4 mënyra për t’iu uruar mirëseardhjen të rinjve në kompani

Pikturoni në mendjen tuaj një të punësuar të ri në një mjedis jofamiljar plot me njerëz që nuk i njohin me vetëm një hartë të zyrës në dorë dhe një libër të rëndë në duar për guidë. Ata ndihen nervozë, të izoluar dhe të humbur. Ata nuk dinë si të veprojnë dhe nuk dinë se kujt t’i drejtohen për ndihmë.
Nisja e një pune të re mund të jetë ‘vetmitare’, por nuk ka pse të jetë e tillë, dhe profesionistët e Burimeve Njerëzore nuk janë të vetmët me fuqinë për të bërë të rinjtë të ndihen komodë. Punonjësit ekzistuesë mund të bëjnë pjesën e tyre për t’i ndihmuar të rinjtë të ndihen të mirëpritur në ambjentin e ri të punës së tyre.

Përfshirja e të gjithë skuadrës në procesin e krijimit të një të vetme është kritike sepse i bën të gjithë punonjësit bashkë, të rinjtë dhe të vjetrit, dhe miqësitë e ambjenteve të punës i japin jetë punës më të mirë dhe punonjësve më të lumtur.

Sipas Raportit të vitit 2014 të Globoforce, Fall 2014 Mood Tracker Report, punonjësit me miq në punë kanë 47% më shumë mundësi ta duan kompaninë e tyre.

Ja disa mënyra kreative për ta bërë skuadrën të përfshirë në procesin e përshtatjes së punonjësve në kompani:

1. Prezantojuani punonjësit e ri kompanisë gjatë një dite të Premte

Stafi është i zënë. Të miksohen aktivitetet e mirëseardhjes së punonjësve të rinj me ato të rutinës së punëve, mund të jetë pak bezdisëse për punonjësit nëse ndërpriten. Një mëngjes i zënë i së Hënës nuk është momenti i duhur për t’i marrë punonjësit e zyrës dhe për t’i prezantuar me të rinjtë. Në vend të kësaj, prezantojini të rinjtë te ata ekzistuesit gjatë një Të Premteje kur çdokush është më i relaksuar dhe mund të ketë pak kohë.

Më mirë akoma, mendoni për mundësi të tjera për të bërë përshtypje të mira të para, një mbledhje të përgjithshme me kompaninë para se të rinjtë të fillojnë punën, një parti me kompaninë ose dalje brenda departamentit. Shikoni nëse kalendari i zyrës përmban një argëtim para se punonjësi i ri të fillojë punën. Kur punonjësit kanë më tepër liri për të folur dhe njohin kolegët pa qenë nevoja të sakrifikojnë punën e tyre, çdo njeri nga punonjësit mund të kuntribuojë në startin e mirë të ditës së parë të një punonjësi të ri.

2. Përdorni rrjetet informale (shoqërore)

Ka shumë për të mësuar dhe për të mbajtur mend në një proces përshtatjeje, dhe të punësuarit e rinj mund të mërziten shumë shpejt. Por mos i lini vetëm në këtë situatë ata.

Caktojini çdo të riu në kompani një shok ose mentor për ta ndihmuar atë në fazat e tranzicionit. Ata mund t’ju gjenden pranë kur keni paqartësi, jepuni atyre ndihmë dhe marifete që dini ju në lidhje me punën që t’i mbështesni. Me një sistem informal të duhur, të punësuarit e rinj do ta kenë më të lehtë procesin e përshtatjes, do të mësohen me klimën e kompanisë dhe do të pozicionohen më shpejt dhe do të ndihen më shumë të lidhur me skuadrën.

Në fakt, një studim i fundit i Google për 258 kompani të Amerikës së Veriut arriti në konkluzionin nse 88% e të pyeturve, të cilët mbështesnin me bindje se kompania e tyre e mbështet shpërndarjen e dijeve dhe bashkëpunimin, gjithashtu besojnë fort se morali i punonjësve dhe kënaqësia në vendin e punës ishin të larta. Kështuqë, jepuni punonjësve ekzistuesë një rol aktiv në procesin e përshtatjes për t’i drejtuar të rinjtë drejt suksesit.

3. Krijoni tradita “Mirëseardhje”

Procesi i përshtatjes duhet të përfshijë një prezantim të pjesëtarëve të stafit dhe të kompanisë si një e tërë. Për ta bërë këtë, dhe për t’i gëzuar dhe për t’i përfshirë pjesëtarët aktualë të stafit, filloni të ndërmerrni tradita unike për t’i uruar mirëseardhjen të sopopunësuarve.

Gjeni një traditë mirëseardhje që tregon shumë për organizatën dhe funksionon për skuadrën. Mund të jetë e thjeshtë si për shembull sjellja e petullave të ëmbla dhe kafesë ose çcfarëdolloj gjëje që do ta bënte skuadrën entuziaste gjatë këtij procesi.

4. Dhurojuni një “tur” të udhëhequr nga vetë punonjësit

Çdokush mund t’i tregojë punonjësit të ri tryezën ku punon, tualetin më të afërt dhe zyrën ku qëndron shefi. Por vetëm stafi i punës mund të thotë se cila nga fotokopjatriçet punon, cila nga kafenetë më të afërta bën çajin më të mirë dhe në cilën nga dhomat e konferencës duhet të vish me pulovër.

Zgjidhni disa nga stafi juaj për ta drejtuar punonjësin rreth ambjenteve të punës për t’u njohur me vendin e ardhshëm të punës. Në këtë mënyrë punonjësit njihen me vendin e punës dhe njëkohësisht mendojnë rreth mënyrave se si ta bëjnë më të thjeshtë punën e tyre në ambjentin e ri. Por gjithashtu “turi” i ndihmon punonjësit e rinj që “të thyejnë akullin” me ata ekzistuesit dhe të ndihen më komodë në prezencën e tyre.

/businessmag.al