6 Mënyra se si të Qëndroni Optimistë në Mes të Dëshpërimeve Ndërmarrësore

Të jesh ndërmarrës nuk është gjë e lehtë. Presionet e ditës dhe stresi i menaxhimit të të panjohurave me shumë gjasa bëjnë flokët tuaja gri dhe rrisin shtypjen e gjakut.

Lajmet e mira janë se ju mund të mësoni të menaxhoni stresin të lidhur me punë duke menaxhuar mendjen  tuaj, në mënyrë specifike nivelin tuaj të optimizmit. Këtu janë gjashtë mënyra se si të qëndroni optimistë në mes të dëshpërimeve të paevitueshme ndërmarrësore:

  1. Jini falenderues

Unë u kërkoj klientëve të mi të trajnimit të bëjnë këtë ushtrim për 30 ditë nëse nuk janë në një gjendje optimiste të mendjes:  Shkruani tri gjëra çdo ditë për të cilat jeni falenderues. Këto duhet të jenë gjëra të reja, e cila do të thotë se asgjë nuk mund të përsëritet. Mos bëni hile.

Kështu që, nëse dje keni shkruajtur, ‘’Jam shumë mirënjohës për fëmijët e mi’’ atëherë nuk mund të shkruani sot, ‘’Jam shumë, shumë mirënjohës për fëmijët e mi’’ ose ‘’Jam mirënjohës për shkak se fëmijët janë mirënjohës për mua’’.  Kjo është false.

Qëllimi i këtij ushtrimi është të trajnoni trurin tuaj që vazhdimisht të gjeni kënde të reja, sepse, besojeni ose jo, të gjeni tre gjëra për të cilat jeni falenderues çdo ditë nuk është e lehtë.

  1. Rrethoni veten me njerëz të mirë.

Sikur që e hapim gojën për gjumë kur dikush tjetër  e bën, ne gjithashtu marrim edhe qëndrimet e atyre. Optimizmi është ngjitës. Ne të gjithë kemi shokë me të cilët ndjehemi mirë, dhe kjo për shkak se ata rrezatojnë pozitivitet. Sigurisht e kundërta është e vërtetë, gjithashtu.

Unë njoh shumë njerëz ( të cilëve nuk do ua përmend emrin) të cilët provoj t’i shmang në çdo mënyrë, ose të paktën i vendos ata në një kohë të caktuar të flas me ta, sapo të arrijnë 5 minutat unë them, ‘’Oh, hej, unë po kaloj përmes tunelit. Mund të humbas…(dhe e mbyll telefonin)’’. Nganjëherë duhet të shkëputni lidhjen para se të arrini atë vend të palumtur.

  1. Jini të ndërgjegjshëm.

Ndërgjegjshmëria është një gjë e madhe sot. Praktikuesit e shëndetit të të gjitha prapavijave e pranojnë këtë, njëjtë sikur trajnerët që provojnë të rrisin angazhimin dhe produktivitetin e punonjësve. Libri One Second Ahead ofron një pikëpamje të gjerë në kulturën ‘’gjithmonë aty’’ e cila ekziston në bizneset sot, gjithashtu edhe për ndikimin e tij në tru dhe se si mund të shfrytëzojmë mendjen të punojë në mënyrë optimiste në mes të hutimeve.

  1. Bëni ushtrime-vazhdimisht.

Shkenca tregon se ushtrimet lirojnë kemikale të cilat largojnë efektet e stresit. Dr. John Ratye, profesori i psikiatrisë në Harvard dhe autori me shitjet më të mira, thotë se ‘’aktiviteti fizik është themelor në mënyrën se si mendojmë dhe si ndihemi’’.

Provojeni për 30 ditë. Bëni ushtrime për 20 minuta tre herë në javë për një muaj dhe ju garantoj se do të ndiheni më mirë në fund të muajit. Nëse nuk ju ndodh kjo, lirisht më vini emra.

  1. Vendosni dhe arrini qëllime të vogla.

Ka diçka në fuqinë e vendosjes së qëllimeve e cila rrit vetë-efikasitetin. Kur vendos qëllime për veten, dhe i arrin ato, ju hyni në një pjesë të panjohur të karakterit tuaj të cilën nuk e keni pasur më parë. Ju zbuloni një burim të pashfrytëzuar të potencialit.

Qëllimet janë një gjë e fuqishme, por duhet të ju sfidojnë. Një qëllim nuk është diçka që vetëm e shkruani. Qëllimet duhet të ju nxjerrin nga zona e rehatisë që të rriteni, përmirësoheni dhe të ndjeheni optimistë për tejkalimin e sfidës së ardhshme.

  1. Zgjedhni fjalët me kujdes.

Nuk mund të shpreh vlerën e fjalëve pozitive. Zëvendësoni fjalët dhe frazat negative si ‘’nuk mundem’’, ‘’duhet të’’ me ato pozitive, si ‘’Unë jam’’ ose ‘’ do të jem’’. Merr një ndërrim të madh mendor për t’u përshtatur me ketë, por sapo ta bëni, asgjë nuk mund të ju lëndojë pa lejen tuaj.

Optimizmi, si gjithçka tjetër, është një zgjedhje. Sa më herët që vendosni t’a pranoni, aq më shpejt do të dilni nga dëshpërimet ndërmarrësore.

/entrepreneur.com.al