4 Arsye se Pse Duhet të Mbani një Ngjarje Bamirëse

Nëse pyesni pronarë biznesi të ndryshëm se pse kanë mbajtur ngjarje të tilla bamirëse, me siguri se do të pranoni me mijëra arsye të ndryshme. Shkaqet të cilat ata mbështesin janë të ndryshme dhe nevojat të cilat përmbushin janë fantastike. Ndërmarrësit janë individë unikë me histori dhe lidhje të cilat ndikojnë në qëllimet e tyre. Si njerëz, ne tërhiqemi ndaj shkaqeve të cilat janë të rëndësishme për ne ose kanë ndikuar tek ne ose tek njerëzit që i duam.

Mbajtja e një ngjarjeje bamirëse për një qëllim të mirë është një mënyrë fantastike për të bashkuar komunitetet. Kjo i jep kuptim asaj që bëjmë dhe bashkon shoqërinë. Por është e rëndësishme të kujtojmë arsyen më të rëndësishme, ndikimin njerëzor. Këtu janë katër arsye se pse ju duhet të merrni këtë në konsideratë:

  1. Ju mund të përmirësoni jetët.

Ky motivim është në zemrën e mbajtjes së ngjarjeve bamirëse: Është një mundësi për të pasur ndikim pozitiv në jetën e dikujt. Ne së fundmi mbajtëm ngjarjen tonë të pestë vjetore ‘’Go Jump in the Lake’’ për të fituar para për ‘’Give Back a Smile’’, një organizatë e cila ka ofruar më shumë se 15 milion dollarë në punën dentare për të ndihmuar të mbijetuarit e dhunës në familje të largojnë dëmin që abuzuesit ua kanë bërë buzëqeshjeve të tyre. Ka të bëjë me zëvendësimin dhe ndreqjen e dhëmbëve; ka të bëjë me rikthimin e vetë-besimit të njerëzve. Ndikimi i vërtetë është ndryshimi për të mirë i jetës së dikujt. Është një shkak i cili është afër zemrës time. Ka të bëjë me këto gra të cilat kanë humbur buzëqeshjet, vetëbesimin dhe mundësinë për të gjetur një punë. Buzëqeshja flet të gjitha gjuhët.

  1. Kujtimi frymëzues.

Qëllimi juaj bamirës mund të ju lidhë me atë që ju inspiron në një mënyrë instiktuale. Kur isha fëmijë, kisha një aksident me biçikletë ku humba dhëmbët e përparmë, dhe nëna ime nuk mund të paguante për të mi zëvendësuar ata për disa vite. Kur bëra këtë thyerje, pranova një kujdes të madh nga një ekip dentar, i cili më inspiroi të bëhem profesioniste dentare. Unë në të vërtetë në fillim dëshiroja të kem një karrierë në stomatologji. Unë ende po praktikoj atë  që të drejtoj DentalPost: më mban të lidhur dhe shpërblimi që pacientët të japin është i mrekullueshëm. Paraja nuk mund ta blejë atë. ‘’Give Back a Smile dhe Go Jump in the Lake Party’’ është ndikimi im i vogël që të bëj ndryshime. Qëllimi im është t’i gëzoj njerëzit. Për këtë jemi këtu.

  1. Riforcon misionin tuaj thelbësor.

Pa marrë parasysh se çfarë biznesi udhëheqni, ju krijoni një produkt ose shërbim i cili ndihmon dikë në një mënyrë ose e bën jetën e tyre më të lehtë. Mbajtja e një ngjarjeje për të mbështetur qëllimin tuaj mund të theksojë dhe të riforcojë rëndësinë e misionit tuaj thelbësor. Për shembull, kompania ime, DentalPost, krijon një komunitet për 750,000 profesionistë stomatologë. Misioni ynë është që të bëjmë jetën e tyre më të lehtë. Duke ndihmuar praktikantët dhe profesionistët të lidhen dhe të rriten në karrierën e tyre, ne punojmë për të përmirësuar profesionin dhe t’i ndihmojmë përdoruesit tanë të duan punën e tyre. Përmes mbështetjes së Give Back a Smile, ne i lidhim direkt aktivitetet tona bamirëse me misionin tonë thelbësor, për të bashkuar komunitetin e stomatologjisë dhe të ndihmojmë që ata t’u shërbejnë pacientëve më mirë. Nëse lidhni qëllimin me biznesin tuaj, do të shtojë vetëm bukuri në misionin tuaj.

  1. ‘’Ju fitoni më shumë se sa jepni’’.

Pa marrë parasysh se sa para bëni për t’i ndihmuar njerëzit, ju do të fitoni më shumë, jo në mënyrë monetare, por në ndjenjën e pabesueshme të përmbushjes që e ndjeni duke e ditur se keni bërë një ndryshim në jetën e njerëzve në nevojë. Një person i cili pranoi ndihmë përmes Give Back a Smile e përshkruajti kështu: Tani, përderisa zgjohem çdo mëngjes, filloj ditën me një ndjenjë të shpresës dhe gëzimit, të forcës dhe qëllimit, pastaj..një buzëqeshje e ndritur përhapet në fytyrën time, ndjehem sikur mund të ndriçoj gjithë botën’’. Si një ndërmarrës, është brenda fuqisë tuaj për të prekur jetën e dikujt në një mënyrë kaq të thellë, dhe shpërblimet janë të mrekullueshme.

Përfitimet që një ndërmarrës fiton nga mbështetja e një qëllimi të vlefshëm janë të pakufizuara dhe përfshijnë përparësi të shumëllojshme si ndërtimi i një marke për të bërë një pushim nga taksat. Përfitimet si rritja e profilit të kompanisë tuaj dhe ndryshimi që po i bëni jetës së dikujt.

Si Uncle Ben që i tha Peter Parker, gjithashtu i njohur si Spider-Man. ‘’Me fuqi të madhe vijnë përgjegjësitë e mëdha’’. Ndërmarrësia ka fuqi të madhe, edhe nëse fitimet e juaja nuk po përshtaten me ambiciet që i keni. Duke mbajtur një ngjarje bamirëse, ju mund të përdorni atë fuqi për të mirë. Dhe besoj fuqishëm në këtë.

/entrepeneur.com.al