihmuar themeluesit të realizojë ëndrrën e tij. Mos provoni të bëni gjithçka vetëm; mësoni të pranoni dhe kërkoni ndihmë nga të tjerët, dhe potenciali juaj do të rritet.

  1. Ju e dini sekretin e suksesit.

Shumë ndërmarrës të rinj mendojnë se e kanë sekretin e suksesit, e dinë se ideja e tyre nuk ka konkurrencë, mendojnë se kanë koordinimin e përsosur, ose se kanë një ‘’armë sekrete’’ e cila do t’i bëjë ata të suksesshëm. Ky është pothuajse gjithmonë një iluzion.

Bizneset arrijnë sukses ose dështojnë bazuar në një numër të gjërave të ndryshme. Nëse do të kishte një sekret të drejtpërdrejtë të suksesit, ne të gjithë do të ishim ndërmarrës shumë të pasur.

Realiteti i ndërmarrësisë është ndryshe nga ai që e shihni shpesh të përshkruar në artikuj biografikë dhe në kryetituj ekonomikë, por kjo nuk do të thotë se është më keq ose nuk ia vlen t’a ndjekësh. I gjithë ky ‘’realitet’’ do të thotë se ju duhet të jeni të përgatitur mirë për vështirësitë dhe anën e ndërmarrësisë e cila nuk diskutohet aq  shpesh.

Sa më të përgatitur që jeni, aq më të mira do të jenë mundësitë e suksesit, kështu që flisni me sa më shumë njerëz  të cilën kanë përjetuar pronësim të biznesit para se të vendosni të tërhiqni këmbëzën në idenë tuaj të biznesit.

/entrepreneur.com.al