6 Mënyra se si të Qëndroni Zgjuar, të Aktivizuar dhe të Fokusuar në Punë (pa Kafeinë)

Ditët e punës nganjëherë mund të duken si një ngritje dhe ulje emocionale. Përveç uljeve dhe ngritjeve të përgjegjësive ditore, shumë njerëz gjithashtu përjetojnë edhe gjëra stresuese dhe energjia e tyre bie, përderisa provojnë të jenë sa më produktivë që të jetë e mundur. Kafeina është një zgjidhje e zakonshme, por energjinë që ajo e prodhon ofron vetëm një zgjidhje afat-shkurtër. Për të ju ndihmuar juve gjatë ditës, këtu janë gjashtë mënyra se si mund të qëndroni të zgjuar, të aktivizuar dhe të fokusuar në punë pa kafeinë.

  1. Ushtrime të shkurtëra në zyrë për t’a bërë gjakun të qarkullojë

Nëse keni shkuar ndonjëherë për shëtitje për të qartësuar kokën tuaj, ju keni përjetuar përfitimin që ngritja dhe lëvizja mund të bëjë për fokusimin tuaj. Por nuk keni nevojë të lini vendin tuaj të punës për atë përfitim. Provoni disa ushtrime në tavolinë duke larguar karrigen tuaj disa cm prapa dhe duke vendosur këmbët tuaja larg nga njëra tjetra. Pastaj të përkuleni në gjunjë sikur të ishit duke u ulur në karrige, dhe pastaj ngrituni në një lëvizje. Jeni më shumë person i ushtrimeve të krahëve? Bëni disa ulje-ngritje. Vendosni duart në tavolinën tuaj dhe bëni disa hapa prapa që trupi juaj të krijojë një kënd 45 shkallësh me dyshemenë. Ulni veten poshtë tavolinës duke u përkulur në bërryla. Përsëriteni këtë.

  1. Ushqime të shëndetshme të cilat stimulojnë trurin në mënyrë natyrale dhe ju ndihmojnë të mbani fokusimin

Njëra nga mënyrat më të mira për të mirëmbajtur energjinë dhe fokusin tuaj gjatë ditës është duke ngrënë me strategji. Për të arritur një gjendje të energjisë së qëndrueshme, bashkoni karbohidratet me proteina. Karbohidratet si drithërat marrin më shumë kohë për t’u tretur, të cilat ju japin mundësi të merrni energji nga ato gjatë një periudhe më të gjatë të kohës. Bashkojeni atë me një proteinë, një përqindje e madhe nga e cila trupi juaj e shndërron në energji. Për të mbajtur fokusimin  tuaj lartë, shtoni disa zarzavate. Ushqimet si spinaqi ose lakra jeshille kanë vitamin B dhe vitamin K, për të cilat studimet tregojnë kontributin e tyre në përmirësimin e funksionimit të trurit dhe fokusimit.

  1. Ushtrimet e frymëmarrjes të cilat ndihmojnë në marrjen e oksigjenit

Ju me siguri nuk mendoni për frymëmarrjen shpesh, por marrja juaj e oksigjenit ka ndikim në fokusim. Ushtrimet e frymëmarrjes ndihmojnë në rritjen e marrjes së oksigjenit, të cilat mund t’iu relaksojnë dhe t’ju japin mundësinë të punoni me më shumë zgjuarsi. Përderisa jeni të ulur në karrige, vendosni shpatullat tuaja prapa karrigës tuaj dhe qëndroni drejtë. Nxjerrni jashtë sa më shumë ajër që mundeni, dhe pastaj merrni frymë ngadalë nga diafragma juaj, duke marrë sa më shumë ajër që të jetë e mundur. Numëroni deri në pesë, pastaj nxjerreni jashtë ngadalë. Përsëriteni 10 herë.

  1. Pushimet e programuara larg nga kompjuteri juaj, për të pushuar sytë dhe për të rifreskuar mendjen

Ju keni nevoje per kete pushim nëse keni kokëdhimbje, sy të thatë ose lodhje pasi të shikoni ekranin e kompjuterit tuaj për një kohë të gjatë. Sindromi i shikimit të kompjuterit mund të prodhojë këto simptoma nëse shikoni ekranin për një kohë të gjatë. The American Optometric Association rekomandon 15 minuta pushim çdo dy orë për të ndihmuar në luftimin e këtyre simptomave. Jo vetëm se do ju japë syve një mundësi për të pushuar, por ndërrimi i ambientit mund të rifreskojë mendjen tuaj. Ju mund edhe të bëni pushime më të shpeshta sipas rregullit 20-20-20. Çdo 20 minuta, largoni sytë nga ekrani dhe shikoni diçka  tjetër për 20 sekonda. Kjo ju jep mundësi syve tu të rifokusohen dhe të relaksohen, gjithashtu ju ndihmon të mirëmbani fokusin tuaj më gjatë.

  1. Shkrimi i cili përdor energjitë tuaja kreative në një mënyrë të re

Merrni 15 minuta për të shkruajtur disa mendime të cilat qartësojnë mendjen tuaj. Kapja e një lapsi dhe një letre mund të ju vendosë në kornizë ndryshe të mendjes në krahasim më shkrimin në kompjuter, dhe ju ndihmon të rifitoni fokusimin. Nëse nuk e dini se çfarë të shkruani, provoni të shkruani çfarëdo që ju vjen në mendje.

  1. Hidratimi

Të qenit i dehidruar nuk është vetëm e parehatshme, gjithashtu mund të jetë e dëmshme për funksionimin tuaj kognitiv. Studimet tregojnë se edhe dehidrimet e vogla mund të ndikojnë në mënyrë domethënëse memorien dhe vëmendjen. Për t’a luftuar këtë, sigurohuni që po pini ujë të mjaftueshëm çdo ditë. Për meshkujt, Organizata e Shëndetit Botëror rekomandon 2.5 litra të ujit, dhe për gratë, 2.2 litra. Nëse ju duket shumë të mbani një shishe uji, mos u brengosni. Ju mund të merrni një sasi të mirë të ujit nga ushqimet si frutat dhe perimet gjatë ditës të cilat ndihmojnë në kompensimin e sasisë për të cilën keni nevojë. Disa nga këto teknika mund të kenë sukses te ju më shumë se disa tjera. Për të marrë përfitimet maksimale, provoni disa në kombinim gjatë disa javëve për të parë se si trupi dhe mendja juaj reagojnë. Me përshtatjet e duhura, ju do të filloni të shihni një rritje të dukshme në energjinë dhe fokusin tuaj dhe do të jeni në gjendje të shkoni drejt qëllimeve tuaja. Firas Kittaneh Ndërmarrës, Kryeshef ekzekutiv në Amerisleep Firas Kittaneh është kryeshefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i One Mall Group. Në kompaninë e tij ai mbikëqyr disa marka të internetit, duke përfshirë ofertat e Amerisleep, një kompani e dyshekëve luksozë.

/entrepreneur.com.al