10 sjelljet e sipërmarrësve jashtëzakonisht të suksesshëm

Të gjithë sipërmarrësit e suksesshëm kanë diçka të përbashkët, e cila është se dinë të menaxhojnë të gjitha dimensionet e jetës së tyre, të qëndruarit në biznes, lidhjet personale, shëndetin mendor dhe fizik etj. Për më tepër, ata janë të qetë, të përmbajtur, të disiplinuar dhe shumë të aftë dhe produktiv në menaxhimin e gjërave. Si ia arrijnë ata të bëjnë diçka të tillë?

Më poshtë janë 10 sjelljet e këtyre sipërmarrësve jashtëzakonisht të suksesshëm:

1. Ata janë duke mësuar gjatë gjithë kohës

Sipërmarrësit e suksesshëm e dinë se ata nuk i dinë të gjitha. Si rezultat, ata nuk ndalojnë kurrë së mësuari. Asnjëherë mos u bëni aq të zënë sa të ndaloni investimin në veten tuaj dhe në njohuritë tuaja për biznesin, për industrine tuaj dhe teknologjitë e reja. Të qënit i mirë-informuar është thelbësore nëse doni të jeni të suksesshëm.

2. Ata e planifikojnë ditën e tyre në avancë

Në biznes është e lehtë t’i lesh njerëzit e tjerë të prishin prioritetet e ditës tënde. Telefonatat, email-et, mbledhjet, takimet – nuk mbarojnë kurrë. Sipërmarrësit e planifikojnë ditën e tyre në avancë, përpara se “lufta” të fillojë. Por ata nuk bëjnë plane të vjetra por sigurohen të kenë kohë për të gjitha prioritetet e rëndësisshme.

3. Ata janë të matur dhe kalkulues

Këta njerëz e matin çdo hap të tyre duke e menduar mirë çdo gjë, duke dëgjuar këshilla nga personat e tjerë ose duke eksperimentuar. Duke përdorur logjikën dhe duke e marr me avash dhe në mënyrë të njëtrajtshme është ajo çka e diferencon ata me të tjerët.

4. Ata janë të patrembur

Frika është një zgjedhje, të tërhiqesh mbrapa ësjhtë një vendim. Ata nuk i tremben vështirësive dhe pengesave që jeta i vë përpara. Ata kanë parë çdo gjë dhe i kanë bërë të gjitha. Të tërhiqen nuk është një opsion për ta. Nëse gjërat komplikohen, ata zhvillojnë atlernativa të tjera zgjidhjeje.

5. Ata kanë synime të qarta

Këta njerëz nuk janë vetëm pronarë biznesesh efektivë, të cilët nuk përqëndrohen vetëm në suksesin e tyre por edhe të të tjerëve përreth tij. Ata e dinë rëndësinë e planifikimit afatshkurtër dhe afatgjatë dhe mënyrën se si do të arrihen. Për më tepër, ata besojnë në fuqinë e bashikimit dhe rëndësinë e punës në grup.

6. Ata zgjidhin probleme të mëdha

Sipërmarrësit e vërtetë nuk “luajnë” me gjëra të vogla. Ndonëse është një problem i konsumatorit, një problem madhor në punë apo një problem në shoqëri, ata jetojnë për të gjetur zgjidhje inovative të problemeve të mëdha, të ashpëra. Sipërmarrësit e vërtetë janë ekspert në zgjidhjen e problemeve.

7. Ata bëjnë vetëm atë që ka rëndësi

Sipërmarrësit janë të drejtuar nga vizioni i tyre, mania e tyre, një problem që duhet zgjidhur etj, por zakonisht ata janë të drejtuar nga 1 gjë dhe vetëm është ajo çka ka rëndësi për ta. Ata “lëvizin” tokën dhe qiellin që ta bëjnë të ndodhi ajo që duan ata dhe injorojnë të gjithë gjërat e tjera, pavarësisht se mund të bëjnë përjashtim 1 ose 2 gjëra.

8. Ata konsumojnë ushqimin e duhur dhe bëjnë ushtrime

Kjo gjë nuk mund të injorohet. Për të qenë një sipërmarrës produktiv, i pandalshëm është edhe trupi juaj që ndikon përveç mendjes dhe vullnetit. Nëse ju nuk kujdeseni për ushqimin tuaj dhe ushtrime çdo ditë, ju nuk do të mund të bëni më të mirën tuaj – dhe sigurisht nuk do të jeni të pandalshëm. Pini shumë ujë, hani mëngjes dhe vendosni trupin në lëvizje. Do të shihni se do të jeni edhe më të suksesshëm se më parë.

9. Ata i dinë fuqitë dhe dobësitë e tyre

Biznesmenët e suksesshëm janë të ndershëm me veten e tyre. Ata i dinë fuqitë dhe dobësitë e tyre dhe i “marrin” me vete në çdo vendim për biznesin. Duhet përulësi për të ekzaminuar veten në këtë mënyrë, por do të paguajë dividentë shumë të mirë kur e di me saktësi kë të punësosh, me kë të bëhesh partner dhe çfarë aftësish mund të ofrosh.

10. Ata punësojnë skuadrën më të mirë

Sipërmarrësit që nuk triumfojnë janë ata të cilët kanë frikë për të patur skuadrën më të mirë në stafin e tyre. Ata ose ndihen të kërcënuar ose nuk do të ofrojnë stimujt e nevojshëm për të punësuar njerëzit më të mirë. Për t’u bërë një sipërmarrës i pandalshëm, ju duhet të punësoni më të mirët. Fokusohuni në ata të cilët përshtaten në kompaninë tuaj. Duke bërë kështu ju do të krijoni skuadrën mahnitëse që është e nevojshme për të triumfuar.

/businessmag.al