4 Mënyra për të Siguruar Suksesin e Punonjësve që nga Dita e Parë

Nuk do të keni kurrë mundësi më të mirë në angazhimin e punonjësve se sa në ditën e tyre të parë.

Fillimi i një pune të re është stresuese dhe emocionuese. Punonjësit e ri shqetësohen se si të lënë përshtypje të parë të mirë, dhe kolegët e tyre shqetësohen se si ti bëjnë ata pjesë të ekipit.

Mirëpo, ne nuk ndalemi gjithmonë së marri parasysh se çka pritet nga punëdhënësit në këto ditë të hershme. Lënia e përshtypjes së parë të mirë ndalon të dyja rrugët, dhe kompanitë duhet të fillojnë të shtrojnë themelin për një marrëdhënie të përbashkët që nga Dita e Parë e rrugëtimit të punonjësve (This Udemy course nga Josh Bersin ofron disa këshilla të mira për angazhimin dhe mbajtjen e talentëve në çdo hap).

Para se t’i vini në vështirësi punonjësit e rinj, duhet të shfrytëzoni mudësinë e artë që keni për t’i prezantuar ata me kulturën e organizatës, vlerat dhe ambientin e punës me një mendje tërësisht të hapur dhe perceptuese.

Mos improvizoni

Si pronar i biznesit të vogël, ju jeni shumë të zënë, por duke marrë njerëz të rinj në ekipin tuaj është në mes të ngjarjeve më të ndjeshme dhe më kritike nëpërmes të cilave kalon biznesi juaj. Ju duhet të merrni këtë proces aq seriozisht sa kur ndërtoni produkte të reja, hyni në tregje të reja dhe u prezantoni konsumatorëve të rinj.

Shfaquni me një listë të punonjësve të rinj dhe një agjendë të detajuar për ditën dhe javën e parë. Jo vetëm që gjithkush do ta dijë se çfarë të presin, por siguron përputhjen e cila do ta mbajë kulturën tuaj të fuqishme përderisa fytyra të reja shtohen në poste. Plus, nuk do të keni problem në përgatitje herën e ardhshme.

Shënim paralajmërimi: Ditët dhe javët e para të një pune të re janë të vështira emocionalisht. Rezistoni tundimit për të ngarkuar ata në një afat të shkurtër kohor, duke menduar se do ti bëni njerëzit të punojnë më shpejtë. Bëni pushime dhe përmbajtje më të lehta në programin tuaj që punonjësit e rinj mos të shpenzojnë kapacitetin e tyre për absorbimin e informacioneve të reja.

Jepuni atyre mirëseardhje të ngrohtë.

Vetëm nëse zyra juaj është shumë e madhe, provoni të merrni dikë i cili prezanton punonjësit e ri me shumë njerëz në atë ditë ose javë të parë, duke përfshirë edhe njerëzit me të cilët ata nuk do të punojnë në mënyrë direkte. Kjo parandalon sikletin e kalimit të rrugëve me ‘’të panjohur’’ në zyrë dhe dërgon mesazhin se ju jeni një ekip i madh, të bashkuar në një qëllim të përbashkët.

Është e lehtë të dërgoni një email për një punonjës të ri, por mund të bëni më mirë se kaq. Në Udemy, ne përfshijmë fotografi të punonjësve të rinj dhe bëjmë këto lajmërime me fakte qesharake dhe interesa personale të cilat mund të shërbejnë si thyese të akullit. Mbani në mend, ju i mirëprisni njerëzit në ekipin tuaj, jo në tituj pune ose burime.

Një tjetër gjë që njëri prej ish punëdhënësve të mi e bëri ishte krijimi i ‘’udhëzimit të lagjes’’ për lokacionin tonë të zyrës. Ne po punësonim shumë të rinj në qytet, dhe ata nuk e dinin se çfarë kishin afër nëse do kishin nevojë për ndonjë porosi të shpejtë. Ishte një gjest i vogël i cili tregonte konsideratë për jetën e njerëzve larg nga zyra.

Mos i lini ata vetëm.

Nuk ka asgjë më keq se të jesh i ri dhe të mos njohësh askënd. Kompania ime nuk është unike në bashkimin e punonjësve të rinj me njerëz jashtë departamentit të tyre për t’i ndihmuar ata të mësojnë gjërat, të ndjejnë kulturën tonë dhe t‘i përfshijmë ata në gjërat të cilat ndodhin në zyrë. Këta njerëz nuk janë menaxherë ose anëtarë të ekipiit, kështu që ata të rinjtë takojnë më shumë njerëz dhe ekspozohen në një sektor më të gjërë se si bëhet puna.

Është gjithashtu e rëndësishme për menaxhmentin të tregojnë se si i vlerësojnë ata punonjësit duke kaluar kohë me ata larg nga tavolina e tyre. Të paktë, shkoni në drekë gjatë javës së parë të punonjësit, dhe mos e lini këtë në mes të takimeve kur jeni duke nxituar ose jeni të hutuar. Ju vendosni tonin për kohën e këtij personi në kompaninë tuaj; ju duhet t’i motivoni ata, jo t’iu jepni përshtypjen se i janë bashkuar një ambienti stresues dhe plot tension ku njerëzit nuk mund të kenë as pushim dreke.

Vendosni ata në mënyrë të duhur.

Imagjinoni sa e sikletshme është kur dikush shfaqet në punën e tij të re vetëm për të zbuluar se askujt nuk i ka interesur që  t’i thotë IT që të rregullojë vendin e punës ose t’i hapë një llogari emaili. Kjo sugjeron se ju jeni të çorganizuar ose nuk iu intereson për përvojën e punonjësve, të cilat janë të vërteta me shumë gjasa.

Kjo është një gjë që mund të shmanget shumë lehtë dhe nuk duhet të ndodhë kurrë por ende ndodh. Lista juaj e bordit duhe të mbulojë më shumë se vetëm agjendën e aktiviteteve të punonjësve të rinj. Duhet gjithashtu të përfshijë gjëra logjistike, që punonjësit e ri të mos shohin asgjë tjetër përveç një procesi të rrjedhshëm i cili demonstron kompetencën dhe rrënjos vetëbesimin.

Ju nuk do të keni kurrë një mundësi më të mirë në angazhimin e punonjësit se sa në ditën e tij të parë, kështu që bëni më të mirën duke i dhënë punonjësit kohën, interesin dhe investimin tuaj.

/entrepreneur.com.al