2 Cilësitë më të Rëndësishme për të Cilat do të Keni Nevojë për të Pasur Sukses

Ky artikull është marrë nga libri i Scott Petinga, No One Ever Drowned in Sweat.

Ka një listë të gjatë të njerëzve të admirueshëm, nga mësuesit e korporatave në biznese fillestare dhe në sportistë të suksesshëm, të ëcilët janë bërë shumë të suksesshëm në karrierën e tyre. Shumë besojnë se njerëzit e tillë kanë një formulë magjike ose një dhunti hyjnore e cila u jep atyre përparësi më shumë se tjerëve.

Mirëpo, ka disa cilësi në të cilat ndërtohet suksesi, dhe të gjithë ata që arrijnë sukses i kanë ato. Akti i ndërtimit të një karriere të suksesshme përmban veprime të shumta, por të gjitha do të tunden nëse këto parime themelore nuk aplikohen.

Guximin për të nisur gjërat.

Cilësia e parë themelore që dikush duhet të ketë për të arritur sukses është të ketë guxim. Mund të jetë shumë e frikshme që dikush të nisë një biznes, dhe nëse ju mungon guximi për t’u përballur me frikat tuaja dhe të  filloni, atëherë nuk do të keni sukses.

A do të thotë guximi të mos kesh frikë? Sigurisht që jo! Të gjithë frikësohen nga diçka ose frika e tij rritet në ndonjë pikë. Meshkujt dhe femrat në çfarëdo karriere të cilën e kanë zgjedhur përjetojnë frikë dhe duhet të qëndrojnë në radhë të zjarrit për çfarëdo kërcënimi që ju paraqitet.

Të jesh i guximshëm nuk do të thotë të mos kesh frikë. Të jesh i guximshëm do të thotë të kontrolloni frikat tuaja para se ato të ju kontrollojnë juve. Ju gëlltitni thellë, merrni frymë thellë dhe vraponi drejt betejës. Kështu fitoni, edhe në fushëbeteje edhe në botën e biznesit.

Pengesat do të shfaqen gjithmonë për të ju penguar juve nga hapi juaj i parë. Nuk ka të bëjë me shmangjen e pengesave por përballja dhe tejkalimi i tyre dërgon drejt fitoreve. Pengesat nuk mund të ju ndalojnë nëse keni guximin për t’u përballur me to dhe të gjeni një rrugë. Ju me siguri do t’i kaloni këto pengesa dhe frika nëse keni guxim për të vazhduar përpara.

Arti i të mos dorëzuarit

Përmbledhja e guximit për të marrë hapin drejt një rruge të re është një gjë, por nëse nuk keni elasticitetin për të vazhduar përpara gjatë kohërave të këqija dhe të mira atëherë rrugëtimi juaj do të përfundojë. Shumë njerëz thjeshtë dështojnë sepse nuk qëndrojnë në lojë. Suksesi vjen nga kalimi i stuhisë kur të gjithë të tjerët janë rrëzuar.

Në shumë arena të jetës, nëse mundeni dhe vendosni të qëndroni poshtë për shkak se jeni të frikësuar, nuk ndiheni rehat ose i keni ndjenjat e lënduara atëherë nuk do të përparoni, e lëreni më  të keni sukses. Ju duhet të pastroni plagën tuaj, të lodhur dhe të turpëruar ngrituni nga dyshemeja dhe provoni sërish!

Ju duhet të ktheheni pa kufizuar veten se çfarë mund të bëni. Në vend të asaj pyesni veten, ‘’Çfarë është e mundur’’? Nëse dorëzoheni ndaj përvojave të vështira, atëherë ju kufizoni aftësitë tuaja për t’i tejkaluar ato, edhe për rastin e tanishëm edhe për ato në të ardhmen.

Ngecja dhe rrëzimi janë pjesë të paevitueshme të rrugëtimit. Ju nuk duhet vetëm të ngriteni, por të mësoni nga ato përvoja dhe të vazhdoni përpara. Ju mund të dini se do të ketë një pengesë tjetër por jeni të sigurtë se do të jetë ndryshe nga e kaluara. Për këtë shkak, nuk ka kuptim të jetoni në gabimet e kaluara. Ngrituni, mësoni nga përvoja dhe vazhdoni përpara.

Pikat kyçe

Ju duhet të keni guxim në fillim që të arrini sukses. Nevoja për të nisur lëvizjen para se të arrini suksesin është e përmbledhur në thënjen e Michael Hyatt: ‘’Nuk mund të manovroni një makinë të parkuar’’. Nëse nuk keni guximin për të lëvizur, nuk do të keni aftësinë për të arritur në destinacionin tuaj.

Ju duhet të përballeni me frikën e cila ju ndalon nga të pasurit sukses.

Kur pengesat shfaqen, gjeni mënyra rreth tyre në vend se të paralizoheni nga ato.

Ju keni nevojë për fuqinë e elasticitetit për të realizuar suksesin. Ju pa dyshim do të përballeni me sfida të vështira në rrugëtimin tuaj. Elasticiteti është fuqia e cila ju mban deri sa të fitoni duke ju ndihmuar të shëroheni, të mësoni gjëra të vlefshme, të vazhdoni me kujdes, dhe të keni më shumë vetëbesim për të arritur qëllimin tuaj.

/entrepreneur.com.al