5 ide të gabuara mbi të bërit biznes në vendet në zhvillim

Kur krijova kompaninë time 5 vite më parë, misioni im ishte (dhe është ende), të sillja njohuritë globale në disa nga tregjet më interesantë në zhvillim. Sot ne organizojmë eventet më të mëdha globale në vende fantastike si Shqipëria, Serbia, Azerbaxhani, Gjeorgjia, Kazakistani, Katari, Egjipti, Maroku, Jordania dhe së fundmi këtë vit në Iran. Edhe pse të punosh në disa nga këto vende nuk është një shëtitje në park, shpërblimi në fund ja vlen netët pa gjumë dhe lodhjen e nervave.

Ajo që vazhdon të më tërheqë, edhe në ditët e somte, është reagimi i njerëzve kur iu tregoj për vendet në të cilat punoj. Jam i bindur se disa prej tyre, pavarësisht nga çfarë iu them unë, përsëri mendojnë që jam ndonjë tip spiuni që punon për ndonjë organizatë sekrete, çka mund të ishte vërtet ekzaltuese si përvojë, por është shumë larg të vërtetës.

Ndaj, më lejoni të ndaj me ju pikëpamjet e mia mbi disa nga idetë që keqkuptohen më shpesh mbi të bërit biznes në Azinë Qendrore, Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

5 ide të gabuara mbi të bërit biznes në vendet në zhvillim

  1. Duhet të keni kamera të instaluara gjithandej në dhomën e hotelit dhe duhet të ruheni gjatë gjithë kohës.

Këshilla ime është të mos shikoni më filmat me James Bond dhe ti lini paragjykimet në shtëpi. Nëse nuk jeni aty për të organizuar ndonje grusht shteti, do të jeni shumë mirë.

  1. Si mund të udhëtosh në këto vende kur nuk ka siguri?

Të gjithë po flasin se sa të pasigurta janë vende si Irani, Jordania, Maroku apo edhe Azerbaxhani. Nëse do të marr si shembull Azerbaxhanin, është ndoshta ndër vendet më të sigurta në të cilat kam qenë. Mund të ecni në mes të natës në rrugët e Baku-së dhe askush nuk do ju flasë apo t’ju ngacmojë. Amman-i në Jordani është një tjetër shembull i mirë për të cilin shumë media perëndimore krijojnë artificialisht probleme sigurie. Po, Jordania si shtet mund të mos jetë e pozicionuar gjeografikisht mes fqinjësh të mirë, por nëse ecën në rrugët e Amman-it, ju nuk do të provoni asgjë të pakëndshme. Përkundrazi, do të përjetoni shumë dashuri, mendje të hapura dhe fytyra miqësore.

  1. Ata duhet të jenë shumë të korruptuar dhe qeveria kontrollon gjithçka.

Kjo është vërejtja më e shpeshtë që dëgjoj për vendet në zhvillim. E vërteta është se për sa kohë ndjek rregullat dhe ligjet e një vendi, do të jesh në rregull. Askush nuk do të trokasë në derën tënde dhe do të kërkojë rryshfete të mëdha apo t’ju kërcënojë për jetën. Çelësi i suksesit në pjesën më të madhe të këtyre vendeve është gjetja e një partneri lokal serioz. Dikë që i njeh mirë rregullat dhe ligjet e vendit. Gjetja e një partneri të tillë mbase nuk është e lehtë por kur ta keni gjetur, atëherë ju jeni në rrugën drejt suksesit.

  1. A mund të pihet alkoli aty? A nuk janë ata tepër të rreptë si muslimanë?

Po, në shumicën e këtyre vendeve mund të pini alkoli, përveç Iranit. Edhe pse ato janë zyrtarisht vende muslimane, si një i huaj ju mund të kryeni pothuajse të gjitha gjërat që bëni në shtëpi. Por kujtohuni qe nuk jeni në Neë York. E dini shprehjen – Në Romë silluni si Romak. Ndiqni rregullat, mos veproni sikur dini gjithçka dhe mos dilni jashtë me ndjesinë se mund të bëni gjithçka që dëshironi. Unë irritohem shpësh kur lexoj lajme të tipit – Një Unë irritohem shpësh kur lexoj lajme të tipit – Një çift nga Perëndimi arrestohet pasi po bënin seks në një plazh të Dubait dhe ata flasin se sa jo-demokratike është shoqëria aty. Njerëz, ju do të arrestoheshit në çdo vend të botës për një akt të ngjashëm, përveçse në Dubai. Respektoni lirinë që shoqëria ju jep por respektoni gjithashtu edhe traditat lokale.

  1. Oh Zot, po bën biznes në Iran! A nuk është vendi më i çuditshëm në botë?

Ok, do ju them diçka. Mos besoni veç atë që lexoni në Google. Përpara se të shkoja në Iran herën e parë, shpenzova disa javë duke kërkuar në internet për zakonet, sistemin dhe mënyrën e jetesës dhe e them hapur që pata frikë. Por sapo vura këmbën në atë vend, rashë në dashuri me të. Disa nga të rinjtë më të shkëlqyer, më të talentuar dhe më të edukuar jetojnë në Iran. Dhe ata do ju trajtojnë me respekt. Ata do ju ftojnë në shtëpitë e tyre dhe do përpiqen që ju të kaloni sa më bukur në vendin e tyre. Kur mendoj për këtë, Iran është ndoshta një nga vendet më mikpritëse në botë. Ata janë të hapur për të bërë biznes dhe ata do të bënin të pamundurën për t’ju ndihmuar.

Dhe së fundi doja të shtoja se bota është një vend i bukur. Si njerëz, për fat të keq, ne tentojmë të shohim vetëm anët e këqija të saj. Duhet të kuptojmë që secila shoqëri dhe vend në botë janë të ndryshme. Nuk mund të prisni të shikoni të njëjtën mënyrë të bëri biznes si në Perëndim ashtu edhe në vende të tjera. Përpiquni të tregoheni mendje hapur dhe te kuptoni historinë e vendit ku po shkelni. Përpiquni të kuptoni përse gjërat janë ashtu siç janë. Nëse do të shkoni në një vend me një ndjesi negative, ju do të shikoni vetëm anët e këqija, por nëse jeni mendje hapur dhe ju pëlqen aventura do të kuptoni që disa nga vendet të cilat kanë imazhin si jo-demokratike dhe të pasigurta, janë aktualisht vendet me njerëzit më të dashur dhe me kulturat më të pasura. Ne jemi të gjithë banorë të Tokës, mos gjykoni dhe hapeni mendjen ndaj të ndryshmes. Kohëra fantastike do t’ju dalin përpara në rrugën tuaj!