5 gjërat themelore të përditshme për të ndërtuar një biznes të suksesshëm online

Kur shikon statistikat se sa njerëz logohen në Internet dhe media sociale, gëzohesh. Si asnjëherë më parë nuk kanë ekzistuar gjithë këto mundësi të përqëndruara në një vend të vetëm. Sot, nuk ka nevojë që të dërgoni email direkt ose të paguani për reklama nëpër gazeta.

Sot, mund të paguash për një reklamë në Facebook dhe mund të arrish më shumë njerëz se sa mund të arrije me të gjitha përpjeket e tjera të marra së bashku. Për ata sipërmarrës që sapo kanë nisur këtë rrugë, nuk është e nevojshme që të shpenzoni një qindarkë, por sërish mund të keni një audiencë që mund t’ju drejtojë drejt një biznesi të ri.

Të arrish te miliarda njerëz potencialë online është më e lehtë ta thuash me gojë se sa ta bësh, gjithsesi. Jo pak sipërmarrës, kanë hequr dorë si rezultat i streseve të shkaktuara nga koha dhe përpjekjeve për të ndërtuar një fondacion online. Ja 5 taktika sipërmarrësit e suksesshëm online përdorin për të ndërtuar një fondacion dhe bizneset e tyre.

1. Ata krijojnë angazhim

Ditët e sotme ju mund të blini një “ndjekës”. Ndjekësit e Twitter dhe Instagram dhe pëlqimet nga Facebook janë të gjitha potencial shitjesh. Ju mund të blini edhe një listë emailesh, por të blesh një audiencë nuk ka kuptim sepse nuk krijon angazhim. Shumë herë, këta janë njerëzit që nuk do të ndërveprojnë ose nuk duan t’ia dinë se çfarë bëni ju.

Sipërmarrësit e suksesshëm online krijojnë biseda që i bën njerëzit të flasin dhe të ndajnë eksperienca. Kur ata postojnë përmbajtje të caktuara në faqen e tyre online ose në mediat sociale objektivi i tyre është që komuniteti të ndërveprojë. Ky ndërveprim bën që njerëz të tjerë të kontrollojnë atë se çfarë po bëjnë ata dhe çfarë kanë për të ofruar.

Mund të keni shumë ndjekës, por nuk ka dobi nëse nuk ka angazhim.

2. Ata vazhdojnë të ndërtojnë audiencën e tyre 

Kur mendon se pse sipërmarrësit dështojnë, është sepse ata kanë qenë të fokusuar te sistemet dhe jo tek audienca. Ata janë gjithmonë duke përmirësuar website-in e tyre, duke lëshuar një e-book të ri dhe duke krijuar grafika të personalizuara në Canva. Ata kanë bërë gjithçka për të rënë në sy, por nuk kanë patur asnjë audiencë për t’i parë përpjekjet e tyre.

Ka mënyra të panumërta me të cilat mund ta ndihmosh biznesin tënd, por nuk kanë asnjë kuptim nëse nuk ka një audiencë për to. Sipërmarrësit e suksesshëm online shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre për të ndërtuar audienca nëpërmjet:
• Duke ftuar miqtë të postojnë;
• Duke shkruar për autoritete të larta si portalet e famshme: Forbes, Inc. etj;
• Duke lëshuar regjistrime audio për shkarkim në internet gjatë të cilave intervistohen.

Këto janë disa nga strategjitë që mund të përdorni që audienca mund t’ju ndjekë online. Në formën e saj më të thjeshtë, nëse nuk keni një audiencë, shkoni atje ku audienca ndodhet dhe tregojuni se pse duhet t’ju ndjekë ju.

3. Ata nuk ndikohen nga zilia

Në kohët dhe ditët e sotme, ne jemi të ekspozuar ndaj suksesit të sipërmarrësve të tjerë në mënyrë publike. Mund të jetë një shok në Facebook ose një video audio që dëgjon, por dikush që po bën atë që po bëni ju pati një fitore aty ku ju nuk mundët dot. Zilia fillon t’ju kapë dhe ju devijon nga rruga juaj.

Kur jeni i fokusur te dikush apo diçka tjetër, keni humbur fokusin nga misioni dhe objektivat tuaj. Nëse dikush tjetër është i suksesshëm, përgëzojeni dhe ndërkohë futjuni punës që të ndërtoni biznesin tuaj. Nuk ka kohë që të shpërqëndroheni nga zilia.

4. Ata shtojnë vlerë të pamohueshme

Pak rëndësi ka se çfarë është outputi i tyre, ai është cilësor. Ju mund të ekspozoheni në vende të tjera, por kur njerëzit kthehen te website juaj, ata duhet të shohin vlerë. Përpjekjet tuaja më të mira duhet jenë mbi përmbajtjen e website-it tuaj, listën e emaileve dhe kanaleve të mediave sociale. Nuk ka më mirë kur njerëzit duan t’u tregojnë të tjerëve atë që po bëni ju.

5. Ata mësojnë në mënyrë konstante 

Mbingarkesa e trurit me informacione është e rrezikshme, por sipërmarrësit e suksesshëm online mësojnë gjithmonë mënyra për të mprehur aftësitë e tyre. Ata fokusohen në të mësuarin që i ndihmon për hapat e rradhës, dhe jo në ndjekjen e objekteve të shkëlqyeshëm që janë moda e javës.

Kur përpjekjet fokusohen dhe ndërmerren taktikat e duhura, ju mund të ndërtoni një biznes online që ju jep avantazhin e pavarësisë nga vendndodhja. Ju mund të operoni në një biznes që dashuroni nga çdo vend i botës. Qëllimi i çdo biznesi është liria. Përdorni këto taktika për ta bërë realitet lirinë që doni.

Statistikat mbi bizneset online që mbijetojnë dhe kanë sukses janë vërtet të zymta. Të mundësh paragjykimet dhe të krijosh një biznes të suksesshëm kërkon kohë dhe mund. Kur keni dyshime, fokusohuni të ndërtoni audiencën që ju duhet. Kur e keni audiencën, ju mund të krijoni produkte dhe shërbime bazuar në feedbackun e audiencës, e cila është ajo që do të krijojë më shumë shitje për ju. Mënyrë tjetër nuk ka.

/businessmag.al