5 Mënyra të Pagabueshme për Menaxhimin e Stresit Ndërmarrësor

Pa dyshim, nisja dhe rritja e një kompanie të re mund të jetë brutale emocionalisht në fillim, dhe edhe pasi të keni një kompani të ngurtë, gjithmonë do të ketë strese me të cilat një kryeshef ekzekutiv duhet të përballet.

Të jeni në gjendje të menaxhoni atë stres dhe të mos e lejoni të ju marrë frymën është kritike. Është kritike të qartësoni marrjen e vendimeve dhe mirëmbatjen e një gjendjeje të fortë morale në ekipin tuaj.

Këtu janë pesë mënyra se si të mbani stresin tuaj nën kontroll:

  1. Gjeni një vend alternativ ku mund të vendosni energjinë tuaj.

Shumë ndërmarrës kanë një aktivitet të dytë në të cilin angazhohen i cili u mundëson të drejtojnë energjinë dhe agresivitetin e tyre për t’u liruar nga stresi. Disa luajnë sporte si golfi dhe tenisi. Disa bëjnë gara me makina. Disa bëjnë gjuajtje rekreative si gjuajtja me hark.

Edhe nëse  vendi juaj alternativ është vetëm të shkoni në palestër për një orë ose të vraponi 30 minuta, gjeni një vend i cili ju ndihmon të ndërroni fokusimin tuaj dhe pastaj drejtojeni energjinë tuaj diku tjetër.

  1. Meditoni vetëm dy minuta në mëngjes.

Ndërmarrësit kanë jetë aq kaotike sa që rrallë kanë kohë për të qartësuar mendjen ose për të reflektuar. Shpeshherë, momentet tona të qeta kalohen duke menduar për agjendën tonë ose për detyrën e radhës që e kemi.

Kaloni dy minuta në mëngjes duke numëruar frymëmarrjet tuaja dhe kjo do të qartësojë mendjen tuaj, do të lirojë presionin dhe do të ndjeheni të rifreskuar. Pjesa më e vështirë është të qetësoni mendjen dhe të mos mendoni asgjë për dy minuta. Duhet të bëni ushtrime, por në fund kjo ka sukses.

  1. Bëni bllokime ditore 30 deri në 60 minuta

Të gjithë dinë të planifikojnë ditën e tyre më përpara duke shkruajtur në listën e tyre një natë përpara. Por prapë, duke shikuar në listën e mbushur çdo mëngjes dhe duke pyetur veten se si do ia dilni me gjithë ato, do ju stresojë shumë.

Për mua e dobishme ka qenë të bëj bllokime ditore 30 deri në 60 minuta, pastaj të organizoj gjërat të cilat duhet t’i bëj. Kjo ju tregon se do t’i përfundoni ato dhe e bën hapin e parë më të lehtë.

  1. Zhvilloni një ritual mëngjesi.

Ka shumë përfitime në rituale mëngjesi, por njëri prej më të mirëve është të keni disa aktivitete të cilat i bëni çdo mëngjes, ju jep mundësinë të bëni disa fitore të vogla çdo mëngjes dhe të ndiheni më të fuqishëm për të vazhduar me gjërat e tjera.

Shpeshherë ajo lëvizje e hershme ju bën të ndiheni të pandalshëm në drejtimin e ditës tuaj.

  1. Fokusohuni në të sotmen.

Në vend se të shikoni se sa shumë punë keni para arritjes së qëllimit tuaj, fokusohuni vetëm në ato që duhet të bëni sot. Të shihni malin e tërë në të cilin duhet të ngjiteni është e frikshme dhe mund të shkaktojë vonim dhe stres. Por nëse shikoni vetëm në hapin e parë të cilin duhet t’a bëni sot është e lehtë.

Fokusohuni në një qëllim ditor të cilin duhet t’a përfundoni sot që të vazhdoni drejt qëllimit tuaj afat-gjatë. Nëse e bëni këtë çdo ditë në vit, do të arrini 365 qëllime ditore, dhe të krijoni lëvizje të mrekullueshme në biznesin tuaj.

Përkushtojuni shtimit të pakten dy prej këtyre ushtrimeve në shprehitë tuaja ditore, dhe do të jeni në gjendje të merrni vendime më të qarta dhe të fokusoheni në qëllimet e juaja në një mënyrë pozitive pa ju penguar stresi.

/entrepreneur.com.al