3 Këshilla të cilat Mbyllin Zbraztinë për Punonjësit e Largët

Si duket dita e parë e punës për një punonjës të largët?  Veshja e punës: me shumë gjasa rroba të rehatshme. Koha e fillimit: e ndryshueshme, ndoshta me një  thirrje të konferencës ‘’mirë se vjen në ekip’’ në ora 9 të mëngjesit. Detyra e parë: Të fillojë të njihet me mjete trajnimi të punonjësve të rinj. Nuk ka shumë mbikëqyrje për një punonjës të ri të largët, që do të thotë se ankthi i ditës së parë nuk është një problem.

Studimet tregojnë se punonjësit që punojnë në shtëpi janë më produktivë. Përveç përfitimeve që kjo sjell te punëdhënësit, puna e larget vjen me përfitime edhe për punonjësit: ekuilibër punë-jetë, orare të ndryshueshme dhe mundësi të shumta të hapësirës së punës.

Mirëpo, ka disa pengesa të fshehura për ata që punojnë larg. Ide spontane, ndërtim të ekipit dhe lidhje personale me kolegët, të gjithë faktorët kyçë në angazhimin e punonjësve po mungojnë nga atmosfera e zyrës në shtëpi.

Këto sfida janë veçanërisht të rëndësishme për udhëheqjen dhe ekipet e burimeve njerëzore pëpr t’i marrë parasysh kur sjellin punonjës të ri të largët. Këtu janë tri strategji për të mbajtur punonjësit tuaj të largët të lumtur dhe të performojnë më të mirën e tyre.

  1. Vendosni regjistrime të rregullta.

Një hap i ri natyral në këtë proces është trajnimi i punës. Përderisa ka shumë mjete digjitale në dispozicion për punonjësit e largët, është edhe më e rëndësishme të parashikoni nevojën për komunikime të hapura dhe të shpeshta. Varësisht se a ndodh trajnimi në zyrë apo online, sigurohuni që stafi i bordit parashikojnë pyetje që një punonjës i largët mund t’i ketë përderisa vendoset në rolin e tij të ri. Anëtarët e ekipit të cilët punojnë në largësi nuk do të kenë mundësinë të lëvizin rreth zyrës dhe të japin zgjidhje potenciale kur pasiguritë shfaqen, kështu që regjistrimet e rregullta në takime janë të rëndësishme.

Specialistët e dedikuar janë një pasuri e madhe kur vjen puna te mirëseardhja e punonjësve të rinj. ‘’sistemi i bashkësisë’’ mund të jetë i dobishëm, duke bashkuar punonjësit  e vjetër me ata të rinjtë mund të ofrojë udhëzime shtesë, dijeni institucionale dhe lidhje personale.

  1. Krijoni mundësi për ndërtimin e ekipit.

Për stafin e largët, bisedat rastësore nuk janë një mundësi për të njohur pjesën tjetër të ekipit. Nëse takimet javore janë një kohë që i gjithë stafi të mblidhet bashkë, eleminoni çdo ngatërrim duke prezantuar punonjësit e largët me ekipin. Krijoni një atmosferë gjithëpërfshirëse nga dita e parë duke caktuar takime që stafi i zyrës dhe punonjësit e largët të njohin njëri tjetrin. Sigurohuni që punonjësit e largët përfshihen në mbledhje të stafit jashtë zyrës, nëse distanca është e përshtatshme. Krijimi i mundësive për bashkësi do ju ndihmojë të mbyllni zbrazëtinë në mes të marrëdhënies në distancë të largët të punonjësve të largët dhe stafit të zyrës.

Takimet vjetore të ekipit janë një mënyrë e mirë për të lidhur punonjësit dhe të ndërtoni ndjenjën e komunitetit brenda organizatës. Formstack, një kompani me fuqi të madhe punëtore në largësi, ka filluar të presë çdo vit punonjësit rreth globit. Ngjarje të tilla ndihmojnë në krijimin e një kulture transparente, komunikative dhe argëtuese, të gjitha përbërës të duhur për mirëmbajtjen e një marrëdhënie të shëndetshme me punonjësit e largët.

  1. Investoni në edukimin e vazhdueshëm.

Vazhdimi i programeve të edukimit janë investime në të ardhmen e punonjësve tuaj. Këto programe janë veçanërisht të rëndësishme kur vjen puna  tek punonjësit e largët, sepse dëshmojnë se ju vlerësoni suksesin e tyre të vazhdueshëm brenda dhe përtej kompanisë. Kompania juaj mund të ofrojë mundësi që punonjësit të ndjekin konferenca ose të përfundojnë kurse të zhvillimit profesional. Njëlloj, ju mund të inkurajoni rritjen duke zbatuar programe për pagesa shkollimi ose trajnimi gjithashtu edhe duke krijuar role udhëheqëse për punonjësit ekzistues.

Varësisht se a është opsion i vogël, këto takime javore, ose veprime më të mëdha, si dërgimi i punonjësve në konferenca vjetore, ndërtimi i mundësive të zhvillimit do t’i bëjë ata të ndihen si pjesë e rëndësishme e ekipit.

CHRIS BYERS

Chris Byers është kryeshefi ekzekutiv i Formstack, një kompani me bazë në Indianapolis e cila eshte platformë embledhjes së të dhënave. Para Formstack, Byers bashkëthemeloi një organizatë ndërkombëtare jo përfituese e cila ishte e ndërtuar përmes lidhjeve të largëta në mes të partnerëve në Europë, Afrikë dhe në Shtetet e Bashkuara.

/entrepreneur.com.al/