5 Skenaret më të Zakonshme Mashtruese për Bizneset e Vogla

Mashtrimet mund të shqetësojnë çdo biznes, organizatat raportojnë që humbasin 5 përqind të të ardhurave të tyre vjetore nga mashtrimet. Por bizneset e vogla shfaqin prekshmëri specifike. Për fillestarët, ata shpesh kanë mungesë të burimeve për të zbatuar në mënyrë efikase kontrollimet e brendshme për sistemet e tyre llogaritare. Përveç kësaj, ata të cilët performojnë detyrat e kontabilitetit me shumë gjasa janë të ngarkuar me shumë detyra të cilat mund të ndodhen nën kufijtë e ekspertizës së tyre.  Në fund, varësisht kultivimit të një kulture besimi brenda biznesit, gjasat e mashtrimit të brendshëm janë aq të larta në mes të punonjësve afat-gjatë sa me punonjësit e kontratave.

Kjo ka kuptim kur merrni në konsideratë se bizneset e vogla janë të zotëruara nga pronarë pasionantë të cilët investojnë shumë kohë dhe energji në ndjekjen e ëndrrave të tyre. Ata punojnë shumë, por fokusi i tyre mund të tërhiqet në drejtime të ndryshme në çdo moment të ditës. Kur ata përjetojnë emocionet e suksesit dhe rritjes, ata gjithashtu duhet të jenë të përgatitur të përballen me sfidat, si p.sh monitorimi i rrjedhës së parave.

Për këto arsye, pronarët e suksesshëm të bizneseve të vogla duhet të mirëmbajnë një shkallë të lartë të vëzhgimit ndaj çështjeve të tyre financiare. Ata duhet të pajisin veten për të identifikuar dhe të veprojnë në pesë nga praktikat më të zakonshme të mashtrimeve te te cilat mund të bien pre.

  1. Mashtrimi i listës së pagave.

Mashtrimi i listës së pagave ndodh në 27 përqind të të gjitha bizneseve dhe dy herë më shpesh në bizneset e vogla ( me më pak se 100 punonjës) se në ato të mëdhatë. Pronarët duhet të fitojnë një njohuri të sistemit të listës së pagave dhe të zbatojnë përgjegjësi në mes të librave të  raporteve të tyre mujore. Për shkak se ndërlikimet e listës së pagave në mënyrë domethënëse rriten përderisa edhe kompania rritet, pronarët duhet të mirëmbajnë shqyrtim të vazhdueshëm.

  1. Vjedhja e të hollave.

Të hollat kanë një mënyrë qesharake të zhdukjes në një biznes të vogël. Ndodh kur punonjësit marrin paratë të cilat nuk janë raportuar në sistemin e kontabilitetit, ose vjedhja kur një punonjës merr paratë të cilat janë raportuar ose kur një punonjës jep fonde të cilat nuk janë autorizuar nga pronari, vjedhja e të hollave krijon një ndikim negativ në biznes. Nga fiillimi i vendosjes së një biznesi, një pronar ka nevojë për një proces të monitorimit të parave, edhe për procesin efikas financiar dhe të mirëmbajë vëzhgim thelbësor  të parave brenda biznesit.

  1. Banka online.

Popullariteti i rritur i bankave online gjithashtu ka rritur edhe gjasat se fondet mund të transferohen në llogari të gabuara. Pronarët duhet të caktojnë takime të rregullta me ekipin e kontabilitetit për të monitoruar të gjitha paratë e transferuara. Krimi kibernetik nuk ka qenë kurrë më i sofistikuar, dhe pronarët e bizneseve të vogla duhet të pajisin veten me informata të përmirësuara nga kërcënimet për t’u përgjigjur saktë ndaj institutit financiar.

  1. Faturimi i rrejshëm.

Pronarët e bizneseve duhet të kenë pasqyrë themelore ndaj çdo shitësi në biznesin e tyre për shkak se faturimi i rrejshëm është një metodë shumë e famshme e mashtrimit. Shpesh godet kur një punonjës krijon furnizime të rrejshme ose kur ai paguan një furnizues legjitim dhe dërgon paratë në një llogari alternative.

  1. Faturat në email

Ky mashtrim shpesh përfshin autorë të cilët paraqiten si furnizues legjitimë dhe këshillojnë ndryshime në metodën e pagesave. Mashtrimi mund të mos merret vesh deri sa të jetë vonë, kur biznesi mbushet me ankesa nga furnizues të cilët nuk i kanë pranuar pagesat e tyre. Kontrollimet e rregullta të llogarive mund t’i ndihmojnë pronarët e bizneseve qe të mos biejnë viktimë e këtij lloji të mashtrimit.

Bizneset e vogla të cilat kanë raportuar mashtrime kanë humbur 150,000 dollarë. Kjo goditje mund të shkatërrojë një biznes. Përderisa pronarët e suksesshëm duhet të rrethojnë veten me një ekip të veçantë, ata duhet gjithashtu të kontrollojnë me vendosmëri proceset e tyre financiare. Ky kurth në të cilin biejnë shumë pronarë mbështetet në delegacion, veçanërisht në periudha zgjerimi. Kur pronarët nuk janë të kujdesshëm me financat e tyre të biznesit, potenciali për mashtrime dhe dëme rritet.

/entrepreneur.com.al