3 Këshilla Se Si Të Transformoni Pengesat Në Sukses

Gjërat që do të dëgjoni vazhdimisht në pothuajse çdo histori të sipërmarrësve të suksesshëm janë pengesat.
Kur një pengesë godet, ajo zakonisht godet shumëfish, dhe varet nga ti se çfarë do të bësh me sfidat që do të vijnë në rrugën tënde. A do t’i kthesh pengesat në mundësi për zhvillim, ndryshim apo guxim? Apo do t’i lejosh ato të të dëshpërojnë, ose më keq, të të bëjnë të mendosh se biznesi dhe sipërmarrësia thjeshtë nuk janë për ty?

Çdo ditë të ofron mundësinë të pyesësh veten,’’a do t’a lejoj këtë të më bëjë më të mirë? Apo do t’a lejoj të më hidhërojë më shumë?’’ Zgjedhja varet nga ti.

Edhe kur zgjedh më mirë, është e lehtë të ndihesh i dekurajuar. Pra nëse po synon për të mirë, por ke ngecur duke u ndjerë i hidhëruar në atë moment, këtu janë tri këshilla që të të ndihmojnë të transformosh pengesat në rrugë të drejtë.

1.Kur je në dyshim, bëjë pauzë.
Reagimi jonë kur jemi të stresuar është me të vërtetë interesant, na bën të frustruar kur diçka shkon keq. Na shkon në mendje fenomeni psikologjik ‘’ të qëndrosh apo të ikësh’’, por kjo nuk na ndihmon gjithmonë.

Të marrim fluturimin si shembull. Kur udhëton me aeroplan, njëra ndër gjërat e para që mëson është që të reagosh më shumë seç duhet në timonin e aeroplanit shkakton më shumë probleme se sa të mira. Në shumicën e skenareve të fluturimeve, mbajtja lirshëm e timonit, ose edhe duke i larguar duart në kohëra të caktuara, është më e sigurtë.Aeroplani dëshiron të stabilizohet dhe frika jote mund të të shkaktojë të bllokosh timonin, duke rezultuar në përplasje.

E njëjta vlen edhe në vozitje. Nëse ti godet akullin, gjëja më e keqe që mund të bësh është të humbasësh kontrollin dhe të kthesh timonin në drejtim të kundërt. Më e mira është që me butësi të orientohesh në drejtim të rrëshqitjes, jo shumë larg nga ajo.

Por çfarë do të ndodhë nëse ndodhesh në rrymat e oqeanit? E di çfarë? Të qëndrosh i qetë është reagimi i duhur. Duke lejuar veten të tërhiqesh nga rrymat, ti mund të ruash energji dhe pastaj qetësisht të shkosh në breg.

Kur gjërat janë të vështira ose je duke u përballur me një problem të vështirë, ndonjëherë më e mira është të marrësh frymë thellë, të mbledhësh veten dhe të shkosh atje ku sfida të dërgon, para se të marrësh një vendim. Nëse frikësohesh dhe reagon më shumë se sa duhet ndaj një pengesë, ti shumë shpesh do t’i bësh gjërat edhe më keq.Kur je në dyshim, bëj pauzë.

2.Është e rëndësishme të jesh në shoqëri të mirë
Më të mirët në botë u përballën me shumë pengesa para suksesit.
Richard Branson nuk ka lejuar kurrë që pengesat t’a ndalin atë kur ka dashur diçka në biznes ose në jetë. Ai gjithashtu nuk ka lejuar kurrë që një dështim biznesi ose pengesë t’a ndalojë atë që të vazhdojë të zbulojë territore të reja. Cola ishte një dështim, por linja ajrore pati sukses. Nëse ai do të ishte hidhëruar për atë pije, ne ndoshta nuk do të shijonim fluturimet tona rreth botës.
Kur e di se të tjerët janë përballur me sfida dhe ia kanë dalë mbanë, është inkurajuese. Të jesh në gjendje të mësosh se si ia kanë dalë mbanë mund të ndihmojë trurin tënd rreth mjeteve dhe teknikave se si mund të bëhesh më i mirë dhe të zbulosh suksese pavarësisht pengesave.

3.Mos u dorëzo kurrë.
Është këshilla më e vjetër, por për një arsye. Kur ti dorëzohesh, ti i jep hidhërimit fuqi totale që të mundë përmirësimin.
Është një thënie e mirë që thotë se mënyra se si ti bën një gjë është mënyra se si bën gjithçka. Nëse lejon hidhërimin në një pjesë të jetës tënde, ai mund të depërtojë në të gjitha pjesët e jetës.

Një lidhje nuk pati sukses, është në rregull, një lidhje më e mirë do të vijë. Një pengesë biznesi po të bën nervoz? Është natyrale, por fokusohu në zgjidhje.
Pengesat mund të thonë se ke nevojë të fillosh një projekt nga fillimi, ose edhe të pranosh humbjen në një ide biznesi, por mos u dorëzo kurrë nga entuziazmi yt. Kur je pozitiv, ti hap veten për mundësi tjera.

/entrepreneur.com.al