5 Gjërat Themelore për të Cilat Ndërmarrësit kanë Nevojë për të Pasur Sukses

Njëra prej kënaqësive më të mëdha që kam pasur gjatë karrierës time është mundësia për të folur me ndërmarrës ambicioz se çfarë duhet pasur për të qenë i suksesshëm në ambientin e sotëm konkurrues të biznesit. Kur i takoj këta individë, unë them direkt: Ka pesë përqind dallim në mes të qenit i mirë dhe shumë i mirë. Të gjithë neve na ofrohet mundësia për të qenë shumë të mirë. Dhe përderisa nuk ka asnjë formulë të suksesit, këtu janë pesë mësimet më të rëndësishme, nga dekadat e përvojës time në biznese të vogla dhe të mëdha, të cilat më kanë ndihmuar të kem sukses dhe të rritem:

  1. Pranoni përçarjen

Ju rriteni duke u mësuar të ‘’ngritni dorën’’ dhe të ‘’kërkoni leje’’. Nuk e keni dëgjuar shpesh dikë duke thënë se përçarja është një gjë e mirë. Unë jam këtu për t’iu treguar se është e nevojshme nëse dëshironi të jeni një ndërmarrës i suksesshëm. Do të vijë një kohë kur nuk mund të rrini ulur dhe të prisni radhën tuaj. Duhet të merrni iniciativën dhe të mos frikësoheni të përçani. Në ambientin e sotëm të biznesit, shpejtësia fiton garën. Bizneset duhet të lëvizin më shpejtë se kurrë më parë për të mbijetuar. Njerëzit shumë shpesh mbështeten në atë të cilën e dinë se funksionon dhe e mirëmbajnë atë status. Nuk mund të bëni të njëjtën gjë vazhdimisht dhe të prisni të arrini një  nivel të ri. Mos u frikësoni të tregoni udhëheqjen duke ndërmarrë rreziqe. Përçani!

  1. Bëhuni lojtar i ekipit në një ekip të shumëllojshëm.

Nga ditët e mia të universitetit si futbollist mbrojtës, e di rëndësinë e punës së ekipit. Biznesi është një ekip sporti. Kurrë nuk kam takuar një individ i cili mund të përmbushë një detyre komplekse të biznesit më mirë se një ekip i fokusuar në të njëjtën detyrë. Pothuajse gjithçka që bëni në biznes kërkon bashkëpunim, ‘koreografi’ dhe pjesëmarrje bujare për të pasur sukses. Ndërtimi i një ekipi kompetent dhe të larmishëm do ju japë mundësinë për mendime të shumëllojshme dhe përçarëse për përrmirësimin e biznesit. Kur menaxhoni ekipin tuaj, largohuni nga hierarkitë tradicionale, dhe shikoni më shumë struktura horizontale të cilat do të motivojnë njerëzit që të punojnë së bashku.

  1. Definoni vizionin tuaj se si duket suksesi.

Ndërmarrësit e suksesshëm kanë vizione afat-gjate. Ata definojnë atë se si dëshirojnë që biznesi i tyre të duket pas pesë vitesh, dhjetë vitesh, pesëmbëdhjetë vitesh, dhe edhe më tutje. Kur vendosni të krijoni një vizion, duhet t’i bëni vetes disa pyetje: Ku dëshiron të shkosh? Çfarë po të ndalon nga shkuarja atje? Në çdo rrugëtim do të ketë ngritje dhe ulje. Vizioni juaj ju mban në tokë dhe të fokusuar në qëllimin tuaj. Çdo ndërmarrës i suksesshëm i cili merr këtë rrugëtim vazhdimisht duhet t’a pyesë veten disa pyetje kritike: Çfarë po shkon mirë? Çfarë po shkon keq? Çfarë duhet të bëjmë ndryshe? Si të lëvizim në mënyrë të duhur?

  1. Trajnoni çdo ditë.

Njerëzit shumë të suksesshëm janë punëtorë të mëdhenj. Rruga drejt suksesit ndërmarrësor nuk është një rrugë një milje ose dy milje, është një maratonë. Dhe si çdo maratonë, nuk ka rrugë alternative për fitore. Kaloni pesë minuta shtesë për t’i dërguar një shënim falenderimi kolegut tuaj ose për të arritur te një konsumator i ri për t’u siguruar se problemi i tyre është zgjidhur. Unë kurrë nuk kam vënë bast në fat sepse nuk isha një njeri i cili priste fatin. Unë arrita aty nga puna e vështirë, duke mos u larguar nga etika ime, gjithmonë duke marrë hapin shtesë dhe duke e ditur se si duket vizioni  i suksesit.

  1. Argëtohuni.

Kjo është e thjeshtë. Argëtohuni. Kur shijoni punën tuaj, gjithmonë do të shquheni, dhe gjasat që të arrini qëllimet tuaja janë më të mëdha. Më tutje, pasioni dhe emocioni për biznesin tuaj bëhet ngjitës. Punonjësit tuaj do të shquhen, njëjtë edhe angazhimi ndaj biznesit. Klientët dhe konsumatorët gjithashtu do të jenë të angazhuar dhe të inspiruar, për shkak se pasioni juaj ofron siguri për cilësinë e produktit ose shërbimit.

Çfarëdo roli që luani në organizatë, ju keni mundësinë të jeni inovator dhe nismëtar i definimit të vizionit për të ardhmen. Ju inkurajoj të kaloni limitet e asaj që është e mundur dhe të punoni më shumë se kurrë, dhe me siguri do të arrini gjithçka.

/entrepreneur.com.al