5 Elementet e Domosdoshme për Udhëheqje Efikase

Udhëheqja dhe trajnimi i një personi, e lëre më i një organizate të tërë, mund të jetë një gjë e frikshme. Njerëzit dhe ekipet janë komplekse. Në çdo situatë të udhëheqjes, ka shumë gjëra të cilat mund të shkojnë keq.

Trajnuesit më efikasë ndajnë procesin e trajnimit në objektiva më të vogla dhe pastaj fokusohen në organizimin e tyre në mënyrë strategjike. Nëse tentoni të kaloni njërën nga këto faza, ju do të kuptoni se audienca e juaj është më pak e hapur ndaj iniciativave të reja të suksesit.

Këtu janë pesë elemente themelore të trajnimit efikas, në rend kronologjik në vend të rendit sipas rëndësisë:

  1. Ndërtoni besim duke zhvilluar një marrëdhënie të vërtetë.

Udhëheqësit më të mirë koncentrohen më shumë në suksesin e ekipit të tyre se sa në atë të vetin. Sa herë që veprimet e një udhëheqësi nuk reflektojnë këtë filozofi, do të ketë trazira.

Për këtë shkak besimi është i rëndësishëm. Nëse besimi nuk është i vendosur fillimisht, do të jetë shumë e vështirë që të keni ndikim. Një udhëheqës nuk duhet kurrë të supozojë se titulli i tyre përfaqëson besimin, ai duhet të fitohet. Kjo kërkon jo vetëm kohë por gjithashtu edhe fokusim të vërtetë dhe të qëllimshëm në njohjen e çdo anëtari të ekipit dhe të qëllimeve dhe ambicieve të tyre.

  1. Dëgjoni, dëgjoni, dëgjoni.

Unë kam gabuar kur kam punuar me një anëtar të ri të ekipit dhe menjëherë kam kaluar në gjendje diagnostikuese, duke provuar të rregulloj gjithçka njëherazi. Duke filluar të përshkruaj zgjidhjet në vend se t’i dëgjoj me kujdes, unë nxitoja në reagime të cilat kishin mungesë të kuptimit kontekstual.

Unë po jepja këshilla të cilat kishin mungesë të nuancës kritike e cila ishte e nevojshme për të bërë ndryshim. Arti i dëgjimit nuk i tregon ekipit tuaj vetëm se kujdeseni dhe dëshironi të dëgjoni prej tyre, por gjithashtu bën mrekulli në ndërtimin e një marrëdhënie të fuqishme.

  1. Përdorni pozitivitetin si bazën tuaj.

Udhëheqësit e mirë janë inkurajues të mrekullueshëm. Në thelbin e tyre, ata janë njerëz të cilët nxjerrin më të mirën nga të gjithë duke i mbështetur dhe duke i udhëhequr në atë mënyrë që rrezatojnë  energji.

Këto rrezatime janë të mira në zhvillimin e marrëdhënieve. Udhëheqësit efikasë kanë një dëshirë për ndërtimin e marrëdhënieve të cilat forcohen me kohë.

Me fjalë të tjera, sa më shumë që ato zgjasin, aq më i fuqishëm do të jetë niveli i besimit dhe lidhjes. Thellësia e vërtetë rrallë do të vendoset në mes të dy palëve nëse njëri funksionon nga një bazë e negativitetit. Drejtorët më ndikues në çfarëdo organizate, duhet të ndikojnë tek të tjerët përmes pozitivitetit i cili duhet të jetë i domosdoshëm.

  1. Shënjestroni një objektiv.

Marrëdhëniet dërgojnë në besim, dhe pozitiviteti prodhon gadishmërinë. Vendosja e këtyre lidhjeve të fuqishme krijon ambientin e duhur për një udhëheqës që të trajnojë dhe të këshillojë.

Çelësi i kësaj është që udhëheqësi të fokusojë shikimin e tij në një qëllim për çdo anëtar të ekipit në moment. Përgjithësisht, përderisa po i kërkoni një anëtari të ekipit të rritet në një zonë, atyre gjithashtu do t’u kërkohet që të vazhdojnë të jenë kompetentë në shumë aspekte tjera të përshkrimit të tyre të punës.

Për shkak se shumë role të sotme biznesi janë shumëdimensionale, është më e rëndësishme të identifikoni një zonë depërtimi të vetme në një kohë. Një fokus më i shënjestruar nuk do të rrisë vetëm gjasat e përparimit më të madh, por do të krijojë vetëbesim se edhe tjera qëllime mund të arrihen në të ardhmen.

  1. Jini vazhdimisht prezentë.

Çdo anëtar të ekipit të cilin do t’a udhëheqni do të ketë ulje dhe ngritje në jetën e tyre pa pasur një shef i cili është më se i nevojshëm. Udhëheqësit efikasë janë në përputhje me temperamentin, mesazhin, dispozicionin dhe në misionin e tyre. Sikur reklamat, një qasje në përputhje është shumë efikase në ndërtimin dhe krijimin e ndryshimeve dhe përmirësimeve.

Biblotekat rreth botës janë të mbushura me ide të sofistikuara se si të udhëhiqni dhe të keni ndikim. Udhëheqësit më të mirë marrin shumë ide parasysh dhe përshtatin një stil i cili u shkon atyre. Pa dyshim, ka stile të shumëllojshme të udhëheqjes dhe qasje të cilat të gjitha mund të kenë ndikim domethënës.

Mirëpo, është e vështirë të gjeni qasje efikase të cilat nuk theksojnë pesë elementet themelore të zhvillimit të besimit, dëgjimit të vëmendshëm, përforcimit pozitiv, shënjestrimit dhe përputhjes.

/entrepreneur.com.al