6 Faktorët të Cilët Dërgojnë drejtë Mëngjeseve të Humbura ( dhe si t’i Ndaloni Ato)

Ne të gjithë kemi arritur në mes të ditës dhe kemi menduar në vete, ‘’Ku shkoi mëngjesi’’? Dukej se ka kaluar shumë shpejtë, ju mund të mbani në mend zgjimin, ose pjesën e parë të udhëtimit tuaj nga shtëpia në punë, por tani është mbrëmje dhe ju nuk keni përfunduar ato që keni shpresuar.

Për disa nga ne, kjo është një bezdi e shpeshtë, dhe për të tjerët, një realitet ditor. Ju keni shpenzuar mëngjesin tuaj, dhe tani duhet të nxitoni për pjesën tjetër të ditës, ose të bëni paqe me faktin se jo gjithçka mund të përfundohet.

Pra, çfarë shkakton mëngjeset e humbura? Nuk është se disa mëngjese janë më të shkurtëra se të tjerat; kanë të bëjnë me shprehitë tuaja ditore dhe ndryshimet e kontrollueshme të cilat ndërhyjnë në produktivitetin tuaj.

Këta janë gjashtë faktorët më të zakonshëm:

  1. Krijoni një plan.

Ju nuk do të fillonit një fushatë të re reklamimi dhe marketingu pa një plan, apo jo? Pra pse të filloni ditën tuaj pa një plan? Jeta e një ndërmarrësi mund të jetë e ndezur, kështu që shpesh është më pak stresuese të shmangni planet dhe të shkoni me rrjedhën; por pa një listë të prioriteteve, është e lehtë të humbisni gjurmët e kohës.

Ju mund të zvogëloni këto efekte duke krijuar një plan një natë përpara, dhe duke bërë një listë të gjithçkaje që dëshironi të përmbushni, dhe se kur doni t’i përmbushni ato. Mbani veten të përgjegjshëm duke vendosur rikujtues, dhe siguroni që të lini kohë të lirë për gjëra urgjente.

  1. Caktoni orë pushimi.

Pavarësisht se si ndjeheni për bisedën dhe bashkëveprimin me të tjerët gjatë ditës së punës, komunikimi mund të jetë një hutim. Një pjesë e kësaj është për shkak të platformave të shumta të komunikimit; ju jeni i hapur ndaj teksteve, thirrjeve, emaileve dhe mesazheve të menjëhershme, dhe sa herë që ju kontaktojnë, ju laroheni nga ajo që bëni.

Pastaj, para se ta kuptoni, orët kanë kaluar dhe gjëja e vetme të cilën e keni bërë është biseda me njerëzit. Nganjëherë, komunikimi është i nevojshëm, por eksperimentoni me caktimin e orëve të pushimit, ku refuzoni të kontrolloni telefonin tuaj, ose të fikni mesazhet tuaja të menjëhershme; dhe në  vend të këtyre të prioritizoni gjërat në agjendën tuaj.

  1. Punoni në atë fillim të ngadalshëm të ditës.

Vetëm nëse jeni nga natyra person mëngjesi, ju mund të keni tendenca për vështirësi në mëngjes. Pastaj ju hyni në zyrë, kaloni kohë duke bërë kafe, duke kontrolluar emailin, duke biseduar me kolegët, duke lexuar lajmet, duke kontrolluar mediat sociale dhe duke performuar rituale tjera të vogla.

Këto hutime nuk duken problem i madh sepse marrin vetëm disa minuta, por kumulativisht, ato shpenzojnë orët tuaja të punës dhe rrezikojnë produktivitetin tuaj në përgjithësi. Në vend të këtyre, shkoni në zyrë më herët për të caktuar një kohë strikte për këto hutime.

  1. Ndryshoni udhëtimin tuaj ditor.

Një Amerikan mesatar kalon rreth 42 orë në vit i zënë në trafikun e rëndë, dhe kjo është më lart dhe përtej trafikut tuaj ‘’të zakonshëm’’ në udhëtimin tuaj ditor. Nëse jeni si shumica e Amerikanëve, ju shpenzoni pothuajse një orë në ditë duke udhëtuar, dhe më shumë nëse ziheni në trafik.

Stresi shtesë këtu mund të sabotojë produktivitetin tuaj gjatë ditës, kështu që bëni maksimumin e udhëtimit tuaj. Filloni transportin publik; ju do të jeni në rrugë për sasinë e njëjtë të kohës, por do të keni mundësinë të filloni punën në vend se të shkruani udhëtimin tuaj si ‘’kohë pasive’’.

  1. Filloni projektet më të vështira në fillim.

Të gjithë tundohen nga vonimi i gjërave, pa marrë parasysh se sa të disiplinuar jeni ose sa e pëlqeni punën që bëni, dhe manifestohet në mënyrë të shumta. Ju mund të organizoni listën tuaj të detyrave për të vendosur detyrat e juaja më pak të preferuara në fund, ose ju mund të kontrollini emailet ose të flisni me kolegët, duke u përpjekur që të vononi fillimin e një projekti madhor.

Për të mos bërë këtë, filloni projektet tuaja më të vështira herët në mëngjes, ose përkushtojuni vetëm një projekti të vështirë 10 minuta, dhe nuk do të duket aq i frikshëm. Dhe do të jeni më të motivuar për të filluar; pastaj sapo të kalojnë ato 10 minuta, me shumë gjasa do të ndjeheni më  të detyruar për të vazhduar punën.

  1. Qëndroni vigjilentë.

Më shumë se një e treta e të rriturve kanë mungesë gjumi kronikisht, dhe vë bast se shumica prej tyre janë ndërmarrës. Ju duhet të bëni të paktën shtatë orë gjumë çdo natë, dhe nëse nuk e bëni këtë, keni më shumë gjasa që të zgjoheni të pafokusuar dhe duke mos qenë në gjendje të bëni më të mirën tuaj. Është e vështirë të gjeni kohë për gjithçka, duke përfshirë të gjitha përgjegjësitë tuaja profesionale dhe personale dhe të bëni gjumë të mirë gjatë natës, por pa atë, ju do të punoni në mënyrë jo efikase dhe do të humbisni edhe më shumë kohë, duke rezultuar në një rreth vicioz të humbjes së kohës. Ndaloni këtë cikël duke caktuar një program të gjumit të rregullt.

Sapo të mësoni të njihni këta faktorë të cilët pengojnë produktivitetin tuaj në mëngjes, mund të filloni veprimet për t’i luftuar ato. Ndryshimi i një shprehie nuk është i lehtë, por nëse përkushtoheni në atë, mund të bëhet. Filloni duke identifikuar se cila është ndërhyrja më domethënëse, dhe punoni në atë së pari; do të jetë shumë më e menaxhueshme nëse eleminoni gjërat një nga një.

/entrpeneur.com.al