5 gjërat që duhet të bëni përpara se të flini

Të bësh një gjumë të qetë gjatë natës kërkon pak përgatitje.

Jeta është shumë e shkurtër për të qenë i lodhur gjatë gjithë kohës. Zgjidhja e qartë për këtë realitet është të maksimizoni cilësinë e gjumit tuaj, duke marrë sa më shumë energji gjatë çdo ore që ju flini në shtratin tuaj. Sigurisht, nuk ka zëvendësim për kohën e mjaftueshme të gjumit, por njerëzit e shëndetshëm dhe të suksesshëm e dinë se disa veprime të thjeshta mund të sigurojnë që ata të zgjohen të çlodhur dhe të gatshëm për të vazhduar punën e tyre. Kjo është arsyeja pse ata gjithmonë bëjnë këto gjëra para se të flenë.

Vendosni një orar
Hapi i parë dhe më i mirë që ju mund të merrni për të patur një gjumë më të mirë është të vendosni një orar të caktuar të gjumit dhe ta respektoni atë – madje edhe në fundjavë dhe festa. Për rezultate më të mira, mos u përpiqni të luftoni ritmin tuaj personal. Disa njerëz janë të programuar për të qëndruar zgjuar vonë në darkë, ndërsa të tjerë zgjohen herët. Respektoni preferencat e trupit tuaj nëse është e mundur.

Po luftoni shumë për të mbajtur këtë orar? Nëqoftëse “duke qëndruar në rrugën e duhur me një rutinë të gjumit qetësues është praktikisht e pamundur për ju, konsideroni vendosjen e një alarmi – për të shkuar në shtrat”, sugjeron HuffPo.

Kontrolloni pijet që konsumoni para se të flini
Ju jeni padyshim në dijeni që duhet të jeni të kujdesshëm për të mos konsumuar kafeinë vonë gjatë ditës, nëse doni të bëni një gjumë të mirë, por a e dini se alkooli mund të prish gjumin tuaj? Të pish alkool para se të flesh mund të të bëjë të ndihesh i lodhur në kohën e gjumit, por ajo do t’a bëjë gjysmën e dytë të natës tuaj edhe më shqetësuese dhe më pak çlodhëse. Kështu që sigurohuni që gota e verës që pini gjatë ditës të jetë jashtë trupit tuaj kur shtriheni për të fjetur.

Fikni të gjitha pajisjet elektronike
Drita blu që del nga kompjuteri juaj dhe pajisjet e tjera mund t’ju mbajë zgjuar, kështu që fikini ato një orë ose dy para se të shkoni në krevat (kjo do t’ju ndihmojnë gjithashtu të qartësoni kokën).

Ose provoni F.lux. F.lux është një aplikacion falas i cili bën që “ngjyra e ekranit të kompjuterit tuaj të dallojë nëse është dritë apo errësirë, duke e ndihmuar trupin tuaj të dalloj se koha e gjumit është afër”, shpjegon Dr. Michael Terman, bashkë-autor i librit “Reset Your Inner Clock”.

Ushtrohuni
Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëqoftëse keni shpenzuar një pjesë të mirë të ditës përkulur mbi një kompjuter, ose një qëndrim që të le në fund të ditës me shumë tension. Do të ishte mirë të bëni joga pasi ndihmon shumë në shtendosjen e muskujve dhe në çlodhjen e trupit.

Mos u stresoni
Një orar gjumi i rregullt është diçka shumë e mirë, por mos u bëni një skllav i planit tuaj apo të stresoheni nëqoftëse ju nuk jeni të përgjumur në kohën “e duhur”.

Më e mira do të ishte që të angazhoheni pak më shumë në aktivitetet tuaja të preferuara për t’u relaksuar para se të flini siç ishte rasti më sipër i jogës.

” T’i ngulitësh sytë orës në dhomën e gjumit kur jeni duke u përpjekur t’ju marr gjumi ose kur zgjoheni në mes të natës, mund të rrisë stresin, duke e bërë më të vështirë të bini në gjumë. Kthejeni kokën nga ana tjetër,” sugjeron site i Harvard për gjumë./businessmag.al

 

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj