4 Gjërat që Kompanitë Duhet t’i Bëjnë me Seminaret e Tyre Përmes Internetit

Ka disa mjete aq të fuqishme ose pak të përdorura si seminaret përmes internetit.

Transmetimi i një video direkte te konsumatorët, konsumatorët potencialë, gazetarët dhe aksionerët është një detyrë sfiduese. Si krijoni përmbajtjet e cila angazhon të gjithë? Si t’a dini a e ka shikuar dikush? Si e përdorni atë transmetim për të bërë më shumë se sa vetëm kontrollimin e një kutie të marketingut dhe të arrini kthim investimesh?

Këtu janë katër gjëra që kompanitë mund dhe duhet të bëjnë për të përmirësuar seminaret e tyre të internetit:

  1. Ndaloni së bëri seminare të vjetruara.

Një seminar tradicional në mënyrë tipike, përfshin një ekspert i cili është ulur shumë pranë kamerës në një dhomë me ndriçim të tmerrshëm i cili përdor një mikrofon me cilësi të dobët të zërimit.

Ne të gjithë i kemi parë ata. Nëse kjo është ajo që bën kompania juaj, ndaloni dhe rimendojeni të tërën.

Pa blerë ndonjë teknologji ose mekanizëm, mund të rrisni vlerën e produktivitetit të seminarit tuaj vetëm duke e planifikuar atë. Merrni në konsideratë ndryshimin e formatit të intervistës në mes të dy njerëzve, në mënyrë kreative duke përfshirë slajde dhe video, duke inkorporuar sondazhe ose tjera forma të reagimit të audiencës, duke ofruar zbritje gjatë transmetimit ose gjithçka tjetër në vend se të flisni para kamerës në mënyrë montone.

Carole Snitzer, menaxherja e përmbajtjes së marketingut të ON24, shkruan, ‘’Sigurisht, ju mund t’a lini audiencën tuaj të shikojë sjaldet për një orë. Por çfarë argëtimi ka këtu? Në vend të kësaj, ju duhet të mendoni çdo seminar si mundësi për të bërë një përvojë angazhuese.

  1. Kërkoni angazhim.

Si mund të tregoni se sa efikas është seminari juaj? Shumë platforma të seminareve ju japin vetëm diçka për të shikuar dhe për të matur suksesin e transmetimit tuaj: pjesëmarrjen. Por, pjesëmarrja është një statistikë shumë monotone. Unë kam marrë pjesë në shumë seminare ku kam kaluar shumicën e kohës time duke shfletuar në internet ose duke shkruajtur emaile. Me fjalë të tjera, pjesëmarrja ju tregon shumë pak për angazhimin.

Platformat e seminareve ofrojnë metrika të grumbullit të angazhimit. Matt Ley, drejtori i The Streaming Network, thotë se ka shumë mënyra për të treguar se a është një shikues një udhëheqës i mirë i shitjeve: ‘’A iu përgjigj pyetjeve të sondazheve shikuesi, a klikoi në linqe, a i hapi dokumentet e shpërndara, ose a bëri pyetje? Ka me miliona mënyra për të parë se a po tregohet dikush i vëmendshëm dhe a po interesohet në përmbajtjen tuaj’’.

Platforma The Streaming Network u jep organizatorëve të seminarëve 24 pika të të dhënave për të matur angazhimin e shikuesve.

  1. Duhet të keni një qëllim.

Pse po prezantoni një seminar? A po kërkoni investitorë, partnerë biznesi, konsumatorë të rinj apo thjesht po promovoni markën tuaj? Arsyeja është e rëndësishme, sepse duhet të diktojë se si e zgjedhni përmbajtjen tuaj.

Ka stile efikase të seminareve për çdo qëllim. Nëse qëllimi është të shisni një produkt, provoni një ‘’demonstrues’’ ku ju tregoni produktin tuaj, e krahasoni atë me të tjera produkte në industri, ofroni informacione të dobishme për të dhe ju jepni shikuesve njohuri të shumta rreth tij. Përderisa nuk dua të them asgjë të keqe për seminaret, më pëlqen teknologjia e CNET për vlerësimin e produkteve. Ata ofrojnë informata të vlefshme, shqyrtojnë pajisjen tërësisht, dhe e tregojnë me pak fjalë.

Gjithashtu merrni në konsideratë formatin Q&A ose rastin e prezantimeve të studimeve.

  1. Promovoni më mirë

Nëse mbani një seminar, dhe askush nuk e shikon, a ndodhi ai? Seminaret japin rezultate kur ka shikues të angazhuar, e cila do të thotë se ju keni nevojë për shikues.

Njëra nga gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë rreth prezantimit të tyre në transmetim është që fillojnë shumë vonë. Statistikat kanë treguar se 23 përqind e njerëzve regjistrojnë më shumë se 2 javë para seminarit. Kjo do të thotë se emailet promovuese dhe fushatat në media sociale duhet të fillojnë në minimum tre javë përpara. Dhe, mos u frikësoni të dërgoni rikujtues! Askush nuk ka dëshirë të bezdiset nga emailet, por nëse jeni i sofistikuar, mund të shmangni dërgimin e emaileve te njerëzit të cilët tashmë janë regjistruar.

Bëni seminaret e juaja të përshtatshme

Në botën tonë digjitale ku kontakti sy më sy vazhdon të zvogëlohet në norma alarmante, një seminar është aq afër me njerëzit sa kompania juaj mund të jetë me konsumatorët ose partnerët. Një seminar i organizuar në mënyrë të duhur dhe i analizuar për metrika të angazhimit është një mjet i rëndësishëm për kompanitë në shekullin 21.

Mos e humbisni atë.

/entrepreneur.com.al