7 hapa për t’u transformuar nga ai që jeni, në atë që doni të bëheni

Sa herë që të gjeni diçka për veten që dëshironi ta ndryshoni, ju duhet të kërkoni për një mënyrë për ta transformuar atë.

1. Shikojeni veten nga një këndvështrim tjetër
Imagjinoni sikur jeni një skulptor. Një skulptor i shikon të gjitha skulpturat e tij dhe i bën pyetje të njëpasnjeshme vetes për të gjetur mënyra të reja për ta përmirësuar. Dhe nëse ai apo ajo mendon se ka diçka për të ndryshuar, ata thjesht e ndryshojnë atë. Kështu duhet ta shikoni edhe ju veten tuaj – si një punë arti, gjithmonë në progres. Nuk është nevoja që të mërziteni kur shikoni që ka diçka që nuk shkon. Në vend të kësaj, si një artist, ju duhet të vazhdoni punën dhe të përmirësoheni.

2. Gjeni një zakon të lidhur me atë që doni të ndryshoni
Shumë shpesh, njerëzit foksuohen në atë gjë që duan të ndryshojnë sesa në vesin që e ka krijuar në fillim. Përshembull: Njerëzit përpiqen që ta zgjidhin problemin e tyre me mbipeshën duke bërë shumë ushtrimë për barkun, pa e pranuar se problemi kryesor është një dietë e varfër. Për të ndryshuar këto aspekte të vetes tuaj ju duhet të gjeni zakonin që e ka krijuar këtë tipar në fillim dhe të beni ndryshime pikërisht aty.

3. Praktikoni çdo ditë, pavarësisht çdo gjëje
Ndryshimi nuk është diçka që e bën disa ditë dhe më pas bën pushim për ditët në vazhdim. Ndryshimi është një ndërrim i mënyrës së jetesës. Kërkon dedikim çdo ditë, në mënyrë që zakonet e reja të zëvëndësojnë ato të vjetrat.

4. Vendosni qëllime realiste
Ju nuk mund të zgjoheni një mëngjes dhe të thoni: “Nuk do të jem më i paduruar!” Por ti je në të vërtetë. Dhe e ndihmon veten tënde duke e pranuar që një zakon i keq nuk do të ndryshohet menjëherë. Në vend të kësaj, vendosni qëllimin për të qenë më i duruar në mbledhjen e ardhshme të skuadrës tuaj që bëhet çdo mëngjes. Fokusohuni tek ajo për disa javë dhe do ja arrini.

5. Shikohuni shpeshherë në pasqyrë
Gjërat bëhen të rrezikshme kur ju refuzoni të ndaloni dhe të shikoni veten se çfarë keni bërë dhe arritur. Është e nevojshme që të ketë një periudhe kohe për të reflektuar.

6. Rrethojeni veten me njerëz që ju thonë të vërtetën
Nëse të gjithë ata që keni rrotull janë duke ju thënë “Po” për çdo gjë, atëherë keni një problem serioz. Juve ju nevojiten njerëz të cilët do ju pyesin dhe do ju sfidojnë. Juvë ju nevojiten njerëz që nuk kanë frikë t’ju thonë të vërtetën. Feedback-u nga njerëz të tjerë është i rëndësisshëm për rritjen personale.

7. Duhet të ndërmerrni risqe
Ju nuk do të bëheni kurrë personi që doni të jeni, nëse vazhdoni të qëndroni ai që jeni. Rritja kërkon vetëm një hap, të dilni nga “zona e rehatshme”. Nëse nuk do të ndërmerrni atë risk, të merrni hapin drejt të panjohurës, do të qëndroni gjithmonë aty ku jeni.

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj