5 Gabime Udhëtimi që Këto Ndërmarrëse Bënë të Cilat Ju nuk Duhet t’i Bëni

Për shumë ndërmarrës, udhëtimi është pjesë e përshkrimit të punës për të filluar, udhëhequr dhe rritur një kompani. Dhe mund të jetë një problem i madh. Nga humbja e fluturimeve në harrimin e dokumentave të rëndësishëm, gabimet e udhëtimit mund të stresojnë një biznesmen dhe të ndikojnë negativisht në kompaninë e tyre.

Gratë ndërmarrëse udhëtuan përreth Shteteve të Bashkuara për të ndjekur konferencën e grave Circular Summit në Houston. Entrepreneur pati mundësinë të pyesë disa prej tyre se çfarë  gabime kishin mësuar gjatë këtyre udhëtimeve.

  1. Zgjedhja e modës në vend të rehatisë.

‘’Unë kam udhëtuar shumë rreth botës për takime biznesi, duke vrapuar vazhdimisht nëpër dysheme të fabrikave, dhoma të bordit dhe aeroporte. Përderisa një palë këpucë me take mund të duken bukur në zyrë për takime, ato mund t’a bëjnë jetën të padurueshme kur po vrapon në një aeroport të madh me bagazhin tuaj.

‘’Dikur, në Hong Kong gjatë pushimit, unë kisha një palë këpucë të mrekullueshme të cilat i kisha kombinuar me kostumin tim në mes të takimeve të mia të mëngjesit dhe të mbrëmjes. Këpucët dukeshin mirë, por këmbët e mia ishin të shkatërruara, për arsye se kisha ecur shumë.

‘’Ky gabim i  këpucëve bëri udhëtimin tim tre javor në Azi të padurueshëm, për shkak të flluskave të cilat shëroheshin ngadalë. Unë tani udhëtoj me një garderobë më të thjeshtë dhe marr vetëm këpucë të cilat mund  t’i qëndrojnë testit të vrapimit’’.

-Erin Gore, themeluese dhe kryeshefe ekzekutive e The Garden Society, kompani e përzierjes së kanabisit e filluar në fillim të vitit 2016.

  1. Të qenit e prekshme ndaj plaçkitjeve.

Pasi u plaçkita jashtë vendit, unë gjeta disa shalla të rrumbullakët me zinxhirë në ta në Etsy pa të cilat nuk udhëtoj kurrë. Unë mund të mbaj pasaportën, kartën e kreditit, çelësat dhe buzëkuqin ngjyrë rozë të fshehur në shallin rreth qafës time. Ua kam bërë dhuratë shoqeve pasi i zbulova ata’’.

-Cindy Whitehead, themeluese e The Pink Ceiling, një firmë e fokusuar në ndihmën e grave ndërmarrëse.

  1. Të qenit e papërgatitur me mjete digjitale.

‘’Duke mos pasur laptop të mbushur plot është shkatërrim i produktivitetit. Prizat në ulëse gjysmën e kohës nuk punojnë. Dhe nuk mund të llogaris kurrë në Wi-fi, gjithashtu. Unë gjithmonë udhëtoj me një laptop të mbushur plot dhe me një iPad Pro, me projekte të para planifikuara, për punë produktive dhe të pa ndërprera.’’

-Jessica Herrin, themeluese dhe kryeshefe ekzekutive e Stella & Dot Family Brands, një biznes i rrjeteve sociale

  1. Lejimi i stresit të udhëtimit të ndikojë në mënyrën më të keqe.

‘’Unë kam detyruar veten të kuptoj se nuk jam duke shëruar kancerin, kështu që nëse vonohem për të arritur diku, të gjithë do të mbijetojnë dhe do të shfrytëzojnë kohën e vonesës për të bërë disa mendime cilësore, për të lexuar ose medituar.

‘’Së fundmi unë isha e caktuar të fluturoja në Helsinki për të shkuar në arktikun Finlandez. Kur arrita në JFK, mësova se fluturimi im ishte shtyer për shtatë orë dhe se do të humbisja lidhjen time ditën tjetër në Finlandë.  Ishte shokuese dhe do të thoshte se udhëtimi im do të kishte një ditë më pak se sa ishte planifikuar. E ndjeva veten duke u nervozuar dhe stresuar pastaj e kuptova se do të arrija atje, dhe është koha të qetësohem. Përfundova duke blerë një novelë të këndshme dhe duke u kënaqur në sallën e pritjes  për të kaluar shtatë orët dhe të kënaqja veten me disa gota shampanjë’’.

-Susan McPherson, themeluese e McPherson Strategies, një konsulencë e komunikimeve e fokusuar në përgjegjësitë shoqërore.

  1. Duke mos qenë mjaftueshëm e pushuar.

‘’Mua më zuri gjumi në shpatullën e nje të panjohuri njëherë pas një diskutimi. Ai ishte shumë i mirë, por u sigurua që t’a përmendte kur ndamë rrugët se kisha nevojë për gjumë. Tani unë mbaj këtë jastëk qafe të mrekullueshëm për t’u siguruar se nuk do t’a përdor personin afër meje si jastëk’’.

-Katy Aucoin, themeluese e Dearduck, një aplikacion i dhënies së dhuratave

/entrepreneur.com.al