4 Mënyra se si të Ngriteni në Këmbë edhe pasi të Keni Arritur në Nivelin më të Ulët

Ndërmarësia është një lojë drithëruese. Ka ngritje, por ka edhe ulje. Për çfarë nuk flitet shumë është lufta me të cilën shumë ndërmarrës përballen duke ndjekur suksesin.Si të kaloni kohërat e vështira?  Nga të ktheheni?

Çfarë të bëni kur të keni arritur nivelin më të ulët?

Unë u ula me një ndërmarrës David Schloss për të mësuar se ekspertiza e David Schloss është reklama në Facebook. Por në vitin 2014, në moshën 25 vjeçare, ai pothuajse u bë i pavend. Kishte qenë një vit i vështirë. Gjërat nuk po klikoheshin. Në natën e Halloween atë vit, David nuk kishte asnjë dollar në llogarinë e tij bankare. Ai kishte vetëm 72 orë që të paguante qeranë e tij ose do të largohej nga aty. Makina e tij për dy javë do të konfiskohej. Dukej sikur muret po mbylleshin. Biznesi i tij ishte duke u shkatërruar. Në këtë periudhë hutimi, ankthi, vetë-dyshimi dhe shqetësimi, David ishte një vendim larg nga bërja e ‘’vetëvrasjes së karrierës’’, dhe të kthehej në punën prej orës 9 deri në 5.

Fatmirësisht, për David, gjërat ndërruan drejtimin. Ai nuk u kthye në punonjës. Por, ai kaloi kohërat e vështira dhe sot ai është një pronar krenar i një kompanie të suksesshme. Çfarë kishte ndryshuar? Si ia doli mbanë ky ndërmarrës? Si u ngrit në këmbë? Këtu janë katër çelësa të cilët ndërmarrësit mund t’i përdorin për t’i kaluar kohërat e vështira, për t’u kthyer në rrugë, dhe të ngriten në biznes dhe në jetë.

  1. Lejoni veten të jeni të prekshëm.

Nganjëherë godasim muret. Nganjëherë luftojmë. Nganjëherë humbasim. Shumë shpesh si ndërmarrës, ne i fshehim këto luftëra. Problemi është, nëse nuk e lejoni veten të jeni të vërtetë dhe të prekshëëm kur luftoni, ju do ta ndaloni veten nga përparimi në kohëra të vështira.

Në periudhën e pasigurisë së David, të qenit i prekshëm u dëshmua se ishte një çelës i suksesshëm në transformimin e tij. David kishte shumë pronarë biznesi si shokë në Facebook. Duke e kuptuar se kishte nevojë për ndihmë, David u kërkoi secilit prej tyre këshilla dhe udhëzime. Dy gjëra ndodhën. Së pari, ai e zbuloi se nuk ishte vetëm, shumë ndërmarrës tjerë kanë kaluar nëpër gjëra të ngjajshme. Kjo e ndihmoi atë të ndërtojë vetëbesim se edhe ai mund t’i kalonte këto kohë. Së dyti, ata i dhanë këshilla vepruese për tu kthyer në rrugën e drejtë.

Nëse David do të qëndronte ‘’i mbyllur’’, ai nuk do të kishte mbështetjen për të cilën pati nevojë e cila i ndihmoi atij të vazhdojë përpara. Kur jeni në një situatë të vështirë, mos u frikësoni të kërkoni ndihmë. Ndarja e problemeve është gjëja më e guximshme që mund t’a bëni. Të jesh i prekshëm nuk është shenjë dobësie, është shenjë fuqie.

  1. Zhvilloni një vizion.

Pyesni veten, ‘’Çfarë dua të krijoj’’?

Është e vështirë të dini nëse po përparoni kur nuk e dini se ku jeni duke shkuar. Stephen Covey në Seven Habits of Highly Successful People, shkruan për fillimin me përfundimin në mendje. Dini se ku doni të përfundoni në fillim të udhëtimit. Dini se çfarë dëshironi të bëni dhe ku dëshironi të shkoni. Ky do të bëhet Ylli juaj i udhëzimit.

