3 Hapa për Mbajtjen e Konsumatorëve Ekzistues

Fokusi i shumë ndërmarrësve është shpesh sigurimi i konsumatorëve të rinj.

Përderisa kjo natyrisht që është e rëndësishme dhe kërkon një strategji dhe burime, shumë pronarë biznesi nuk e kuptojnë rëndësinë e mbajtjes së konsumatorëve ekzistues.

Konsumatorët ekzistues tashmë kanë shpenzuar para në kompaninë tuaj, e cila do të thotë se ju keni fituar besimin e tyre. Veç kësaj nëse keni një produkt ose shërbim të mirë, gjasat janë se ata konsumatorë do të ju besojnë mjaftueshëm për të blerë sërish nga ju.

Sipas Bain & Co. merr nga 5 deri në 25 herë më shumë të siguroni një konsumator të ri se sa të mbani një. Ata gjithashtu zbuluan se numri i rritjes të konsumatorëve në 5 përqind rrit përfitimet 25 deri në 95 përqind.

Për t’iu përshtatur një thënjeje nga kënga e famshme e vitit 1967 nga Cat Stevens The First Cut is The Deepest: Në biznes, konsumatori i parë është më i vështiri. Kështu që, sapo të keni nje konsumator, është e rëndësishme t’i dyfishoni dhe t’i mbani ata, ose më mirë, rrisni ato që konsumatorët shpenzojnë te ju.

Këtu janë tri mënyra të cilat inkurajojnë konsumatorët ekzistues të bëjnë më shumë biznes me ju.

1. Prezantimi i produktit

Supozimi se ju keni një produkt ose shërbim i cili zgjidh problemin e grupit tuaj të konsumatorëve, konsumatorët me shumë gjasa do ju japin juve mundësinë e parë për t’iu ndihmuar atyre para se ata të shkojnë diku tjetër. Dhe kështu, ju duhet të përfitoni nga ajo.

Njëra nga mënyrat përmes së ciles mund t’a bëni këtë është përmes prezantimit të produkteve të cilat plotësojnë ato që tashmë ata kanë blerë prej jush. Nëse ata tanimë kanë blerë një produkt trajnimi online, për shembull, ata gjithashtu mund t’a mirëpresin edhe stërvitjen një-nga-një për këshilla më të mençura biznesi.

Në mënyrë tipike, produkti juaj do të jetë më i shtrenjtë dhe do ju lejojë të vazhdoni marrëdhënien tuaj me konsumatorin.

Disa biznese qëllimisht shesin produkte ose shërbime fillestare me një çmim të ulët që të fitojnë konsumatorë dhe gradualisht t’iu shesin produkte më të shtrenjta.

Nëse nuk e keni planifikuar këtë në biznesin tuaj, ju duhet të filloni të mendoni ato që mund të ofroni.

2. Programi i besnikërisë

Programi i besnikërisë nuk është asgjë e re, por funksionon mirë. Shumë nga bizneset më të suksesshme të botës kanë përdorur atë me vite.

Një shembull i mirë i programit të besnikërisë është Amazon Prime. Prime iu jep përdoruesve 1-2 ditë dërgesa për blerje të përshtatshme, filma dhe shfaqje televizive të palimituara me Prime Video dhe mundësinë që të huazojnë libra nga Kindle Owners Lending Library për 99 dollarë në muaj.

 

3. Shërbimi i konsumatorëve

Disi, shërbimi i konsumatorëve vazhdon të jetë një taktikë e nënvlerësuar për rritjen e biznesit. Mirëpo, për të lënë përshtypje, ofrimi i shërbimeve të mira të konsumatorëve është çelësi.

Në fakt, shërbimi i dobët i konsumatorit është një nga arsyet kryesore se pse shumë konsumatorë ndërrojnë furnizuesit.

Përdorja e këtyre tri strategjive në biznesin tuaj do të shtyejë rritjen duke zvogëluar kostot e blerjes së konsumatorëve, në të njëjtën kohë, duke iu japur mundësinë të shisni një set më të gjërë produktesh për t’iu ndihmuar konsumatorëve të zgjidhin probleme të rëndësishme për ta.

/entrepreneur.com.al/