5 Franshizat që Admiruesit e Kafshëve mund t’i Nisin Tani

Mund të jetë befasi që të mësoni se industria e shërbimeve për kafshët është njëra prej industrive që po rritet më së shpejti në Amerikë, por është e vërtetë. Në të vërtetë, Amerikanët pritet të shpenzojnë afër 70 miliardë dollarë në kafshët e tyre këtë vit, sipas Asociacionit të Produkteve për Kafshët.

Për këtë shkak  asnjëherë më parë nuk ka qenë koha më e duhur për të hyrë në këtë trend dhe për të investuar në një industri të madhe. Kështu që, ne u zhytëm thellë në Listën e 500 Franshizave për të gjetur mundësi të lidhura me kafshë të cilat janë të përballueshme, kanë dëshmuar potencial të rritjes dhe ofrojnë mbështetje të madhe.

  1. Camp Bow Wow

Radhitja në 500 Franshizat të Entrepreneur:  204

Investimi fillestar:  409,701 dollarë në 1,095,359 dollarë

Tarifa fillestare e franshizës:  50,000 dollarë

Franshiza të reja në vitin 2017:  8 njësi(+ 6.3 përqind)

Pse mund të përshtatet me ju:  E hapur në vitin 2000 dhe së pari e franshizuar në vitin 2003, Camp Bow Wow është si shërbimi i kafshëve Four Seasons me kamera direkte të cilat u japin mundësi konsumatorëve të kontrollojnë kafshët e tyre me një proces ekrani i cili i bën të sigurohen se cdo qen po shoqërohet në mënyrë të duhur dhe po vaksinohet. Kështu që, nëse keni pasion për kujdesin e kafshëve, Camp Bow Wow mund të jetë franshiza e duhur për ju.

  1. Pet Supplies Plus

Radhitja në 500 Franshizat të Entrepreneur:  49

Investimi fillestar:  550,400 dollarë në 1,307,400 dollarë

Tarifa fillestare e franshizës:  49,000 dollarë

Franshiza të reja në vitin 2017: 25 njësi (+7.6 përqind)

Pse mund të përshtatet me ju:  Është shumë e lehtë të franshizoni Pet Supplies Plus. Nga kompanitë në listë, Pet Supplies Plus është më e madhja dhe që është rritur më së shpejti. Çdo dyqan, në mesatare, ka shitje rreth 2.5 milion dollarë në vit, sipas Pet Supplies Plus.

  1. Dogtopia

Radhitja në 500 Franshizat të Entrepreneur:  215

Investimi fillestar:  367,625 dollarë deri 837,075 dollarë

Tarifa fillestare e franshizës:  49,500 dollarë

Franshiza të reja në vitin 2017: 5 njësi(+12.8 përqind)

Pse mund të përshtatet me ju:  E themeluar në vitin 2002 dhe e franshizuar prej 2005, Dogtopia ofron kujdesje ditore dhe shërbime spa për qentë. Ndryshe nga kompanitë tjera në këtë listë, Dogtopia fokusohet vetëm në qenë, për këtë shkak kjo mund të jetë e përsosur për një person i cili nuk i duron macet, zogjtë ose kafshët e tjera.

  1. Wag N’Wash Natural Food & Bakery

Radhitja në 500 Franshizat të Entrepreneur:  448

Investimi fillestar:  445,160 dollarë deri 635,235 dollarë

Tarifa fillestare e franshizës:  40,000 dollarë

Franshiza të reja në vitin 2017: 2 njësi(+22.2 përqind)

Pse mund të përshtatet me ju:  Për ata të cilët pëlqejnë dhurimet, Wag N’Wash Natural Food & Bakery ndryshon nga të tjerat duke i dhënë shumë para konsumatorëve përmes shpërblimeve të blerjes, kuponëve, programeve të ushqimit falas dhe tjera promovime të brendshme. Gjithashtu mbështet organizatat jo fitimprurëse lokale dhe u  dhuron ushqim të kafshëve grupeve lokale.

  1. EarthWise Pet Supply

Radhitja në 500 Franshizat të Entrepreneur:  450

Investimi fillestar:  211,000 dollarë deri në 476,000 dollarë

Tarifa fillestare e franshizës:  39,500 dollarë

Franshiza të reja në vitin 2017: 4 njësi(+11.8 përqind)

Pse mund të përshtatet me ju:  Me bazë në Portland, Ore, nuk mund të jetë befasi se një kompani e quajtur Earthwise Pet Supply fokusohet më shumë në produkte të gjelbra dhe të reciklueshme se sa disa kompani të tjera në listë. Plus, me një tarifë 39,500 dollarëshe të franshizës, Earthwise Pet Supply është më e arritshme se të tjerat në listë.

//entrepeneur.com.al