David zhvilloi një vizion për të ardhmen të cilën dëshironte t’a krijonte. Ai përdori këshillat nga kolegët e tij të cilët e ndihmuan atë të ketë pamje të qartë të vizioneve dhe drejtimit të tij. Është ai vizion i cili e ngriti atë nga shtrati në mëngjes  dhe motivoi punën e tij.

Vizioni është kritik. Nëse nuk e dini se ku po shkoni, si do t’a dini kur të arrini aty?

  1. Krijoni një plan veprimi.

Vizioni ka të bëjë me atë se ku dëshironi të shkoni, veprimi ju dërgon atje. Ju e keni dëgjuar ‘’ nëse dështoni të planifikoni, ju planifikoni dështimin’’. Përderisa kjo është e vërtetë, ka një vendim të rëndësishëm të cilin duhet t’a merrni, plani juaj duhet të bazohet në ‘’veprime’’ në vend të ‘’rezultateve’’.

Në librin tim të parë, Fish Out of Water, unë shpjegoj se si ‘’peshkaqenët’’ e suksesshëm fokusohen në ato të cilat janë brenda kontrollit të tyre dhe në ato jashtë kontrollit të tyre. Përderisa rezultati nuk është gjithmonë nën kontrollin tuaj, veprimi është.

David e dinte qartë se ku dëshironte të shkonte, atëherë ai bëri një plan veprimi ditor, javor dhe mujor se si do të arrinte aty.

Për atë, suksesi nuk bazohej në sasinë e parave që fitonte; bazohej në veprimet që ai ndërmerrte për të fituar ato para. Ai besonte se nëse ndërmerrte veprimet e duhura, rezultatet do të vinin si efekt anësor i atyre veprimeve, dhe ashtu ndodhi.

Vendosni se çfarë dëshironi, pastaj fokusohuni në atë gjë të cilën mund t’a kontrolloni për të arritur aty. Fokusohuni në veprim.

  1. Këmbëngulni.

Nuk është befasi se gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç i kemi planifikuar. Këmbëngulësia është një vendim për të vazhduar drejt vizionit varësisht pengesave gjatë rrugës. Nuk ka të bëjë vetëm me të bërit ‘’çfarë duhet’’. Është të bëni ‘’çfarëdo që të jetë e nevojshme’’. Është të rrëzoheni, dhe të ngriteni sërish. Jeta është si lojë shahu. Ju krijoni një plan dhe një strategji, por si fitoni nuk do të jetë siç  e keni planifikuar. Pse? Ka shumë gjëra të panjohura. Ka të bëjë me vazhdimin dhe jo të ndërroni rrugën.

Gjërat nuk u bënë befasisht dritë dielli dhe trëndafila përderisa David kishte ato probleme, por ai këmbënguli varësisht gjithçkaje. Për këtë ai është këtu ku është sot. Planifikimi ju bën të lëvizni, këmbëngulësia është ajo që ju bën të vazhdoni.

Ndërmarrësia është një aventurë emocionuese dhe një rrugëtim përmbushës, jo një destinacion i kënaqshëm. Nuk ka të bëjë vetëm me atë se ku po shkojmë, por kush bëhemi gjatë procesit. Ai po ndryshonte. Ai ishte një flutur dhe përderisa nuk e dinte në atë kohë, pika e ulët e tij ishte metamorfoza.

Siç fola edhe në një intervistë të fundit, shpeshherë janë vështirësitë ato që na bëjnë ndërmarrës të mirë. Kështu që mbani në mend, kur jeni në pozitë të vështirë si ndërmarrës, do të thotë që do të rilindni sërish. Pyetja emocionuese është, si do të duket shndërrimi juaj?

/entrepreneur.com.al