4 Mënyra Se Si Biznesi Juaj Mund Të Parandalojë ‘’Tragjedinë e Bashkësisë’’

Tragjedia e bashkësisë është një teori eknomike e cila tregon problemet kur njerëzit ndajnë një pronë të përbashkët dhe pronën private. Një shembull i pronës së përbashkët është kur punonjësit nuk ndiejnë ndonjë zotërim ndaj mobiljeve, instalimeve ose ndërtimeve, kështu që ata nuk raportojnë problemet kur ato ndodhin. Ndërsa, në pronat private çdo pasuri kontrollohet dhe tregohet kujdes ndaj tyre për të shmangur riparime të shtrenjta.

Tragjedia e bashkësisë është një princip i cili shkatërron biznesin tuaj nëse nuk jeni të kujdesshëm. Për shembull, punonjësit mund të kalojnë përgjatë një dere të lëkundshme dhe t’a injorojnë atë me javë pa marrë një kaçavidë për t’a rregulluar ose t’a raportojnë atë te dikush për të mos u thyer. Kur pyeten se pse nuk raportuan, ata mund të thonë, ‘’nuk është puna ime’’ ose ‘’ nuk e dija se duhet t’a rregulloja vetë’’. Nuk është se ata po tregohen të pa sinqertë ose të pakujdesshëm. Ata me të vërtetë ndihen se nuk është përgjegjësia ose e drejta e tyre për t’u marrë me diçka  tjetër përveç punës së tyre.

Dikur, isha në një lavazh makinash e cila kishte një rubinet i cili pikonte. Uji e kishte mbuluar tokën. Unë i thashë punonjësit ‘’ E gjitha që duhet të bësh është të marrësh mjetin përkatës dhe t’a ngushtosh atë’’. Ai u përgjigj me sinqeritet. ‘’Nuk është puna ime’’.

Qëndrimet e njerëzve mund të jenë shumë të mira. Ata shpesh kanë qëllime të mira që nuk duan të kalojnë kufinjtë e tyre. Është sikur aty është një mentalitet punonjësi i cili u thotë atyre se biznesi nuk i takon një personi por kompanisë së infrastrukturës. Kjo ndjenjë duket sikur të ishte vëllau i madh duke ju shikuar, i cili di më mirë se ju dhe mbështetet nga financa të pa numërta.

Më kujtohet kur vajza ime ishte e vogël. Ajo më dëgjoi duke thënë se si pusetat mund të thahen dhe shtëpitë të mbesin pa ujë. Me një shikim të shtangur, ajo më pyeti, ‘’A është kjo e mundur’’. Si të rritur ne dimë më mirë, por mentaliteti fëmijëror ende qëndron tek ne. Shumë lehtë mund të supozojmë se gjërat në mënyrë magjike ofrohen dhe mirëmbahen, dhe se ato zgjasin përgjithmonë.

Pyetja është: Si të përballeni me tragjedinë e mendimit të bashkësisë në menaxhimin e biznesit?

1. Bashkëpunimi

Studime të shumta kanë treguar se të punonjësit, potenciali i tyre është më i rëndësishëm se paraja. Ne mund të ndihemi kështu duke menduar se jemi një ekip, të bashkuar për një qëllim. Ka një qëllim të përbashkët në biznesin tonë. Dhe fjala ‘’biznesi ynë’’ jo biznesi i shefit. Inspironi të gjihtë të përfshihen në biznes si tërësi. Ata nuk kanë një punë në vete. Por, ata janë aty që t’a dërgojnë kompaninë drejt suksesit. Natyrisht ata kanë përgjegjësi specifike, por zotimi i tyre ndaj biznesit është gjithëpërfshirës.

2. Delegoni mbikëqyrjen

Ka disa njerëz të cilët kanë aftësi në zona të veçanta. Për shembull, një njeri i cili punon për mua është duarartë. Ai mund të rregullojë gjithçka. Kështu që i kërkova atij të shikojë gjërat mekanike në ndërtesë të cilat kanë nevojë për mirëmbajtje dhe t’i rregullojë ato. Nëse problemi është i shtrenjtë ose përtej aftësive të tij, të më tregojë. Ai duhet t’a trajtojë pronën sikur t’i takonte atij.

Njerëzit e tjerë mund të kenë aftësi ndërpersonale dhe t’u kërkohet atyre të mbajnë një sy në konflikte ose çështje personale për të parë se a mund t’i rregullojnë gjërat. Idea e harmonizimit të ekipit është përgjegjësia e tyre personale.

3. Ndaloni kritikët

Jo gjithkush është bërë që të jetë mbikëqyrës i biznesit. Disa njerëz janë shumë kritikues, negativë ose konfrontues. Si t’i ndaloni ata? Edhe nëse këta njerëz kanë aftësi të veçanta, mos u jepni atyre pozitën e mbikëqyrësit. Ata mund t’i nervozojnë të gjithë. Zakonisht këta njerëz nuk ndihen rehat në përballjen me kolegët. Krijoni një vend për ta ku ata mund të punojnë vetëm. Kjo i mban ata dhe të gjithë të tjerët të lumtur.

Kur vjen puna tek kritikuesit, ata mund të jenë më të përshtatshëm të fokusohen vetëm në disa përgjegjësi të kufizuara dhe të performojnë mjaft mirë. Në anën tjetër, njerëzit kritikues mund të jenë shumë të mirë në gjetjen e gjërave të cilat kanë nevojë për vëmendje. Gjeni një person në kompani me të cilin ata kanë marrëëdhënie të mirë dhe i cili mund të jetë personi tek i cili ata duan të raportojnë. Duhet të kuptoni individët në kompani dhe të kuptoni se si të shmangni tragjedinë e bashkësisë në marrëdhëniet e tyre.

4. Reagimet

Nëse shihni se nuk po i kushtohet kujdes diçkaje, tregoni atë në një mënyrë respektuese dhe kuptoni se çfarë po ndodh. Kjo bëhet një mjet i vlefshëm për t’u treguar punonjësve se ajo është e rëndësishme për ju, dhe se ju kujdeseni për to dhe për gjendjen e pronës tuaj.

Tragjedia e bashkësisë është e vertetë dhe nuk është për t’a nënvlerësuar. Dhe duke kuptuar konceptin dhe rekomandimet e përmendura më lartë janë kyçe në mirë-menaxhimin e saj.

/entrepreneur.com.al