3 Mënyra Se Si Xhelozia Mund Të Të Bëjë Më Të Suksesshëm

Kur isha 20 vjeçare, unë kalova nga një punë në tjetrën si banakiere në Starbucks, si dado dhe madje edhe si organizuese ndeshjesh. Si dikush që kisha arritur gjithmonë gjëra të shkëlqyeshme në shkollë, nota të mira, diplomim para të gjithëve në klasën time, duke u regjistruar në shkollat më të mira, t’a gjej veten në krizë të moshës së mesme pa asnjë drejtim nuk ishte e mirë për gjendjen time morale.

Kishte momente kur unë duhej të shmangja shokët ose përdorja mjetet elektronike derisa shikoja njerëzit duke fituar punët e ëndërrave të tyre, duke fituar para dhe duke u martuar. Isha xheloze që ata kishin jetën që unë dëshiroja. Fatmirësisht unë isha në gjendje të shndërroja zilinë time në strategji për sukses.

Tani, si drejtuese biznesi dhe trajnuese e suksesshme e qindra klientëve dhe studentëve, duke jetuar në një shtëpi të mrekullueshme gjashtë-dhomëshe në Londër dhe duke punuar me burrin tim të këndshëm, jeta ime është më e mirë se sa e kam parashikuar.

Nga përvoja ime, kam mësuar se xhelozia nuk ishte gjithmonë një gjë e keqe. Këtu janë disa mënyra të përdorësh atë për të gjetur sukses:

 

Xhelozia mund të të tregojë çfarë është e mundur.

Kur unë së pari fillova biznesin tim, u ndikova shumë nga femrat trajnuese në industrinë time, dhe më kujtohet që njëra prej tyre më tregoi se ajo kishte fituar shumë para në vitin e saj të parë. Ajo gjithashtu më tregoi se ishte e mundur që të ktheja rrogën time vjetore në atë mujore.

Në fillim, isha skeptike dhe xheloze për atë se çfarë kisha krijuar por pastaj vendosa t’a mendoj në një mënyrë tjetër. Nëse ajo e arriti(një grua normale nga MidWest si unë), a nuk do të mundja edhe unë?

Unë përdora atë xhelozi të më ndihmojë të krijoj biznes miliona dollarësh në 18 muajt e mi të parë dhe të mbështes gra tjera në transformimin e financave të tyre dhe arritjen e suksesit në mënyrë të shpejtë.

Mënyra se si e shoh, xhelozia nuk është një shenjë që dikush ka diçka që ti nuk mund t’a kesh. Nuk është një shenjë që diçka është zënë dhe nuk ka vend për ty. Duke bërë dikush diçka që edhe ti dëshiron do të thotë që është e mundshme edhe për ty.

Xhelozia mund të jetë një motivues të shkosh në nivelin e radhës.

Si një sipërmarrëse, unë kam shumë shokë që gjithashtu janë drejtues të bizneseve. Ne kemi organizuar seanca së bashku dhe rregullisht kemi folur për arritjet dhe sfidat tona, për qëllimet tona për të ardhmen dhe mënyrat përmes të cilave do të arrijmë ëndërrat tona të mëdha.

Gjatë këtyre, unë fillova të bëhem xheloze për idetë e tyre dhe historitë e suksesit, duke fituar marrëveshje libri me publikuesin më të mirë, duke organizuar ngjarje të shitjeve, duke punuar me këshilluesin e ëndërrave, më bënte xheloze.

Por kam mësuar të përdor atë xhelozi të më motivojë të shkoj në nivelin e radhës, jo të më ndalojë së përpjekuri ose të prej lidhjet me to. Unë shoh atë xhelozi si një trajner: duke më inkurajuar të shkoj përpara me qëllimet e mia dhe si një shenjë e asaj çfarë dua dhe cilët janë hapat e mi të radhës.

Xhelozia mund të jetë një mundësi të thellosh marrëdhëniet kryesore.

Disa vite më parë, dikush më tha se koha më e mirë të dërgosh një kartolinë falenderimi ose një e-mail është në momentin kur ndihesh xheloze për dikë. Në atë kohë, unë mendova se ishte një këshillë e çuditshme, por tani e kuptoj.

Të japësh lavdërime ku ato takojnë është e rëndësishme, veçanërisht kur nuk ke dëshirë. Jam e sigurt që të pëlqen kur njerëzit të tregojnë që produkti ose shërbimi yt ndryshuan jetën e tyre, website yt është i shkëlqyeshëm dhe ti me të vërtetë po ndikon botën. Ata përreth teje, edhe nëse duket se kanë gjithë famën që u nevojitet, ata kanë dëshirë të madhe për atë, gjithashtu.

Dhe kush e di? Në mënyrë që të bësh dikë të ndihet mirë me ato që ka arritur, te lidhesh me atë person mund të të dërgojë drejtë një dere që do të të ndihmojë të arrish qëllimet tua. Mund të të vendosë në rrugë të dikujt të rëndësishëm në industrinë tënde, të bëjë punën ose produktin tënd të vihet re ose mund të të lidhë me një person tjetër në një mënyrë domethënëse, dhe ne mund të përdorim atë.

Herën tjetër kur të ndihesh xheloz, kur e sheh dikë duke fituar shumë para, duke dalë në intervista ose duke folur në skena të mëdha, mos provo t’a largosh atë emocion. Në vend të kësaj, qëndro i hapur se çfarë të tregon dhe ku po të dërgon. Xhelozia, nëse e lejon mund të të ndihmojë të arrish më shumë sukese se sa ke menduar që do të ishte e mundshme ndonjëherë.

/entrepreneur.com.al