4 gjërat që duhet të bëni para se të krijoni lidhje në jetën profesionale

Nëse flisni me njerëz të tjerë ata ose do iu tmerrojnë ose do iu japin pozitivitet, por krijimi i lidhjeve është një pjesë thelbësore për të ngjitur shkallët e karrierës dhe për të zgjeruar horizontin tuaj. 

Çfarë duhet të bëni para çdo situate të tillë për të siguruar suksesin? Ekspertët shpjegojnë katër gjërat më të rëndësishme që duhen marrë në konsideratë para se të shkoni në një takim.

  1. Kini një qëllim specifik në mendje

Të kesh një plan është thelbësore në qoftë se ju doni të ndërtoni çdo lloj marrëdhënie profesionale. “Cilado qoftë dëshira juaj, ju duhet ta keni të qartë para se të shkoni”, thotë Ashley Stahl, një trajnere karriere.

Për shembull, doni të mësoni se si një person ka bërë një tranzicion të veçantë në karrierën e tij? A jeni duke kërkuar për të depërtuar brenda karrierës së një personi për një sfidë me të cilën po ndesheni? Duke pasur një qëllim dhe duke e shprehur në mënyrë të qartë atë, e bën më të lehtë për personin tjetër që ai të kuptojë se si mund t’iu ndihmojë.

  1. Bëni kërkimin tuaj

Ju nuk keni pse të shikoni çdo faqe në median sociale të një personi para se të takoheni me të, por mund merrni pak kohë për të parë profilin e tij në LinkedIn dhe të lexoni për interesat që ai ka. Mos kini frikë për të bërë edhe disa kërkime në Google gjithashtu.

Nëse doni të kaloni një hap më tej, Hannah Morgan, një eksperte profesionale, rekomandon të lexoni çdo gjë që personi ka shkruar online. “Shikoni, nëse ata kanë botuar ndonjë gjë në LinkedIn duke kontrolluar seksionin poshtë pjesës së kontaktit”, thotë ajo. “Lexoni postimet në mënyrë që të jeni të përgatitur për të bërë pyetje në lidhje me ato që keni dëgjuar gjatë bisedës.”

  1. Praktikoni pitch-in tuaj

” ‘Më tregoni për veten’ është një nga pyetjet më të zakonshme gjatë intervistave për punë dhe bisedave për të krijuar lidhje”, thotë Stahl, kështu që një përgjigje e mirë është vendimtare. “Unë rekomandoj të mendoni ‘pse’ jeni duke ndjekur këtë karrierë, në të cilën jeni aktualisht,” thotë ajo.

Në qoftë se i përgjigjeni kësaj ashtu si duhet, dikush do mundet t’iu ndihmojë të gjeni një punë që iu përshtatet vlerave tuaja dhe asaj që jeni duke kërkuar në karrierën tuaj.

  1. Mendoni se si mund t’i ndihmoni të tjerët

Një nga gabimet më të mëdha që profesionistët e rinj bëjnë është se ata mendojnë se takimet për networking duhet të jenë të gjitha rreth tyre. Në realitet, e kundërta është totalisht e vërtetë.

Njerëzit duan marrëdhënie profesionale që të përfitojnë edhe ata, prandaj sa më shumë që ju të tregoheni se jeni të gatshëm të bëni të njëjtën gjë, aq më shumë hapësirë do të keni që çdo marrëdhënie profesionale të rritet.

Stahl rekomandon që të pyesni, si mund të ofroni ndihmën tuaj dhe pse jo të prezantoni një kontakt tuajin me dikë tjetër, i cili po kërkon të punësojë dikë të përshtatshëm për një detyrë caktuar.

Burimi:businessmag.al