4 këshilla për t’u bërë produktiv

Si sipërmarrës, ne jemi vazhdimisht duke gjetur mënyra për të qënë më produktiv – dhe po e pranoj, ndonjëherë unë uroj që klonimi të ishte një alternativë e vlefshme! Por nëqoftëse ju nuk keni qasje më një ekip shkencëtarësh apo teknologji të shtrenjta, ka ende shpresë për punën tuaj.

Më poshtë janë 4 këshilla se si ju mund të bëheni më produktiv – duke filluar nga sot.

1. Çfarë do të bëni të premten?
Një mënyrë për t’u siguruar se java juaj do të jetë produktive është të vendosni theksin mbi ditën e Hënë. Nëse keni një të Hënë produktive, kjo do t’ju inspirojë ju që ta mbani këtë ndjenjë gjatë gjithë javës.

Çelësi për të patur një të Hënë produktive varet nga ajo çfarë do të bëni të premten. Shpenzojini ditët e fundjavës duke u organizuar se çfarë do të bëni gjatë javës në vazhdim, duke vendosr në listën e gjërave për t’u bërë ato të cilat kanë prioritet më shumë.

Ky mashtrim i vogël do t’ju ndihmojë ju për pikën në vazhdim.

2. Mbajini idetë e qarta në kokë
Zvarritja e gjërave që janë për t’u bërë sjell ulje të produktivitetit. Kjo për arsye se gjatë gjithë kohës jeni duke menduar për gjërat që nuk keni bërë duke sjell një lodhje të trurit.

Duke planifikuar se çfarë do të bëni, ju e ndihmoni veten për të shpëtuar nga lista e gjatë prej 3 km e gjatë e të gjithë gjërave që duhet të bëni. Dustin Williams, themeluesi i A2Z SEO thotë: “Nuk keni kohë për t’u shqetësuar për diçka ndërkohë që jeni duke e bërë atë.” Kështu që nëqoftëse e shikoni që keni filluar ta thoni shpesh fjalinë: “Do ta bëj nesër.”, përveç rasteve që keni një arsye të mirë për ketë, atëherë gjeni kohën dhe mbarojeni sot.

3. Zbuloni se cilat gjëra mund të delegohen
Nëse po zbuloni se po shpenzoni shumë kohë duke bërë punë të cilat çdokush mund t’i bëjë, ndoshta mund të jeni duke menduar për një delegim detyrash. Matthew J. Kisnman, themeluesi i Base Creative thotë: “Nuk është një shenjë dobësie të kërkosh ndihmë. Është një shenjë që tregon se ju dini të përcaktoni cilat gjëra janë prioritet për kohën tuaj.”

Këtë javë, shihni listën e gjërave për t’u bërë dhe përcaktoni ato gjëra të cilat mund t’i delegoni tek skuadra juaj. Nëse nuk keni një skuadër atëherë, provoni të merni përkthyes të pavarur në TaskRabbit ose Upwork.

4. Flini gjumë!
Shumë sipërmarrësve ju pëlqën të tregojnë se me sa pak gjumë ata mund të qëndrojnë. Nëse ju jeni një vampir, më mirë për ju! Por pjesa tjetër do në përgjithësi 6-8 orë që të jenë optimalisht produktive. Thjesht pyesni Arianna Huffington! Sigurisht, çdo sipërmarrës ka oraret e tij dhe nevoja të ndryshme – kështu që kurrë nuk duhet të keni frikë për të provuar gjëra të reja dhe për të eksperimentuar metoda të reja për ta transformuar veten në një “makinieri të mirë”!

/businessmag.al