3 Strategji për Projektimin e Suksesit dhe Vetëbesimit si një Udhëheqës

Një shok i vjetër më thirri dje dhe unë kisha dëshirë të mësoja ku po e dërgonte jeta atë. Gjatë diskutimit, ai komentoi, ‘’Nuk mund t’a besosh me sa idiotë duhet të përballem në zyrë’’. Është e lehtë të injoroni njerëzit përreth jush në korporatë, por e kam kuptuar se puna e secilit duket më e lehtë dhe më pak stresuese, deri sa të ecni në këpucët e tyre.

Këtu janë tri gjëra që të kuptoni dhe të udhëheqni në mënyrë efikase.

1. Zhvilloni zemrën e një shërbyesi

Si udhëheqës, kjo është shumë e rëndësishme për t’a kuptuar. Puna juaj është të ecni në këpucët e të gjithëve dhe të gjeni mënyra për t’a bërë rrugën më pak stresuese dhe më pak demoralizuese. Një udhëheqës është në shërbim të atyre përreth tij; dhe ata më të mirët bëjnë këtë vazhdimisht.

Duke u shërbyer nevojave të ekipit tuaj, pa humbur statusin tuaj si shef është veprim balancues. Vetëbesimi i vendosur mirë është bashkimi i përkryer për zemrën e shërbyesit. Por si mundet një udhëheqës të projektojë vetëbesim, edhe kur po kalojnë një ditë të keqe?

2. Fitnesi dhe prezenca fizike janë të rëndësishme

Kam dëgjuar disa nga kolegët e mi duke u dëshpëruar për faktin se ‘’të rinjtë dhe energjetikët’’është nganjëherë përvojë shumë peshuese kur mundësitë arrijnë në shkallët e korporaatës. Balancimi i hapësirës së gjeneratave në vendin e punës është një sfidë, dhe kur vjen koha për promovim, imazhi i kompanisë mund të jetë i varur në balancim.

Por është një gjë që çdo ndërmarrës dhe udhëheqës i korporatës mund të bëjë që të shfuqizojë përparësitë e rinisë: qëndroni të shëndetshëm! Falë dijes së madhe që njerëzit kanë për shëndet dhe mirëqenie, është e mundur që të duken të shëndetshëm në çdo moshë. Më shumë se rinia, fitnesi dhe prezenca fizike është ajo që vlerësohet nga një kompani e cila brengoset për imazhin e saj në botën e jashtme. Mos lejoni që një çertifikatë lindjeje të ju definojë.

3. Mbi-përgatituni në privatësi

Ka gjëra më frustruese se sa të punosh për një udhëheqës i cili merret me fakte, ose realitet rreth një vendimi. Një udhëheqës i mirë merr këshillin e ekipit të tij por investon kohë dhe energji për të edukuar veten për situatën gjithashtu. Këshilli duhet të përqendrohet rreth ofrimit të një pikëpamje të ndryshme, në vend të një edukimi nga fillimi në fund të një problemi.

Udhëheqësit me vetëbesim u shërbejnë ekipit të tyre duke qenë të mirë informuar, dhe të përgatitur. Robert Pagliarini ndau disa njohuri për takime produktive në artikullin CBS Money Watch. Përgatitja është komponent kyç për përjetimin e një rezultati të favorshëm. Nëse kuptoni atë që dëshironi, dhe keni bërë kërkime për të ofruar fakte, mundeni që ta dërgoni më lehtë bisedën në një drejtim të cilin e dëshironi.

Shitësit më të mirë, udhëheqësit e ekipit dhe ndërmjetësit nuk brengosen se kush flet më së shumti. Ata brengosen më shumë për drejtimin e bisedës. Pas të gjithash, nëse biseda është e drejtuar drejt rezultatit tuaj të dëshiruar, a ka me të vërtetë rëndësi se kush flet?

Një udhëheqës me vetëbesim e kupton vlerën e përgatitjes dhe përdor dijeninë e tij për të manovruar bisedën. Në fund, pjesëmarrësit ndiejnë zotërim në vendimin e fundit, edhe nëse ishte ndryshe nga qëllimi i tyre origjinal.

‘’Njerëzit shpërblehen në publik për atë që kanë praktikuar me vitë në privatësi’’.-Tony Robbins

Udhëheqësit e mirë angazhohen që të jenë të mrekullueshëm para takimit ose në momentin kur udhëheqja e tyre vetëbesuese është e nevojshme. Ata kalojnë shumë kohë në palestër, në zyrë duke mësuar dhe duke zhvilluar shprehinë për t’iu shërbyer atyre përreth. Vetëbesimi i cili projektohet në moment është rezultati i punës së madhe në privatësi.

/entrepreneur.com.al