10 këshilla të shpejta për reklama që funksionojnë në Facebook

Në librin e tyre No B.S. Guide to Direct Response Social Media Marketing, trajneri dhe këshilluesi i biznesit Dan S. Kennedy dhe strategjistja e marketingut Kim Walsh-Phillips, ju tregojnë se si të përdorni parimet e marketingut në një variete të platformave të mediave sociale për të dhënë rezultate dhe përfitime konkrete. Në këtë ekstrakt, autorët zbulojnë përgjigjien direkte për taktikat e marketingut për përgjigjiet e drejtëpërdrejta që mund të përdorni për të dizenjuar reklama më të mira në Facebook.

Si mund ta përdorni Facebook për të arritur tregjet që po kërkoni?

Thelbi i efektivitetit të Facebook është platforma e saj reklamuese. Është një treg shumë i populluar reklamimi. Facebook ‘përkrah’ më shumë se 2 milionë reklamuesë aktivë (që nënkupton se ata e kanë përdorur platformën gjatë 28 ditëve të kaluara). Ja ku fillon avantazhi i marketingut të përgjigjieve direkte.

Pjesa më e madhe e marketerëve, përfshirë edhe ata në Facebook, nuk kanë as idenë më të vogël se si të shkruajnë një reklamë me përgjigjie direkte. Ja çfarë strategjish mund t’ju shërbejnë atyre në lidhje më këtë:

1. Shkruan një titull që hapet me “ti”

Ti do që personi që po shikon reklamën të ndihet sikur ju po i drejtoheni drejtëpërdrejtë atij/asaj.

2. Kini guxim të jeni kontroversialë

Ti do që t’i tregosh personit që po e shikon reklamën pse duhet t’i kushtojë rëndësi reklamës.

3. Flisni me “bashkëbiseduesin” perfekt

Mos u mundoni të jeni gjithçka për çdo njeri. Tregojuni bashkëbiseduesve tuaj potencialë se çfarë ju bën ju ndryshe nga çdo reklamues tjetër dhe pse ia vlen koha për të lexuar këtë reklamë.

4. Përdorni ‘leqet’ e hapura dhe strategjitë e pajtueshmërisë së reklamave

Teksti “Copy” poshtë imazhit të reklamës suaj duhet të përfshijë dy strategji të ndryshme. Pikë së pari, ajo duhet të jetë një “lak” i hapur, duke i ndjellë lexuesit që të klikojnë për të lexuar pjesën e mbetur të përmbajtjes. Së dyti, ajo duhet të ketë përmbajtjen ekzakte të imazhit kur audienca arrin në faqen e përcaktuar si destinacion kur klikon reklamën. Kjo është quajtur “harmonia e reklamës”, dhe ju rrit mundësitë për t’i kthyer klikimet në shitje.

5. Shikoni kamerën dhe buzëqeshni bukur

Nëse në imazhin e reklamës suaj shfaqet një person, imazhi më i mirë për këtë është një person, i cili shikon drejtëpërsëdrejti në kamerë me një buzëqeshje.

6. Provoni një këmishë të kuqe

Me testimet e ndryshme të ngjyrave të veshjeve del se strategjia e këmishës së kuqe funksionon në 75% të kohës. Për një arsye të paditur, këmishat e kuqe duken se lënë shije më të mirë se çfarëdolloj ngjyre tjetër.

7. Jini të qartë dhe konçizë

Përdorni tekstin për t’i treguar publikut potencial se çfarë rezultati do të kenë nëse klikojnë reklamën tuaj.

8. Tregoni shpërblimet

Përfshini një foto të një Dhurate Falas, kuponi, videoje, osë çfarëdolloj gjëje tjetër që do të përftojnë nëse klikojnë për të shkuar në faqen pasardhëse. Ata duhet ta shohin këtë imazh edhe kur shkojnë në faqen destinacion.

9. Provoni shfaqje të ndryshme të linkeve

Facebook të lejon që të ndryshosh shfaqjen e URL-së që është shfaqur në reklamat e tua. Sigurohuni që të përputhet me markën tuaj për t’i dhënë besim audiencës.

10. Tregojini audiencës suaj se çfarë doni ju që të bëjnë ata

Materiali juaj duhet të përmbajë me domosdoshmëri një thirrje të qartë për veprim (Call To Action). Tregojuni shikuesve tuaj ekzaktësisht se çfarë doni ju që të bëjnë ata pasi të shohin reklamën tuaj.

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj