5 bankat më të fuqishme në botë

Bankat në Kinë, Britaninë e Madhe, Francë dhe Japoni përbëjnë 5 bankat më të mëdha në botë, bazuar në asetet e tyre të shtator 2013, sipas SNL Financial. 

Industrial & Commercial Bank of China Ltd., me qendër në Pekin, radhitet si banka më e madhe në botë me …

$3.062 trilion asete. Ajo ndiqet nga HSBC Holdings Plc ($2.723 trilion)  me bazë në Londër dhe nga Crédit Agricole Group në Francë ($2.615 trilion.)

Banka e katërt më e madhe është BNP Paribas SA në Paris dhe e pesta Mitsubishi UFJ Financial Group Inc. në Tokio.

Vini re ndonjë bankë që mungon midis 5 bankave më të fuqishme në botë? Po, bankat amerikane.
Në fakt, banka më e madhe amerikane radhitet e gjashtë në këtë listë. Ajo është JPMorgan Chase me $2.463 trilion.

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj