5 Mënyra të Zgjuara se si Ndërmarrësit Mund të Gjejnë Punonjës të Mirë

Ju shpesh do të dëgjoni të tjerët duke u ankuar për sasinë e parave që ata fitojnë dhe se si të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë për shpenzimet e tyre.

Shumicën e kohës, ata kanë të drejtë. Për këtë shkak shumë njerëz punojnë disa punë në të njëjtën kohë për të pasur të ardhura më të mira. Edhe më keq, numri i njerëzve të cilët kërkojnë punë, disa prej tyre me aftësi vërtet të mira, nuk gjejnë kompani me pozita pune në dispozicion.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se dikush me aftësi të mira përshtatet me biznesin tuaj. Si një pronar biznesi, ju duhet të punësoni njerëzit e duhur, punonjësit me aftësi të përshtatshme për industrinë të cilët mund të ndihmojnë ekipin tuaj të avancohet. Suksesi afat-gjatë i kompanisë tuaj do të vendoset nga potenciali i njerëzve që ju punësoni.

Gjetja e njerëzve të duhur nuk mund të bëhet gjithmonë duke kërkuar njerëzit dhe duke iu ofruar atyre shumë para të cilat nuk mund ti refuzojnë. Unë kam theksuar disa mënyra se si të kërkoni talentët e duhur për biznesin tuaj.

  1. Kuptoni se të gjithë punonjësit tuaj formojnë një ekip të burimeve njerëzore

Ju duhet të keni tashmë një ekip të Burimeve Njerëzore, por për të rritur efikasitetin e projektit tuaj të punësimit, duhet të merrni në konsideratë nxitjen e punonjësve tuaj të tanishëm për të prezantuar në kërkimin e punonjësve të rinj. Ju mund t’u jepni atyre para shtesë nëse rekomandojnë një kandidat të mirë i cili punësohet dhe qëndron aty për një kohë të caktuar, le të themi gjashtë muaj deri një vit.

Sigurohuni që po u jepni atyre liri kreative në strategjinë e tyre të punësimit: Nuk ka rëndësi se a përdorin punonjësit tuaj promovimin përmes fjalëve të gojës ose mediat sociale. Gjëja e rëndësishme është se ju keni njerëz të cilët interesohen në sjelljen e disa talentëve të mëdhenj.

Nëse po ndiheni aventurier ose më kreativ se zakonisht, ju gjithashtu mund t’i bëni konsumatorët tuaj të zgjerojnë këto rekomandime. Mirëpo, ju duhet t’u besoni vetëm konsumatorëve tuaj më besnikë në këtë gjë, ata të cilët e dinë se si funksionon biznesi juaj dhe vlerësojnë aleancën e tyre me kompaninë tuaj.

  1. Investoni në një program trajnimi me pagesë

Kjo është një mënyrë e fuqishme për të gjetur talentët më të mirë. Krijoni një program trajnimi me pagesë i cili fokusohet në të diplomuarit më inteligjentë ose në studentë ende të pa-diplomuar të cilët po kërkojnë punë në industrinë tuaj.

Për të krijuar programin më të mirë të trajnimit, ju duhet të mësoni se pse këta njerëz po kërkojnë punë përderisa janë ende në shkollë. Sapo të kuptoni se çfarë i bën ata të interesuar, atëherë mund të krijoni diçka e cila përshtatet me karakterin e tyre të punës. Pastaj, kur ata të diplomojnë, ju mund të merrni ata më të talentuarit.

  1. Rrisni kërkimin e punësimit përmes shoqatave dhe departamenteve lokale

Sa më i fokusuar që të jetë kërkimi juaj për talentët, aq më shumë gjasa do të keni për të gjetur personin e duhur. Pothuajse çdo industri ka shoqatat, departamentet dhe organizatat e saj. Këta trupa zakonisht kanë një takim vjetor për këto arsye.

Kërkoni ato të cilat kanë procese akreditimi dhe certifikimi. Kjo ju tregon sa ata janë një trup profesional dhe një vend i mirë për të gjetur punonjësit potencialë të cilët kanë aftësitë e kërkuara për punë.

  1. Kërkoni brenda kompanisë tuaj

Jam i sigurt se ne të gjithë kemi dëgjuar, në një formë ose tjetër, thënien: ‘’Përgjigja juaj qëndron brenda jush’’. Epo, në kontekst biznesi, përgjigja ndonjëherë qëndron brenda kompanisë tuaj. Për këtë është e nevojshme të vlerësoni kohë pas kohe performancën e punonjësve tuaj.

Dhe ndoshta do të kuptoni se talenti të cilin e keni kërkuar për t’a punësuar  ka qenë në kompaninë tuaj gjatë gjithë kohës.

  1. Shënjestroni punonjësit e konkurrentëve tuaj

Ju tashmë e dini se punonjësit më të mirë të konkurrentëve tuaj kanë talent, dituri për industrinë, etikë të punës dhe prirjet për të cilat keni nevojë në një punonjës. Kjo është ajo që i bën ata kandidatë aq të mirë për t’i shënjestruar.

Mirëpo, ju duhet të keni durim kur merrni këtë rrugë, për shkak se ata janë kandidatë pasivë. Kërkoni ata në LinkedIn, përmes emailit ose telefonit, por jini të sjellshëm dhe respektues. Nëse ata ju refuzojnë, mos  u mundoni t’i detyroni. Por qëndroni të gatshëm nëse ata vendosin të lënë punëdhënësin e tyre aktual.

/enterpreneur.com.al