7 Gjërat që Ndërmarrësit Duhet t’i Dinë për Gjendjen e Kapitalit të Ndërmarrjeve

Rritja e fondeve të ndërmarrjeve nuk është kurrë e lehtë, por do të dukej sikur industria si tërësi do të dukej më pozitive nëse do të matej në drejtimin e duhur.

Përderisa ka pasur një rritje të vogël në shumën e parave të cilat janë investuar në tre muajt e parë të vitit 2017 krahasuar me çerekun e fundit të vitit 2016, numri i kompanive të cilat kanë pranuar fonde nuk ka qenë kaq i ulët që nga çereku i katërt i vitit 2011, sipas PitchBook-Venture Monitor, një raport tremujor.

‘’Është e lehtë të shikoni numrat dhe të supozoni se industria po fillon të humbasë pozitën, por nuk mendojmë se kjo është çështja’’, tha John Gabbert, themeluesi dhe kryeshefi ekzekutiv i PitchBook, i   cili së bashku me National Venture Capital Association(NVCA) publikojnë raportin. ‘’Ne e shohim këtë sikur investitorët dhe ndërmarrësit po kthehen në një qasje më të disiplinuar të investimit. Të dyja grupet duhet të kenë më shumë kujdes në treg dhe  të përcjellin kujdesin e nevojshëm për të vlerësuar marrëveshjet e duhura në të dyja anët’’.

Këtu janë disa fakte për gjendjen e industrisë së ndërmarrjeve kapitaliste:

  • Në çerekun e parë të vitit, kapitalistët e ndërmarrjeve investuan 16.5 dollarë në 1,797 kompani.
  • Investimet në këmbim të aksioneve ishin të ulëta në krahasim me këtë kohë vitin e kaluar: 827 marrëveshje u tha se janë përfunduar në çerekun e parë të vitit 2017 krahasuar me 1,223 në çerekun e parë të vitit 2016.
  • Dy nga industritë të cilët patën investimet më të mëdha ishin shkencat jetësore dhe programet. Ata patën shumicën e marrëveshjeve, me 930 të përfunduara në çerekun e parë të vitit 2017.
  • Industritë të cilat patën më së shumti dalje në çerekun e parë të vitit 2017 ishin programet, bioteknologjia dhe shërbimet komerciale, të cilat u llogaritën për 73 përqind të daljeve totale.
  • Ndërmarrjet kapitaliste investuan në kompani në 46 vende dhe në Distriktin e Kolumbisë.
  • Gjysma e të gjithë kapitalit e ndarë në çerekun e parë, 8.3 miliardë dollarë shkoi në 560 kompani në Kaliforni.
  • 69 përqind e të gjitha bizneseve fillestare në Shtetet e Bashkuara të cilat pranuan investime ishin jashtë Kalifornisë. /entrepreneur.com.al