4 Tiparet që Çdo Menaxheri të Mirë të Projekteve i Nevojiten

Unë nuk kam pasur për qëllim të isha menaxher i produkteve. Duket e çuditshme për mua që e shkruaj këtë, duke marrë parasysh se kam udhëhequr produktet dhe strategjitë në gjashtë kompani. Megjithatë, kur fillova karrierën time, isha i lumtur që gjeta mundësi të mira  tregu dhe që ndërtoja produkte të cilat u shërbenin mirë konsumatorëve.

Mirëpo, në karrierën time të hershme unë vura re se menaxherët e produkteve vendosnin drejtime strategjike për kompaninë. Ata ishin grupi me koncentrimin më të madh të performuesve dhe udhëheqësve më të mëdhenj. Kështu që, unë u bëra një menaxher produkti.

Pasioni im për menaxhmentin e produktiti gjeti përparimin e tij natyral drejt ndërmarrësisë. Sot, si kryeshef ekzekutiv i Aha!, unë flas me menaxherë të produkteve çdo javë në shumë kompani udhëheqëse të programeve dhe teknologjisë.

Ai pasion gjithashtu u bë inspirim për Roadmap.com, një komunitet interneti për inovatorë dhe menaxherë produkti. Bisedat që bëhen atje riforcojnë realitetin që për shumicën e kompanive, produkti është biznesi.

Teknologjia është në qendër të çdo produkti dhe shërbimi në ditët e sotme. Çdo biznes tani është biznes programi, kjo është e vërtetë për kompani të reja por edhe për kompani multikombëshe. Kjo do të thotë se ndërmarrësit dhe themeluesit duhet të funksionojnë si menaxherë produkti për të pasur sukses.

Sigurisht, kalimi nga punonjës në themelues kompanie është një transformim i madh. Por, përvoja ime si menaxher produkti më ka ndihmuar për atë hap të madh, më shumë se sa do t’a imagjinoja ndonjëherë. Gjithashtu më dha vetëbesimin se mund t’a bëja atë. Unë gjej sukses çdo ditë si ndërmarrës duke përdorur përvojën time si menaxher produkti.

Këto janë tiparet e menaxhmentit të produktit në të cilat mbështetem më së shumti:

  1. Vizioni

Para se të merrni drejtimin si themelues i kompanisë, keni nevojë për vizion të qartë. Menaxherët e produktit gjithashtu duhet të kuptojnë dhe të definojnë arsyen e vendimeve të tyre të produktit dhe se si ato vendime do t’a mbështesin biznesin e përgjithshëm. Definimi i një vizioni të fuqishëm do përkushtim. Por, sapo t’a bëni, vizioni juaj do të jetë drejtimi juaj i vërtetë përderisa vazhdoni përpara dhe ndërtoni kompaninë tuaj.

  1. Motivimi

Menaxherët e produktit ndihmojnë çdo person në ekipin e tyre, dhe ekipet kryqe të funksionimit, e shohin se si ata japin kontribute unike në ndërtimin e asaj që ka rëndësi. Kjo është një shkathtësi e rëndësishme për çdo ndërmarrës. Suksesi është gradual, dhe fitimi i shpejtësisë kërkon të jeni në gjendje të motivoni veten dhe të tjerët rreth një qëllimi të përbashkët.

  1. Prioritizimi

Menaxherët e zgjuar të produktit ruajnë kohën e tyre duke larguar kërkesa të pafundme për të prioritizuar ato që duhet të përfundohen në atë moment. Ndërmarrësit e suksesshëm dinë se si t’i prioritizojnë ato që kanë rëndësi duke larguar çdo kërkesë të re e cila është kundër vizionit të tyre. Ndaloni problemet e sotme dhe rezervoni tjerat për më vonë.

  1. Transparenca

Të punuarit mirë me ekipe të shumëllojshme dhe me partnerë biznesi është e nevojshme për menaxherët e produktit. Komunikimi transparent është pjesë integrale për siguriminin e radhitjes dhe blerjes nga të tjerët. Në çdo hap të rrugëtimit ndërmarrësor, komunikimi do të jetë çelësi. Duhet të jeni në gjendje të ndikoni të tjerët shkurtimisht, të ndani planet me shkathtësi, dhe të inspironi vetëbesimin përmes fjalëve dhe veprave.

Ka dy karriera që përshtaten më së miri me ata të cilët vazhdimisht kërkojnë aventura biznesi: menaxhim produktesh dhe ndërtim të kompanive. Menaxherët e produktit janë gjithmonë kampionët më të mirë të produkteve të tyre, ai guxim e bën të mundshëm parashikimin e sfidave përgjatë rrugës.

Dërgimi i produkteve në treg nuk është për ata të cilët frikësohen nga ndryshimet, por kjo vlen edhe për fillimin e biznesit. Për këtë arsye ata të cilët kanë sukses si menaxherë të produkteve janë të përgatitur mirë për xhiron ndërmarrësore.

/entrepreneur.com.al