7 Gjërat që Duhet t’i Merrni në Konsideratë kur Punonjësi Juaj Kërkon të Ndërrojë Ekipin

Transferimet e brendshme nuk janë një fenomen i ri. Punonjësit të cilët kërkojnë të kalojnë në një ekip tjetër brenda organizatës ndodh shpesh; miorëpo, nuk është gjithmonë lehtë për menaxherët të dinë se a është lëvizja e duhur apo jo.

Kur punonjësit kërkojnë të bëjnë një transfer të brendshëm merrni në konsideratë gjërat e mëposhtme:

Merrni në konsideratë përpjekjen e tyre.

A është ky punonjës dikush i cili ka sjellje pozitive, dhe e jep maksimumin etij, por roli i tyre në të cilin janë nuk përshtatet? Nëse po, atëherë transferi mund të ketë kuptim. Nëse punonjësi po vjen te Burimet Njerëzore vetëm pas disa javësh brenda kompanisë, ndoshta ai thjesht nuk ka tentuar të përshtatet dhe vetëm po ankohet për asgjë. Disa njerëz janë të mirë në diçka të re vetëm pas disa javësh. Në këtë rast, flisni me të për burime trajnimi të cilat do mund t’i ndihmonin atij të mësojë më shpejtë.

Kërkoni arsyen.

Nganjëherë arsyeja se pse punonjësit dëshirojnë të transferohen është për shkak të një çështje e cila mund të zgjidhet. Kur ju afrohet së pari një punonjës, merrni kohë për të kuptuar arsyen e vërtetë se pse ai dëshiron të largohet. A ka të bëjë me ndonjë çështje në lidhje me menaxherin? A ua ka treguar ai këtë atyre? Sigurohuni që është një arsye legjitime dhe jo sepse ajo mendon se ekipi tjetër ka punë më të lehta. Shpeshherë në kultura të këndshme të kompanive, punonjësit dëshirojnë të qëndrojnë por nuk duan të punojnë shumë për kulturën. Nëse i transferoni për këtë arsye atëherë do të dështojë.

Pyesni kolegët e tyre.

Pyesni kolegët e tyre individualisht se si ndjehen për atë person. Këto biseda mund të hedhin dritë në personalitetin dhe etikën e punës të punonjësit. A është ai person që ankohet, apo i përvjel mëngët dhe punon me ekipin? A sjell ai energjinë dhe qëndrimin e duhur në ekipin e ri, apo është e kundërta?

Nëse transferi ka kuptim pasi merrni në konsideratë këto gjëra, punonjësit duhet të kalojnë përmes procesit të njëjtë apo të ngjajshëm të punësimit të cilin e ka kaluar kur është punësuar së pari.

Vlerësoni ata.

Burimet Njerëzore gjithashtu duhet të vlerësojnë aftësitë, forcat dhe dobësitë e punonjësve. Personi mund të dëshirojë të kalojë nga pjesa analitike në atë kreative. Roli që punonjësi dëshiron mund të mos jetë i duhuri.

Flisni me menaxherët.

Përderisa menaxheri aktual me siguri është i informuar, Burimet Njerëzore gjithashtu duhet të kenë një bisedë me menaxherin për të cilin punonjësi është i interesuar që të punojë për të. Mund të mos ketë nevojë apo vend të lirë në ekip, ose ai menaxher mund të mos mendojë se punonjësi do të sjellë vlera në ekip, atëherë mund të jetë çështje e diskutueshme. Para se të vazhdoni përpara me diçka, Burimet Njerëzore duhet të njehësojnë se ku qëndron menaxheri dhe të marrin miratimin e tij.

Merrni në konsideratë gatishmërinë për intervistë.

Menaxherët mund të përcaktojnë shumë gjëra nga ajo se si punonjësi përgatitet dhe prezanton veten gjatë intervistës. Transferet më të suksesshme të brendshme vlerësojnë gjithçka. Ata vijnë të përgatitur me ato se si i kanë shtuar vlera kompanisë deri më tani, pse duan të transferohen, dhe mund të shpjegojnë se pse janë të kualifikuar dhe se si mund t’i shtojnë vlera ekipit. Ata pyesin se çfarë duhet të përgatisin dhe se çfarë pritet nga ata në intervistë. Ata pyesin se a duhet të veshin kostum, apo veshja e rregullt e punës është e duhura. Ata vijnë me pyetje të mira dhe kanë bërë kërkimet e tyre për ekipin dhe menaxherin nga i cili intervistohen.

Nëse ata nuk trajtojnë këtë intervistë si të ishte intervista e tyre e parë, ata nuk po e marrin seriozisht dhe vetëm po humbasin kohën e të gjithëve. Ata duhet të jenë konkurrues njëjtë sikur kandidatët e jashtëm të cilët aplikojnë për atë rol. Ata nuk duhet të veprojnë kurrë sikur janë një hap përpara në garë.

Bëni pyetjet e njëjta sikur per kandidatët e jashtëm.

Menaxherët nuk duhet të konsiderojnë disa të preferuar. Punonjësit do të imitojnë stilin e intervistuesit kështu që trajtojeni atë sikur të ishte një kandidat i jashtëm. Bëni pyetje si, pse mendoni se do të ishit të mirë në këtë rol? Pse dëshironi të punoni këtu? Çfarë ju dallon nga të tjerët të cilët kanë aplikuar? Si do t’i shtoni vlera ekipit dhe kompanisë? Duke pasur parasysh se punonjësit kanë pasur qasje brenda kompanisë, do të jetë mirë të shihni se si përgjigjet e tij ndryshojnë nga kandidatët e jashtëm.

Nëse punonjësi ka një intervistë të mirë dhe duket se do të përshtatet mirë, flisni me ekipin ekzistues dhe të merrni miratimin e tyre përpara se të shpallni lëvizjen. Nëse pas intervistës ju zbuloni se ai mund të jetë i mirë për një grup tjetër, sugjeroni atë dhe shpjegoni se pse dhe si do të jetë e dobishme për karrierën e tij.

/entrepeneur.com.al