5 Pyetjet që Çdo Ndërmarrës Duhet t’ua Bëjë Investitorëve Potencialë

Kur takojnë një investitor për herë të parë, ndërmarrësit përballen me shumë presion për të lënë përshtypje të mirë. Në shumë raste, kjo ka tendenca t’i bëjë njerëzit të flasin shumë duke tentuar të paraqiten me vetëbesim dhe të dijshëm.

Gjithashtu i bën ata të harrojnë të bëjnë pyetje dhe të kuptojnë përshtatjen dhe interesin e investitorit.

Askush nuk ka dëshirë të dëgjojë një ‘’jo’’, por një refuzim është më i mirë se sa të lini një takim të pasigurtë se a duhet të qëndroni apo të vazhdoni të bëni diskutime investimi me atë person.

Këtu janë pese pyetje kyçe të cilat duhet të përfshihen në çdo bisedë të ndërmarrësve për t’i ndihmuar të fitojnë qartësinë që kanë nevojë.

  1. Cila është historia juaj e investimit në sektorin tim?

Perderisa kërkimet online mund t’ju ndihmojnë në këtë, nganjëherë ekspertiza ose fokusi i një investitori nuk është shpesh e dukshme. Investitoret rregullisht ndërrojnë strategjitë e investimit, për këtë shkak dialogu është i rëndësishëm. Më tutje, investitorët duhet të qëndrojnë të informuar për trendet e tregut  dhe të mbledhin inteligjencën për t’iu ndihmuar atyre të përmirësojnë tezën e tyre të investimeve. Nëse ata ende nuk kanë bërë ndonjë investim në sektorin tuaj, mund të jetë një shenjë se ata po bëjnë kërkime për këtë industri dhe se janë të interesuar të dinë më shumë për atë para se të vendosin të bëjnë një investim.

  1. A preferoni të udhëzoni apo të ndiqni udhëzime?

Një tjetër tipar për t’a identifikuar është tendenca e një investitori për të udhëzuar apo për t’u bërë ndjekës. Kjo është e rëndësishme në terme të asaj se si duhet t’i prioritizoni diskutimet tuaja të investimit përderisa dëshironi të rrisni procesin tuaj të fondeve me investitorë të cilët ndjekin udhëzime. Përderisa investitorët kanë më shumë gjasa të jenë ndjekës sepse shkruajnë çeçe të vogla, ka edhe prej tyre të cilët dëshirojnë pozitën ‘’paraja e parë’’.

Njësoj, shumë kapitalistë të ndërmarrjeve janë zakonisht ndjekës. Ata mund të mos jenë të gatshëm të pranojnë këtë, sepse nuk duan të humbasin rastin e ndërtimit të marrëdhënieve me kompani të ndryshme. Prandaj, varet nga ndërmarrësi  se si i zbulon këto informata.

  1. Cili është kapaciteti juaj i investimit për momentin?

Investitorët kanë kapital të caktuar, kështu që pika në të cilën i zini ata në ciklin e tyre të investimit do të diktojë atë se sa seriozisht e konsiderojnë një investim. Në rastin e investitorëve, shumica prej tyre mbështeten në portofolion e tyre për të ricikluar kapitalin e tyre për investime të reja.

Fondet kanë tendenca të rrisin kapitalin çdo tre deri në pesë vite. Nëse jeni duke diskutuar për një fond i cili është në fund të ciklit të tyre të fondit, ata mund të mos kenë kapital në dispozicion për të bërë investime të reja, ose mund t’ju duhet më shumë kohë për të marrë një vendim.

Është e drejtë të pyesni një menaxher fondesh se sa i madh është fondi i tyre, sa kapital kanë shpërndarë deri tash dhe se sa investime të reja po kërkojnë të bëjnë deri sa fondi të shpenzohet.

  1. Cili është procesi juaj i marrjes së vendimeve dhe i afatit kohor?

Investitorët kanë metoda të ndryshme të cilat i përdorin për të vlerësuar investimet e reja, e cila ndikon në atë se sa kohë ju nevojitet para se të marrin një vendim. Në përgjithësi, për shkak se ata investojnë paratë e tyre dhe në sasi të vogla, kthimi i tyre ka tendenca të matet brenda javësh.

Fondet, në anën tjetër, zakonisht janë bërë nga partnerë të shumtë dhe kërkojnë vota që një marrëveshje të miratohet. Për shkak se shumë investime janë të drejtuara nga fondet, ata duhet të kalojnë kohë duke bërë kujdesin e duhur, e cila mund të përfshijë një rishikim të tregut, teknologjisë, ekipit, financave dhe tjera informata. Ky proces matet me muaj, por pa strukturë dhe pa një afat kohor, mund të bëhet i ngathët.

  1. Për cfarë informacione keni nevojë para se të merrni një vendim?

Për kompanitë e fazave të hershme, investitorët mund të vendosin pesha të ndryshme për të gjetur atë që po kërkojnë para se të rehatohen. Investitorë të ndryshëm mund të duan të kalojnë më shumë kohë duke ndërtuar marrëdhënie me ekipin themelues, të tjerët mund të jenë më të interesuar në produkte dhe në arritje të biznesit.

Në minimum, është mirë që të keni disa dokumente të gatshme përpara duke përfshirë një tavolinë, një hartë produkti, një analizë konkurruese dhe një parashikim financiar. Përtej asaj, të tjera kërkesa mund të vijnë gjithashtu, si p.sh diskutimet e konsumatorëve dhe zhytjen e thellë teknike, por këto më së miri duhet lënë deri sa biseda të bëhet më serioze.

Nëse shkoni në një takim me investitorët me këtë listë në mendje, gjasat janë se ju do të bëheni një mbledhës fondesh më efikas dhe do të rrisni vlerën e komoditetit tuaj më të vlefshëm: kohës.

/enterpreneur.com.al