4 sekrete të njerëzve, që e marrin gjithmonë atë që duan

1. Përfytyroje gjithmonë atë që do

Përfytyrimi i asaj që ju dëshironi do të ndihmojë për ta shndërruar në realitet. Kujtoni çdo mëngjes se si e dëshironi ditën tuaj të jetë. Çdo natë, mendoni për ditën që sapo ka kaluar, përqëndrohuni në aspektet e mira dhe pastaj kujtojini ato. Jini mirënjohës që këto gjëra të mira ndodhën. Në vend që të fiksoheni mbi faturat, kujtoni veten duke firmosur pagimin e tyre. Në vend të shqetësoheni në lidhje me shefin, mendojeni veten si të realizuar dhe produktiv në punë. Mendoni vazhdimisht se ku doni të jeni javën e ardhshme; vitin e ardhshëm. Mos u merrni me pyetjet “si, kur, ku, pse …”. Imagjinojeni veten tuaj atje dhe pjesa tjetër do të ndodhë vetë.

Në librin “Sekreti” nga Rhonda Byrne, ajo sugjeron një “bord vizioni”, përtej përfytyrimeve në mendjen tuaj. Të mbani një poster apo një bord buletinesh, të zbukuruar me gjërat tuaja të preferuara; gjërat që ju doni; gjëra që ju shpresoni të arrini.

2. Komunikimi i efektshëm

Përfytyrimi i asaj që dëshironi është hapi i parë. Komunikimi i atyre dëshirave, është e dyta. Mos lejoni që frika e refuzimit apo pasigurisë, t’ju presë rrugën për të komunikuar dëshirat që ju keni. Flisni hapur dhe me ndershmëri. Jini të qartë në kushtet tuaja dhe atë që ju prisni të jetë rezultati. Pranoni se si ndihen dhe përgjigjen të tjerët, por mos u tërhiqni dhe mos u largoni deri sa të jeni shprehur plotësisht. Dini me kë po flisni, dini se çfarë doni të thoni, dhe jini vetvetja. Nëse jeni duke komunikuar në mënyrë të efektshme, një pikë e përbashkët me të tjerët mund të gjendet gjithmonë.

3. Kërko gjërat që do

A e dini se si të merrni atë që dëshironi? Kërkojeni! Eshtë një gjë të keni komunikim të mirë, por ndonjëherë vetëm të flasësh nuk mjafton; duhet të kërkoni. Nuk ka asgjë të keqe me të qenit i drejtë dhe i guximshëm. Nuk ka vanitet, në të qenit i ndershëm dhe i sigurt. Ju nuk mund të merrni ngritjen në detyrë në punë, në qoftë se nuk aplikoni për të. Nuk do të merrni ndihmë shtesë përreth shtëpisë, nëse nuk i regoni familjes suaj, se keni nevojë. Nëse keni ndjenja të fshehura për dikë, personi në fjalë nuk do e dijë nëse nuk i shprehni. Nuk ka asnjë garanci që do të merrni gjithmonë përgjigjen që shpresoni, por të paktën do ta dini me siguri, dhe do të mund të punoni me strategjinë e adhshme, prej atij momenti.

4. Puno fort dhe ji këmbëngulës

Tingëllon si klishe, por kjo është shumë e vërtetë. Të dish si të marrësh atë që dëshiron është e rëndësishme, por të punosh fort për ta arritur është kritike. Ju nuk mund të rehatoheni dhe të shihni botën që shkon e vjen, vetëm sepse jeni të vetëdijshëm për çfarë duhet të bëni; duhet që të veproni në bazë të atyre mendimeve. Të marrësh atë që dëshiron kërkon motivim të përditshëm dhe këmbëngulje. Nuk mund të hiqni dorë; nuk mund të humbisni fokusin. Nëse jeni duke punuar drejt një diplome në shkollë, duhet të studioni shpesh. Nëse jeni duke punuar drejt një promovimi në punë, duhet të punoni edhejashtë orari. Bëni një plan dhe angazhohuni për ta zbatuar. Nuk do të jetë gjithmonë e lehtë, por kur i kushtoheni, mund dhe do të realizohet.

Jeta ndonjëherë mund të jetë një luftë, por ajo nuk ka pse ndjehet si një betejë e humbur. Duke përfshirë energji pozitive në jetën tuaj, do ta shpëlani përditshmërinë tuaj nga të gjithë negativitetet që ju frenojnë të merrni atë që dëshironi. Përfytyroni, komunikoni, kërkoni dhe punoni fort.

/businessmag.al