10 Mënyra se si T’a Bëni Kompaninë Tuaj Më Tërheqëse Ndaj Investitorëve

Nëse paraja do të zgjidhë probleme specifike për biznesin tuaj ose do të rrisë kompaninë tuaj më shpejtë, jeni në vend të mirë për të vendosur se a është i duhur shtimi i parave për ju. Përderisa shtimi i parave definitivisht nuk është një proces i shpejtë dhe i lehtë, mund të përdoret si levë e madhe për të dërguar biznesin tuaj në maja.

Nëse shtimi i parave është diçka për të cilën keni vetëbesim se  do të dërgojë biznesin tuaj në nivelin e ardhshëm, këtu janë dhjetë mënyra se si të bëni veten dhe kompaninë tuaj një investim më tërheqës:.

  1. Rrethojeni veten me ekspertë.

Të jesh i rrethuar nga njerëzit e mirë është gjithmonë një këshillë e mirë. Në këtë rast, duhet të keni një bord këshillues të mbushur me këshilltarë, trajnerë dhe  konsulentë. Nuk ka rëndësi se a është formale ose jo formale, por duke pasur vetëm një tregon se jeni të vetëdijshem se nuk i dini të gjitha dhe se keni njerëz të cilët ju ndihmojnë të shihni rezultatin e madh.

  1. Dijeni problemin.

Sigurohuni që e dini problemin më mirë se sa zgjidhjen e propozuar. Kjo tregon se ju keni nxitje të thellë në mendje të  tregut tuaj të shënjestruar dhe edhe nëse zgjidhja juaj nuk ka sukses në përpjekjen e parë, ju do të jeni në gjendje të provoni deri sa të fitoni.

  1. Bëhuni të vendosur.

Asgjë nuk i largon investitorët më shumë se një udhëheqës i cili nuk mund të vendosë. Merrni një vendim, qëndroni me të mjaftueshëm gjatë për t’i japur mundësi të dëshmojë veten dhe vazhdoni përpara. Sikur thënja e famshme: ‘’Bëhuni të shpejtë për të vendosur, dhe  të ngadalshëm për të ndryshuar mendjen tuaj’’.

  1. Njihni konkurrentët.

Ju duhet t’i njihni njerëzit me të cilët konkurroni. Merrni vesh strategjitë e tyre dhe sigurohuni që tuajat janë më të mira ose më ndryshe. Jo çdo industri është lojë konkurruese dhe edhe me konkurrim direkt, shumica e kompanive mund të lulëzojnë së bashku.

  1. Merrni pozitën udhëheqëse.

Duhet të keni një pozitë të definuar në treg, dhe të jeni para tij. Ju mund të jeni më i arritshmi dhe më i veçanti. Zgjidhja ‘’bëje vetë’’ ose ‘’e zgjidhur për ty’’. Ka mënyra të ndryshme për pozicionimin e kompanisë tuaj, vetëm sigurohuni që keni një dhe zotërojeni atë në treg.

  1. Dini numrat tuaj.

Duhet t’i dini metrikat tuaja kyçe dhe t’i vendosni ato në qendër të tavolinës tuaj të prezantimit.

Shark Tank vret njerëzit që e bëjnë këtë gjë rrëmujë. Edhe pse takimet me investitorët nuk janë si në televizion, kjo qëndron e vërtetë sa herë që dëshironi t’i kërkoni para dikujt.

  1. Shkoni pas fitoreve të mëdha.

Sigurohuni që po fokusoheni vetëm në gjëra specifike të cilat janë më të rëndësishmet. Nëse ka ndonjë tipar specifik i cili emocionon 80 përqind të përdoruesve tuaj, bëjeni më të mirën tuaj. Nëse keni një projekt të kafshëve për të cilin konsumatorët nuk janë të interesuar, ndoshta duhet të ri mendoni rëndësinë e tij. Më e rëndësishmja, dijeni se pse këto gjëra janë shtysat më të mëdha tuajat dhe sigurohuni që investitorët tuaj potencialë e dinë këtë gjithashtu.

  1. Bëhuni të arritshëm.

Nëse dikush dëshiron të investojë te ju, ata duhet të jenë në gjendje të ju gjejnë kur ju kërkojnë. Sigurohuni që keni një faqe interneti atraktive me informacione kontakti. Mjete si Angel List, Crunch Base dhe Unicorn të gjitha duhet të përdoren që të siguroheni se dikush po ju shikon, dhe me një aplikacion si Unicorn, kjo është më e lehtë se kurrë.

Në  të  gjitha profilet tuaja publike, paraqisni ekipin tuaj themelues, produktin tuaj, teknologjinë dhe theksoni të gjitha fuqitë unike.

  1. Qëndroni të dijshëm.

Është shumë e rëndësishme të dini sa më shumë që të jetë e mundur për industrinë dhe tregun tuaj të shënjestruar . Nëse po mendoni të ndërtoni një aplikacion, filloni një kurs interneti për ndërtimin e aplikacioneve. Nëse dëshironi të rrisni produktin tuaj, flisni me përdoruesit. Varet nga ju se si i mësoni trendet e fundit, duhet të dini gjendjen e industrisë dhe të keni hamendje të dijshme se ku do ju dërgojë.

  1. Dilni në qendër të vëmendjes.

Bëni kompaninë, ose juve si themelues, të dukshëm te investitorët në një kuptim më të besueshëm. Kudo që investitorët tuaj lexojnë, ju duhet të jeni të përmendur. Qëllimi do të ishte të publikoni një kryeartikull ose thjesht një artikull ku përmendeni ju ose kompania juaj. Kudo që investitorët tuaj lexojnë, ju duhet t’i bëni njerëzit të flasin për ju, kompaninë tuaj dhe problemet që i zgjidhni.

entrepreneur.com.al/