5 Shprehitë të Cilat po Shkatërrojnë Aftësinë Tuaj për Të Udhëhequr

Varësisht se a jeni ndërmarrës, mbikëqyrës, ose vetëm drejtori i një ekipi brenda organizatës tuaj, aftësitë tuaja të udhëheqjes do të diktojnë sukesin ose dështimin tuaj profesional. Si një udhëheqës i suksesshëm, ju mund të caktoni një qëllim dhe të inspironi ekipin tuaj për të punuar shumë dhe për të arritur atë qëllim, por nëse rrëshqisni, mund të rrezikoni drejtimin e ekipit tuaj dhe të përfundoni duke humbur atë qëllim.

Shumë shpesh, shprehitë e këqija dalin në rrugën e udhëheqjes efikase. Ne u dorëzohemi efekteve të rutinës tonë, dhe mbesim prapa. Këto janë shprehitë më të këqija të cilat mund të rrezikojnë aftësinë tuaj për të udhëhequr:

  1. Izolimi i vetes

Ka mënyra të shumta për të izoluar veten si udhëheqës, dhe asnjëra prej tyre nuk është e mirë. Ju mund të izoloni veten fizikisht duke marrë një zyrë larg nga ekipi juaj, të izoloni  veten mendërisht duke u fokusuar në punë të ndara, ose të izoloni veten emocionalisht duke mos u afruar me njerëzit.

Në çdo rast, izolimi bën dy lloje të dmëeve: së pari: shkakton fyerje. Nëse izoloni veten nga punonjësit tuaj, ata do të fillojnë të krijojnë një mentalitet ‘’ne kundër atyre’’ i cili ju ilustron si një të jashtëm, në vend se të ju konsiderojnë si pjesë të ekipit. Së dyti, ju largon nga puna që po përfundohet, e cila mund të ndërhyjë në aftësinë tuaj për të mbikëqyrur punën ose të bëni vlerësime në bazë të situatës.

  1. Vendosja e drejtimeve të prera

Vendosja e drejtimeve është e mirë; është ajo që udhëheqësit e mirë e bëjnë. Por nëse bëni drejtim të prerë mund të dëmtojë besueshmërinë dhe aftësinë tuaj për të udhëhequr. Shumë shpesh, udhëheqësit zhyten në idenë se ata janë përgjegjës për rezultatet e ngjarjeve, dhe në përpjekje për të marrë kontrollin, ata krijojnë plane të rrepta për ekipin.

Nëse krijoni një plan pa dëgjuar ekipin së pari, mund të humbisni njohuritë kyçe të cilat mund t’ju dërgojnë në zgjidhje më të mira. Gjithashtu mund të ngjallë pakënaqësi dhe demotivim tek punonjësit tuaj, e cila mund të dërgojë në më pak produktivitet dhe në më pak ide të  reja. Ngjajshëm, nëse vendosni një drejtim plani të prerë, mund të humbisni rastin për t’a përshtatur planin përderisa bëni këtë. Fleksibiliteti është gjithmonë i rëndësishëm në tregun e sotëm që ndryshon shumë shpejt.

  1. Fokusimi në detyrat ditë-pas-dite

Ka dy mënyra se si udhëheqësit fokusohen shumë në detyrat ditë-pas-dite; e para është personale, dhe e dyta mbikëqyrëse. Personalisht, nëse kaloni kohën tuaj duke u brengosur për detyrat e vogla, nuk do të keni kurrë rastin për të menduar për problemet dhe qëllimet me të cilat përballeni si grup. Si rezultat, nuk do të fitoni kurrë mundësinë për të reflektuar, ndryshuar ose edhe të vendosni drejtimin për iniciativat tuaja. Transferoni disa nga përgjegjësitë tuaja nëse me të vërtetë jeni shumë të ngarkuar.

Si një mbikëqyrës, fokusimi i madh në aktivitetet ditore të punonjësve tuaj është gjithashtu problematik. Ju bën mikromenaxher, dhe mund të irritojë ose të përçajë rrjedhën natyrale të punonjësve. Gjeni njerëz të cilëve mund t’ju besoni në ekipin tuaj për t’a përfunduar atë punë, dhe besojuni atyre në atë punë.

  1. Arsyetimet

Në pozitë udhëheqëse, ju rrallë keni rastin për të arsyetuar pamaturitë e vogla, por kur shihni rezultatet e fundit të fushatës ose përballeni me një çështje të cilën nuk mund t’a përballoni, është e lehtë të gjeni mënyra për të arsyetuar atë që ka ndodhur.

Arsyetimet nuk janë të njëjta me gjetjen e shkaktarëve; gjurmimi i burimit të vërtetë të një problemi dhe eleminimi i atij është ajo që duhet të bëni. Arsyetimet janë një formë e zgjidhjes përtace të problemeve; ju ia kushtoni rezultatin e një ngjarjes një faktori të pakontrollueshëm, dhe nuk e përfillni nevojën për të hetuar atë çështje më  tej.

  1. Punojnë shumë

Shumë udhëheqës mbajnë peshën e ekipeve të tyre duke punuar me orë të gjata, duke mos bërë pushime, dhe duke qëndruar deri vonë. Përderisa mund t’ju ndihmojë të përfundoni më shpejt një punë, në fund do të shkatërrojë aftësitë tuaja si një udhëheqës.

Mungesa e gjumit mund të dëmtojë fokusin, koncentrimin, madje edhe shëndetin tuaj fizik. Nëse nuk bëni pushime nuk keni rastin për të liruar stresin, dhe ju bën më të irrituar dhe më pak produktiv. Kaloni kohë duke u qetësuar, dhe ju dhe ekipi juaj do të jeni më mirë.

Nëse keni ndonjërën prej këtyre shprehive të këqija, punoni që t’i largoni ato sa më shpejtë që të jetë e mundur. Zëvendësoni shprehitë negative me ato pozitive dhe rifitoni prirjen tuaj si udhëheqës në organizatë. Punonjësit do të ndjekin shembullin tuaj, dhe do të bëhen më efikasë dhe më produktivë, dhe së bashku, do t’a keni më të lehtë vendosjen dhe arritjen e qëllimeve tuaja.

/entrepreneur.com.al/