5 Mënyra për të Forcuar Shtysën Tuaj të Brendshme

Është normale të keni nevojë për shtytje për të punuar në diçka. Motivuesit e jashtëm si paratë dhe lëvdatat nuk mjaftojnë, ato ju motivojnë në fillim të rrugëtimit, por nuk ju dërgojnë deri në fund. Ju keni nevojë për shtysë më të fuqishme kur bota hedh pengesa në rrugën tuaj. Këtu janë pesë mënyrat e mia të preferuara për të forcuar shtysën time të brendshme kur kam nevojë për motivim.

Mbani shënime rregullisht.

Ju duhet të punoni për të krijuar këtë shprehi, por ia vlen. Mbajtja e shënimeve nuk është vetëm një mënyrë e mirë për të dokumentuar rrugëtimin tuaj; është gjithashtu një mënyrë që t’i vendosni mendimet dhe idetë tuaja në një letër që të fokusoheni në gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi. Ju mund të shkruani qëllimet tuaja, të bëni një listë të gjërave për të cilat jeni mirënjohës ose të shkruani ato që keni bërë gjatë javës. Keni pasur një ditë të keqe në punë? Shkruajeni atë, shënimet tuaja nuk do ju gjykojnë. A ju ka inspiruar diçka? Shkruajeni që t’a ruani për më vonë. Sapo të shkruani këto gjëra, ju do të keni kokë më të kthjelluar, dhe mund të kontrolloni ato faqe më vonë për t’u rikujtuar.

Përfshijuni në komunitetin tuaj.

Pavarësisht se a është personale apo profesionale, të jeni pjesë e një komuniteti është një mënyrë e mirë për të forcuar shtysën tuaj të brendshme. Një grup i njerëzve të cilët kanë të njëjtën mendje do ju mbështesin kur motivimi juaj fillon të bie. Një komunitet mbështetës gjithashtu do ju bëjë të ndjeheni të emocionuar për të punuar. Ngjarjet lidhëse brenda industrisë tuaj, hapësirat bashkëpunuese, grupet madje edhe forumet e biznesiit online mund të jenë një ndihmë fantastike nëse keni nevojë për motivim të lidhur me punën. Kur dëshironi të punoni në shtysën tuaj të brendshme, takimet lokale, këshilluesit dhe qendrat e komunitetit janë një vend i mirë për të filluar.

Mësoni të tjerët.

Mësimi i të tjerëve ka shumë dobi personale. Nganjëherë ju nuk e kuptoni se sa shumë dini deri sa duhet t’ia mësoni dikujt tjetër, e cila është një shtysë e madhe e vetëbesimit. Kur ju mësoni të tjerët, pavarësisht se a është një person apo disa persona, ju tregoni se jeni mjaftueshëm të suksesshëm për t’u konsideruar si burim i zgjuarsisë në atë zonë.

Njerëzit do të vijnë tek ju kur kanë pyetje për temën tuaj të preferuar, dhe ky është motivim i mjaftueshëm që të mprehni aftësitë tuaja dhe të shkoni drejt qëllimeve. Është qetësuese kur e dini se keni shkuar aq larg sa që mund t’i mësoni edhe të tjerët të kenë suksesin tuaj, por gjithashtu është edhe një kujtues që të shtyeni vetën pak më shumë për të mbajtur atë status të ekspertit.

Përëftyroni suksesin.

Si do të duket arritja  e qëllimeve tuaja? A do të jeni në gjendje të përballoni një anëtarësi në një hapësirë pune të bukur? A do të jeni në gjendje të shkoni në pushim? Injoroni shpërblimet materiale dhe fokusohuni në ato personale dhe shoqërore. A do të keni më shumë kohë për të kaluar me familjen çddo javë? A do të jeni në gjendje të flisni në konferencën më të madhe të industrisë vitin e ardhshëm?

Për disa njerëz, përëftyrimi i suksesit është i mjaftueshëm për t’i motivuar ata që të shkojnë drejt qëllimeve të tyre. Për disa të tjerë, i ndihmon t’i bëjnë ato koncepte konkrete duke krijuar një tabelë vizioni. Ju mund të bëni këtë duke përdorur një tabelë druri, disa faqe në fletoren tuaj, ose një tabelë në Pinterest. Vetëm gjeni fotografi të cilat përfaqësojnë idenë tuaj të suksesit, pavarësisht se a  janë fotografi nga Google të plazhit, fotografi të familjes tuaj, dhe pastaj ngulitni ato në tabelë. Nëse mbani tabelën tuaj të vizionit në një vend ku mund t’a shihni, ju do të keni një rikujtues të vazhdueshëm se pse duhet të shkoni drejt suksesit, edhe kur gjërat bëhen të vështira.

Praktikoni optimizmin.

‘’Nëse mendoni që mundeni ose nuk mundeni, keni të drejtë’’.

Ju me siguri keni parë këtë thënie nga Henry Ford me qindra herë, por është e vërtetë: Qendrimi juaj përbën shumicën e aftësive tuaja për të arritur një qëllim. Mua më pëlqen të mbaj një qëndrim pozitiv duke praktikuar optimizmin gjatë ditës. Në vend se të mendoj se nuk jam i mirë në diçka, unë them se është diçka në të cilën po punoj që të përmirësohem; në vend se të fokusohem në atë se sa nuk më pëlqen një detyrë e caktuar, unë mezi pres të bëj diçka e cila më emocionon.

Sigurisht, vetëm optimizmi nuk do ju dërgojë drejt suksesit, ju ende duhet të mbledhni burime dhe të përpiqeni, por do ju ndihmojë shumë që të arrini aty.

Një shtysë e brendshme e fuqishme do ju bëjë të vazhdoni përpara kur ju duket se keni humbur energjinë. Si e motivoni veten nga brendësia?

/entrepeneur.com.al