5 Sfidat Brutale Gjatë Rrugëtimit Drejt Suksesit Personal

Momenti kur ju zbritni nga shkëmbi dhe zhyteni në botën e ndërmarrësisë është befasues. Ankthi, emocionet dhe potenciali të gjitha bëhen së bashku për të formuar një lëvizje unike mendore. Pengesa më e madhe e lirisë financiare dhe suksesit është personi para pasqyrës tuaj. Më poshtë janë pesë sfida me të cilat jam përballur dhe i kam kaluar. Lufta është e vazhdueshme, por këto taktika do të ju ndihmojnë të përmirësoni shanset e suksesit.

1. Përgjegjësia personale

Kur ju largoheni nga bota e korporatës, ju lini pas shefin e mërzitshëm dhe kolegët tuaj. Por, ka një problem. Ata bënë diçka, me dashje apo pa dashje, e cila ju ndihmoi të bëheni versioni më i mirë i vetes. Njerëzit e tjerë ju mbajtën të përgjegjshëm.

Si një ndërmarrës, ju duhet të mbani veten përgjegjës. Kjo është më lehtë të thuhet se sa të bëhet. Për të mbajtur veten përgjegjëse, unë bëj këto gjëra:

  • Gjurmoj kohën e kaluar në çdo detyrë madhore të cilën e përfundoj gjatë ditës. Duke e ditur se ora ec më detyron të bëhem më efikase.
  • U tregoj qëllimet e mia shokëve dhe familjes. Kur i shoh ose flas me ta, gjithmonë shfaqet pyetja: Si ia dole mbanë?
  • Krijoj lista për detyra të cilët i kam prioritete. Nëse diçka zgjat më pak se 5 minuta, unë kujdesem për të. Por, nëse kërkon më shumë kohë, hyn në atë listë.

2. Gjetja e kohës për të qëndruar e shëndetshme

Çdo ditë, pa marrë parasysh se çfarë, unë gjej kohë për të bërë ushtrime dhe për të ngrënë shëndetshëm. Një orë ushtrime në mëngjes, me kafe dhe fruta për mëngjes vendos bazën për një ditë produktive. Kam zbuluar se sa më e shëndetshme që jam fizikisht, aq më shumë rezistencë mendore kam. Josh Steimle shkruajti për këtë në një artikull fantastik ku tregoi rëndësinë e prioritizimit të ushtrimeve.

3. Fitimi i klientit  të parë

Krijimi i një makine të rregulluar ndërmarrësie përfshin ngrënien e shëndetshme, ushtrimet dhe prioritizimin e detyrave në mënyrë efikase. Por, përbërësi më kritik është klienti. Për të lansuar biznesin tim të pavarur unë fillova duke:

  • Krijuar një udhë-rekord të kontrollueshëm në UpWork. Vlerësimet e klientëve dhe përkrahjet e palës së tretë në një profil publik më dhanë besueshmëri.
  • Pranuar punën e cilësisë së ulët për të krijuar udhë-rekordin.
  • Optimizuar LinkedIn dhe të tjera media sociale për të theksuar aftësitë dhe ekspertizën që mund të ofroj në treg.
  • Ndjekur ngjarje lokale të rrjeteve. Vërejtje-nëse ‘’organizata’’ prapa ngjarjes është e vështirë për t’u verifikuar online, mund të jetë prezantim marketingu me shumë nivele. Shmangni këto humbje kohe.

4. Shmangja ndaj abuzimit të substancave

Një gjë tjetër të cilën duhet t’a shmangni është tundimi për të izoluar veten tuaj në mënyrë që të fokusoheni në biznesin tuaj. Kjo mund të tingëllojë si një mënyrë e mirë për të punuar më gjatë dhe për të fituar para shtesë, por është një mënyrë jetese e rrezikshme.

Izolimi është baza e sëmundjeve mendore, si depresioni. Unë kisha një koleg i cili kundërshtonte efektet e depresionit duke u vetë-mjekuar zakonisht me alkool, Adderall ose me barna kundër dhimbjeve. Rrugëtimi i tij për të luftuar alkoolin ishte shumë i vështirë.

Nëse e shihni se po filloni të vareni nga alkooli ose nga substanca të tjera për të kaluar ditën, gjeni një program trajtimi. Askush nuk ka pse t’a dijë dhe ju do të shmangni simptomat të cilat lidhen me tërheqjen ndaj alkoolit.

Ndërprerja nuk pati sukses për shokun tim. Por, duke pranuar se kishte një probleem( së pari duke e ndarë me mua) dhe duke kërkuar trajtim i dha atij mundësinë për të mbajtur biznesin e tij dhe për të rifituar një mënyrë jetese funksionale.

5. Zhvillimi i marrëdhënieve cilësore me klientë

Më në fund, posa t’a kuptoni formulën e suksesit e cila funksionon më së miri për ju, është koha të fokusoni përpjekjet tuaja në ndërtimin e marrëdhënieve cilësore me klientë. Kjo do të thotë të gjeni konsumatorë të cilët me të vërtetë vlersojnë atë që bëjnë, edhe financiarisht edhe në mënyrën se si ata bashkëveprojnë me ju. Klientët e mi të preferuar janë ata në të cilët mund të llogaris për mbikëqyrje. Ata zakonisht dinë më shumë se unë për fushën e tyre, dhe çdo bisedë ka ndonjë gjë e cila më jep mundësinë të zgjeroj horizontet e mia.

Klientët më të mirë:

  • Paguajnë faturën e tyre në kohë.
  • Japin një pagë të drejtë.
  • Ofrojnë punë të vazhdueshme.
  • Kanë zemrën e mësuesit; sepse nëse ata mund të ju ndihmojnë të rriteni, ata kanë një produkt me cilësi më të mirë pa pasur nevojë të gjejnë një burim tjetër.

Rrugëtimi i çdokujt drejt ndërmarrësisë është ndryshe. Por, nëse mund të fokusoni përpjekjet tuaja në gjërat të cilat kanë me të vërtetë rëndësi, do të keni gjasa më të mëdha për sukses. Dhe nëse dështoni, unë kam dështuar shumë herë, ngrituni dhe vazhdoni përpara. Mësoni nga dështimet në të kaluarën dhe përdorni këto mësime në të ardhmen.

Personi i vetëm i cili mund t’iu ndalojë nga arritja e ëndërrave tuaja po ju shikon përmes pasqyrës.

/entrepreneur.com.al