3 Ndryshime të Rëndësishme që Duhet të Bëni që të Ruani Veten nga Dërrmimi

Ndërmarrësit janë shumë pasionantë për punën e tyre, e cila mund të jetë thikë me dy tehe ndonjëherë. Na jep shtysë të fuqishme the fokusin që kemi nevojë, por gjithashtu shkakton që të dërgojmë veten shumë larg. Kjo dërgon në dërrmim nëse nuk gjejmë ekuilibrin e duhur punë-jetë.

Edhe këshilluesit nuk janë imunë ndaj dërrmimit ndërmarrësor. Kelsey J. Patel është këshilluese, shëruese dhe pronare e Pure Barre Beverly Hills. Ajo ndihmon klientët të jetojnë një jetë të mbushur me gëzim. Patel dedikon jetën e saj për t’iu ndihmuar të tjerëve të gjejnë ekuilibrin punë-jetë, por është shpesh e ngarkuar me seanca dhe ngjarje të shumta.

Ajo kuptoi se duhej të gjente një ekuilibër më të mirë në jetën e saj, vecanërisht për shkak se ajo është profesioniste e shëndetit mendor dhe fizik dhe duhet të praktikojë atë që e mëson. Ajo gjithashtu ka dy djem dhe e dinte se duhej të përshtatte punën dhe jetën e saj personale.

‘’Gjatë përvojave të kaluara, e kam kuptuar se nuk kujdesesha shumë për shëndetin dhe mirëqenien time’’, tha Patel. ‘’Në fund të çdo dite, unë jam emërtuesja e cdo gjëje që shoh para meje. Tani e di se unë jam ajo që vendos se si dua të shkojë dita ime dhe se si do të ndihem gjatë asaj dite. Në ditët e mia më të zëna dhe më stresuese, vendosa të meditoj dy herë dhe të lëviz trupin tim. Unë e bëj këtë për të qartësuar mendjen time, për të liruar stresin dhe për të aktivizuar trupin që të marr vendimet më të mira të mundshme për mua, për klientët dhe për biznesin tim’’.

Cfarë hapa mund të ndërmarrin ndërmarrësit për të gjetur ekuilibrin e duhur punë-jetë? Ne folëm me shumë ndërmarrës të cilët nuk ngurruan të shpërndajnë njohuritë e tyre.

  1. Mos u frikësoni të transferoni detyrat.

Pronarët e biznesit duhet të ushtrojnë veten që të transferojnë detyrat e pa rëndësishme. Mirëpo, Kristen Elworthy, themeluese e Seven Hills Communications, thotë se kjo është më e lehtë për t’u thënë se sa për t’u bërë.

‘’Celësi për mua ka qenë transferimi strategjik’’, tha Elwortyhy, ‘’por ishte i vështirë dorëzimi i detyrave në fillim. Por mendoj se ai që u bë çelësi për mua ishte punësimi i një ekipi që në thelb po më jep një promovim. Në një pikë, unë avancova karrierën time dhe dua të fokusohem në zhvillimin e biznesit, punën me klientë, strategjinë etj. Duke transferuar detyra, isha në gjendje të vazhdoja të rrisja biznesin përderisa e bëja veten më të lumtur, edhe në karrierë edhe në shtëpi, dhe shkoja në një dhomë të merrja frymë dhe të kuptoja se si ti bëj gjëra’’.

Përderisa transferimi nuk ishte i lehtë në fillim, i kurseu asaj shumë kohë dhe eleminoi stresin që po e mundonte atë. Transferimi është madje më i rëndësishëm për ndërmarrësit të cilët po tentojnë të mbikëqyrin detyra të cilat janë jashtë ekspertizës së tyre.

