5 cilësitë e njerëzve të suksesshëm

A kanë sipërmarrësit e suksesshëm cilësi të veçanta?

Pas shumë viteve eksperiencë personale dhe drejtimi, unë kam zbuluar se sipermërrësit ndajnë cilësi të njëjta që i bëjnë ata më të sukseshëm. Fatmirësisht, të gjitha këto cilësi mund të mësohen. Mjafton vetëm pak përkushtim.

A janë këto veçori të ngjashme për ju?

Disiplina

Veçoria e parë e të gjithë sipërmarrësve të sukseshëm është dsiplina. Disiplina është një kualitet tepër i rëndësishëm për të aptur sukses në jetë dhe në biznes. Nëse mund t’a disiplinon veten duke bërë ato që duhet të bëni, edhe nëse iu pëlqen apo jo, suksesi juaj është i garantuar. Disiplinimi kërkon kontroll, përgjegjshmëri dhe menaxhim të vetes.

Diferenca mes sipërmarrësve të sukseshëm dhe dështakëve është se sipërmarrësit e suksesshëm e kanë zakon të bëjnë gjëra që dështakëve nuk iu pëlqen t’i bëjnë.

Çfarë janë këto gjëra?

Gjërat që dështakët nuk duan të bëjnë janë të njëjtat gjëra që as njerëzit e suksesshëm nuk kanë dëshirë të bëjnë. Por sipërmarrësit e suksesshëm i bëjnë ato gjithsesi sepse ata e dinë që ky është çmimi që duhet të paguajnë për të patur suksesin që dëshirojnë.

Ndershmëria

Veçoria e dytë që një sipërmarrës i suksesshëm duhet të ketë është ndershmëria.

Veçoria më e vlerësuar dhe më e respektuar që mund të keni është ndershmëria. Jini të sinqertë në çdo gjë që bëni në çdo punë po aktivitet. Mos e shishni kurrë nderdhmërinë. Mos harro që fjala jote është garancia dhe nderi yt kur bëhet fjalë për biznes. I gjithë suksesi i biznesit bazohet te besimi.

Suksesi për t’u bërë një sipërmarrës do të përcaktohet nga numri injerëzve që besojnë te ty, që janë të gatshëm të punojnë për ty, të të japin para hua, të blejnë produktet dhe shërbimet e tua, të ndihmojnë në periudha të vështira. Karakteri yt është një vlerë e rëndësihsme që ti e zotëron gjithë jetën, dhe karakteri jot bazohet në integritetin që ti do të praktikosh.

Këmbëngulja

Cilësia që të gjithë sipërmarrësit e suksesshëm duhet të kenë është këmbëngulja. Këmbëngulja është një cilësi e fortë e karaterit. Këmbëngulja është njësoj si karboni për çelikun. Ai është një cilësi e domosdoshme që shkon krah për krah me suksesin në jetë.

Ja një sekret për këmbënguljen dhe suksesin: përgatiteni mirë ndërgjegjen për të këmbëngulur përpara pengesave dhe zhgënjimeve që ty do të të dalin para në rrugën drejt suksesit.

Vendose që në fillim se nuk do të dorëzohesh, pavarsisht asaj që do të ndodhi. Guximi për të vazhduar edhe në mjerim apo zhgënjim është cilësia që do t’ju garantojë sukses.

Aseti juaj më i mirë mund të jetë gatishmëria për të këmbëngulur edhe atëherë kur asnjeri tjtër nuk e bën. Në fakt, këmbëngulja juaj është një matës i besim që ju keni në vetvete dhe aftësia juaj për të qënë të sukseshëm.

Aftësia për të drejtuar

Cilësia e tretë që të gjithë sipërmarrësit e sukseshëm duhet të zotërojnë është aftësia për të drejtuar.

Për shkak të turbulencave dhe ndryshimeve të shpejta në tregun e ditëve të sotme, shumica e pronarëve të bizneseve e kanë ndërprerë punën dite pas dite, njësoj si zjarrfikësit.

Ata janë totalisht të preukupuar me probleme afatshkurtëra dhe nevojën për të patur shitje dhe fitime afatshkurtëra. Ata harxhojnë më shumë kohë duke menduar dhe planifikuar për të ardhmen, por ata as që i afrohen asaj të ardhmeje.

Nuk bëhet fjalë për pronarët e bizneseve të sukseshëm. Ti duhet të vendosësh një qëllim të qartë për veten dhe për çdo pjesë të biznesit tënd. Në fakt përgjegjësia jote më e rëndësishme për njerëzit e tu është t’iu japësh drejtimin e duhur në punën e tyre.

I vendosur dhe veprues

Veçoria e fundit që të gjithë sipërmarrësit e sukseshmë duhet të kenë është të jenë të vendosur dhe veprues. Ata duhet të mednojnë dhe të vendosin shpejt. Ata duhet të disiplinohen për të vepruar dhe të zbatojnë vendimet që kanë marr. Nëse ata shohin që kanë bërë një gabim, ata menjëherë korigjohen dhe provojnë diçka tjetër.

Çelësi i triumfit është të provosh.

Njerëzit e sukseshëm janë të vendosur dhe ata provojnë më shumë gjëra se njerëzit e zakonshëm.
Nëse provon shumë mënyra për të qënë i suksesshëm, gjasat janë që ti të gjesh rrugën e duhur për ty, në kohën e duhur.

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj