4 hapa të thjeshë për të rritur shitjet nëpërmjet LinkedIn

Si mund të tërhiqni më shumë njerëz dhe të rrisni shitjet? Provoni LinkedIn.

Website-i personal i markës tuaj është një mjet ku mund të krijohen lidhje të rëndësishme. Për të përcaktuar veten si një ekspert në fushën tuaj keni nevojë për përmbajtje të shkëlqyer dhe një rrjet të fortë shoqëror si LinkedIn për ta ndarë.Si mundet marka juaj të tërheqë më shumë njerëz dhe të rrit shitjet? Gjithçka fillon me aktivitetin e përditshëm dhe angazhimin kuptimplotë. LinkedIn është një nga mjetet më të mira të rrjeteve në internet që ju lejon të lidheni me influencus dhe klientë potencial.

Këto janë disa mënyra se si marka juaj mund të fillojë tërheqjen e lidhjeve të mëdha me njerëzit në LinkedIn për më shumë shitje dhe mundësi.

Ndërtimi i një rrjeti fitimprurës në LinkedIn
Gjëja e parë për të filluar ndërtimin e markës tuaj është me anë të një profili të përditësuar dhe profesional që tërheq lidhje të reja. Duke u bashkuar dhe ndërvepruar me grupe profesionale dhe duke ndarë përmbajtjen e artikujve tuaj, kompania juaj do të fillojë të përjetojë një rritje të vërtetë me këto strategji:

• Filloni me një plan reklamimi – Edhe nëqoftëse kjo nuk është parashikuar në buxhetin tuaj, krijojni një strategji për të ardhmen, ku ju mund të përfitoni nga reklama e paguar në LinkedIn. Veçoritë e tyre do ju ndihmojnë të shkoni përtej komunikimit vetëm në Mail dhe do ju ndihmojë të ndërtoni avantazh shumë më shpejt se rritja organike.

Qëndroni në kontakt me rrjetin tuaj – Pasi marka juaj ka bërë disa lidhje të forta është koha për t’i ushqyer ato me më të rejat, me informacione të reja, ngjarje të veçanta etj. Përdorni InMail për të arritur individë me një qasje jo në shitje në mënyrë që të japni informacion të dobishëm, që ofron një zgjidhje për problemin apo problemet e tyre.

• Qëndroni aktiv në grupe – Marka juaj mund të krijojë lidhje të reja nga bashkimi dhe kontribuimi për grupe profesionale. Anëtarët dhe komentatorët kanë çështje që ju mund t’i zgjidhin. Ky është gjithashtu një vend ku ju mund të ndani artikuj të dobishëm të industrisë dhe lajme. Vetëm mos harroni se promovimi i vetes në përgjithësi nuk tolerohet në shumë grupe por kjo është e gjitha në lidhje me ndërtimin e marrëdhënieve, ku njerëzit mund të ndihmojnë njëri-tjetrin.

• Posto diçka çdo ditë – Kjo mund të përfshijë një artikull të ri-vendosur nga blogu tuaj në LinkedIn ose ndarja e një postimi nga faqja juaj e internetit. Me një titull i cili të mbetet në mendje dhe me përshkrimin e markës tuaj mund të tërhiqni komente dhe reagime që mund të ju ndihmojë ju t’i çoni ata direkt tek produktet ose shërbimet në web faqen tuaj.

Shitjet në mediat sociale po bëhen më të spikatura në internet dhe marka juaj ka mundësi për të ndërtuar marrëdhënie të vërtetë dhe të besuara, të cilët do të bëhen konsumatorët në LinkedIn. Kontrollojeni çdo ditë gjatë çdo javë dhe qëndroni në kontakt me rrjetin tuaj, për të tërhequr prospektet më të interesuar.

/businessmag.al