Jeb  Ory, bashkë-themeluesi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Phone2Aciton, kujton se ka kaluar shumë orë duke u marrë më detyra të ndryshme. Për të lëvizur më shpejt, ai mori disa ekspertë të tjerë për t’i ndihmuar atij. Sapo që ky proces u vendos, Ory filloi të transferonte detyrat te kontraktuesit në oDesk, një shërbim online, që anëtarët e ekipit nga e gjithë bota të mund të punojnë gjatë natës. Ory tha se transferimi bëri gjithçka më produktive dhe  kurseu kohën e tij.

  1. Punoni më shumë nga shtëpia.

Zvogëlimi i kohës që e shpenzoni në zyrë gjithashtu mund të jetë e dobishme.
Sipas disa studimeve të fundit, punonjësit janë më pak produktivë kur duhet të shkojnë në zyrë çdo ditë. Ata shpenzojnë kohë në rrugë dhe duhet të përballen me ndërprerje të shumta në punë. Për shkak se nuk mund të përfundojnë gjithçka në kohë në zyrë, ata shpesh punojnë me orë më të gjata, e cila do të thotë se kanë më pak kohë për të qenë me familjet e tyre.

Keren Kang, kryeshefja ekzekutive e Native Commerce një kompani me bazë në Austin, pajtohet me këtë gjë. Duke punuar në shtëpi e ka nidhmuar atë t’i rikthejë ato orë të humbura, e cila ka qenë e dobishme për shëndetin dhe marrëdhëniet e saj familjare.

‘’Kur shkoja në zyrë pesë ditë në javë, ishte e pamundur të dilja nga puna në kohë të arsyeshme, vecanërisht kur je shefe’’, tha ajo. ‘’Kur shkoja në shtëpi, isha si një zombi. Kjo ishte një gjë e keqe për marrëdhëniet dhe për familjen time jashtë punës. Unë bëra këtë për dy vite derisa kuptova se diçka duhej të ndryshonte. Sot, mendoj se e kam bërë një hap të madh. Kam dy ditë të caktuara që punoj nga shtëpia ku mund të përfundoj punën pa hutime. Është e rëndëishme të jeni fleksibilë, duke u varur nga ajo se sa e zënë është java, unë ia dedikoj mëngjeset e mia zyrës, pastaj shkoj në shtëpi për drekë për të punuar pjesën tjetër të ditës në shtëpi. Mendoja se do të ishte e vështirë të komunikoja pa qenë sy më sy, por në fakt doli krejt e kundërta. Në ditët kur punoj nga shtëpia, ne komunikojmë përmes Google Hangouts dhe Slack. Të punuarit në shtëpi ju bën të ofroni udhëzime të qarta, kështu që komunikimi i drejtpërdrejtë është përmirësuar shumë’’.

  1. Mos sakrifikoni gjumin vazhdimisht.

Në ditët e hershme të karrierës tuaj ndërmarrësore, ju do të keni nevojë për të punuar deri vonë. Kjo mund të jetë e paevitueshme për javët e para të kohërave më të zëna të vitit. Mirëpo, nuk është e qëndrueshme për një kohë të gjatë.

Nëse e shihni se po flini më pak se gjashtë orë çdo natë, atëherë duhet të rimendoni shprehitë tuaja. Detyroni veten të frenoni punën të paktën katër orë para se të flini. Ju keni nevojë për këtë kohë për t’u qetësuar, që te mund të pushoni mirë gjatë natës.

Është gjithashtu një ide e mirë të mos përdorni telefonin tuaj disa orë para gjumit. Ryan Kh, themeluesi i Catalyst for Businees, tha se ai fik të gjitha njoftimet e tij të telefonit pas orës 9 të mbrëmjes për të fjetur. ‘’Varshmëria ime ndaj telefonit po shkatërronte jetën dhe karrierën time’’, tha KH. ‘’Kur e detyrova veten të largoja atë më ndihmoi shumë’’.

Shumica prej nesh jemi të varur nga telefonët këto ditë, por po shkatërron sistemin tonë të gjumit. Nëse shikoni telefonin tuaj e bën trurin tuaj të mendojë se është ende ditë, prandaj nuk mund të merrni gjumin që ju nevojitet.

/enterpreneur.com.al