10 kuriozitete që nuk i dini për Facebook-un

Edhe pse e përdorim thuajse çdo orë të ditës, përsëri Facebook-u është një thesar me kuriozitete.

1- Fytyra e parë në Facebook ka qenë ajo aktorit Al Pacino.  Madje një portret i tij në ngjyrë blu. Shoku i Mark Zuckerberg, Andrew McCollum ideoi logon e parë të Facebook-ut duke u frymëzuar nga aktor i famshëm.

2- Çdo ditë Facebook bllokon mbi 600 mijë tentativa hackerimi të profileve të ndryshme.

3- Sot e përdorim në mënyrë të përditshme 64% e përdoruesve të tij. Në 2010 vetëm 51%.

4- Facebook ka rritur numrin e ndarjeve.  Një ne tre ndarje lind aty, falë lehtësisë për ta kapur tradhtinë e partnerit.

5- Me shumë se 1 miliardë persona hyjnë në Facebook nga celularët.

6- Edhe prishja e miqësive në Facebook është me pasoja. Në  SHBA një burrë vrau një çift vetëm se ata prishën miqësinë e tyre virtuale me të bijën.

7-  Facebook është në gjendje të gjurmojë edhe se çfarë web-esh kemi parë, madje edhe kur nuk jemi të lidhur me të. Kjo falë pulsantit “Like” që ndodhet kudo nëpër site të tjera.

8- Zuckerberg vuan nga një formë e caktuar e daltonizmit që nuk e lejon atë të perceptojë nuancat e kuqe dhe te gjelbërta. Ajo që ai dallon më mirë është pikërisht bluja.

9- 83% e prostitutave kane një profil ne Facebook për të reklamuar aktivitetin e tyre.

10- Mesatarisht, një përdorues ka 338 miq në Facebook.

10-kuriozitete-qe-nuk-i-dini-per-facebook-un-businessmag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/businessmag.al